Nga Adriatik Zotkaj, Erion Isai, Majlinda Bufi e Josif Gorrea, aferat dhe pasurimit dyshimtë I kryebashkiakëve
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...

Nga Elton Qyno
Një nga zhvillimet më të rëndësishme dhe më të bujshme në drejtësinë shqiptare është shënuar së fundmi, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar zyrtarisht Prokurorinë e Posaçme (SPAK) të regjistrojë dhe të nisë hetimet penale ndaj Kryeministrit Edi Rama, në lidhje me shpronësimet masive të kryera në zonën e njohur si “5 Maji” në Tiranë.
Hetimi përqendrohet në procedurën e miratimit dhe zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 533, i cili është përdorur, sipas kallëzimit penal të depozituar nga qytetari Ledion Mziu, si bazë ligjore për një proces të njëanshëm, të padrejtë dhe të manipuluar shpronësimesh, i cili nuk ka pasur asnjëherë interes publik real, por ka shërbyer për të favorizuar ndërtimet shumëkatëshe të kompanive private me lidhje të ngushta me pushtetin lokal dhe qendror. Kjo është hera e parë në historinë e pas viteve ’90 ku një Kryeministër në detyrë përballet me hetim penal të urdhëruar nga vetë Gjykata për një çështje që përfshin vendimmarrjen e nivelit më të lartë të ekzekutivit dhe që preket drejtpërdrejt me jetën, pronën dhe të drejtat e qindra qytetarëve.
Në kallëzim, të kallëzuarit kryesor janë Kryeministri Edi Rama dhe ish-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilët akuzohen se kanë tejkaluar kompetencat e tyre kushtetuese dhe ligjore, kanë shpërdoruar detyrën publike dhe kanë shkelur rëndë parimet e drejtësisë dhe transparencës në një proces që është maskuar si projekt urbanistik, por që në thelb ka qenë një skemë përfitimi për interesa private. Sipas kallëzuesit, VKM nr. 533 nuk është përdorur për interes të qytetarëve, por për të justifikuar legalisht prishjen e banesave, largimin me forcë të pronarëve dhe më pas dhënien e truallit në përdorim të kompanive ndërtuese që kanë përfituar projekte shumëkatëshe komerciale.
Më tej, në kallëzim argumentohet se Edi Rama ka mbajtur përgjegjësinë më të lartë për këtë proces, jo vetëm si drejtues i Këshillit të Ministrave, por edhe si autoritet që sipas Ligjit Nr. 9000 datë 30.1.2003 ka detyrimin ligjor të ndalojë, pezullojë apo rishqyrtojë çdo akt të ministrave apo strukturave vartëse që bie në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin apo interesin publik. Mosveprimi i Kryeministrit në këtë rast, pavarësisht denoncimeve publike dhe protestave të gjata të banorëve, interpretohet si një miratim i heshtur apo bashkëpunim i drejtpërdrejtë në shkeljen e ligjit.
Pas më shumë se pesë vitesh nga nisja e projektit, qindra familje të lagjes “5 Maji” dhe zonave përreth vazhdojnë të jenë të zhvendosura, pa dëmshpërblim të drejtë dhe pa transparencë mbi të ardhmen e pronës së tyre, ndërkohë që në truallin e tyre janë ngritur ndërtime që nuk kanë asnjë lidhje me interesin komunitar apo funksione publike, por shërbejnë si projekte për shitje banesash luksoze apo qendra biznesi. Kallëzimi kërkon hetim të plotë penal për gjithë procedurën e nxjerrjes së VKM nr. 533, rolin e institucioneve shtetërore, përfituesit realë ekonomikë dhe lidhjet e tyre me zyrtarët publikë, si dhe përgjegjësinë individuale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë para ligjit, falsifikim të interesit publik dhe kapje të institucioneve shtetërore.
Gjykata e Posaçme, pas shqyrtimit të dokumentacionit, ka konstatuar se ka indicie të mjaftueshme për të urdhëruar SPAK-un të regjistrojë procedimin penal dhe të nisë hetimet, çka përbën një sinjal të fortë për drejtësinë shqiptare dhe një moment kyç për besueshmërinë e institucioneve të reja të drejtësisë. Ky zhvillim i jep një dimension të ri çështjes së “5 Majit”, duke e kthyer nga një debat politik dhe qytetar, në një hetim penal ndaj figurave më të larta të qeverisë, dhe duke rihapur plagët e një komuniteti të tërë që prej vitesh kërkon drejtësi.
Tani pritet reagimi dhe veprimi i Prokurorisë së Posaçme, e cila ka në dorë të vërtetojë ose rrëzojë akuzat, dhe të vendosë nëse do të ndërmarrë veprime konkrete hetimore ndaj Kryeministrit të vendit. Nëse kjo ndodh, do të jetë hera e parë në historinë e shtetit shqiptar kur një Kryeministër në detyrë hetohet për korrupsion në lidhje me një vendim qeveritar.
Rasti “5 Maji” po kthehet në simbolin më të fortë të betejës për drejtësi dhe barazi ligjore në Shqipëri.
Fillimisht kallëzimi penal është depozituar pranë SPAK, por më pas materiali kallëzues është përcjellë në Prokurorinë e Tiranës, e cila ka regjistruar procedim penal për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Pas afro tre vitesh hetime, prokuroria ka kërkuar pushimin e çështjes me arsyetimin se mungon vepra penale, kërkesë e cila është pranuar nga gjyqtari Gert Hoxha përmes vendimit për pezullimin e gjykimit. Ky vendim është apeluar nga avokatët e viktimës, të cilët kanë argumentuar se gjykata e juridiksionit të përgjithshëm nuk ka kompetencë për shqyrtimin e kësaj çështjeje, duke kërkuar kalimin e saj tek Gjykata e Posaçme. Më 30 shtator 2025, çështja është shqyrtuar në Gjykatën e Posaçme me trup gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Rudina Palloj, ku si prokurori Elvin Gokaj ashtu edhe mbrojtja kanë kërkuar kthimin e çështjes për hetim të mëtejshëm. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Fatri Islamaj, ka vendosur që çështja t’i kalojë për kompetencë Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke çuar kështu çështjen për gjykim në këtë gjykatë.
Në vijim, më datë 30 shtator 2025, çështja është shqyrtuar nga Gjykata e Posaçme me gjyqtare Rudina Palloj, ku në seancë ishin të pranishëm edhe prokurori Elvin Gokaj dhe avokati i palës, të cilët kërkuan kthimin e çështjes për hetim të mëtejshëm.
Shtyhet seanca për dosjen e “Sterilizimit” në procesin e ndarë për Klodian Rrjepajn e Ilir Rrapajn dhe 6 të pandehur t&eu...
Një skandal ka demaskuar kompaninë ajrore shqiptare “Air Albania”, e cila pas shtatë vitesh operimi, ndodhet nën hetim pë...
Nga sot pezullohet marrëveshja e lëvizjes së lirë në kufirin Kosovë–Shqipëri. Nga data 1 tetor deri në fillim t&eu...
Policia ka nisur procedim penal për katër persona në Durrës, pasi akuzohen për prerje të pyjeve dhe për ndërtim pa leje....
Bypass-i i Sarandës do të ndërtohet nga Gjoka Konstruksion për një vlerë rreth 18 milionë euro afër 88% e fondit limit t...
Një 15-vjeçare rezulton e zhdukur që prej datës 1 shtator. Babai i adoleshentes ndau në emisionin “Me Zemër të Hapur...
Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, të cilët dyshohet se, veç e veç, morën f...
Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi ishte shpallur në kërkim për vepra t&eu...
Historia e 15-vjeçares së quajtur Vera, që është zhdukur prej rreth një muaji nga shtëpia vazhdon të mos ketë zgj...
Në muajin maj të këtij viti, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi disa kufizime për standar...