'Arrestoni Ramën, lironi qytetarët'/ Protestuesit qëndresë para Drejtorisë së Policisë ku ka të arrestuar
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...

Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, sot po të ishte gjallë do të festonte 70-vjetorin e lindjes. Jashari lindi më 28 nëntor 1955 në Prekaz të Skenderajt, si djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Kreu shkollën e mesme teknike në Skenderaj, ndërsa shumë shpejt u bë pjesë e strukturave të para të organizimit ushtarak shqiptar në Kosovë.
Pas suprimimit të institucioneve të Kosovës në vitin 1990, lëvizja për organizim të armatosur mori tjetër dimension. Më 3 nëntor 1991, një grup veprimtarësh, mes tyre edhe Adem Jashari, udhëtoi drejt Shqipërisë për t’u stërvitur dhe për të marrë përgatitje ushtarake, duke hedhur bazat e organizimit që më vonë do të bëhej UÇK-ja.
Shërbimet sekrete serbe e identifikuan formacionin e armatosur dhe më 30 dhjetor 1991, një ekspeditë policore-ushtarake serbe ndërmori aksion për kapjen e tij. Pas përleshjes së ashpër, Jashari dhe grupi i tij kaluan në ilegalitet, ku qëndruan deri në nisjen e hapur të luftës çlirimtare.
Intensifikimi i aksioneve të UÇK-së u bë i dukshëm në shtator të vitit 1997, kur u sulmuan 12 stacione policore serbe. Pas rritjes së dhunës së forcave serbe, përplasjet kaluan në beteja të hapura.
Një prej tyre ndodhi në fund të nëntorit 1997, në Rezallë të Re, ku Adem Jashari dhe luftëtarë të tjerë, si Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Ilaz Kodra dhe Ilaz Dërguti, arritën të ndalonin kolonën e rëndë serbe që synonte një operacion në fshatin Vojnik. Beteja u konsiderua fitorja e parë e njësive të UÇK-së dhe pati jehonë të madhe në opinionin publik.
Shtëpia e Jasharëve në Prekaz ishte prej kohësh në shënjestër të forcave serbe. Më 5 mars 1998, që në orët e para të mëngjesit, një rrethim i gjerë policor dhe ushtarak serb filloi sulmin kundër familjes.
Forcat serbe përdorën artileri të rëndë dhe përforcime nga Klinë, Mitrovicë dhe Gllogovc, ndërsa në shtëpi ndodheshin pothuajse të gjithë anëtarët e familjes Jashari. Lufta dhe qëndresa heroike zgjati tri ditë, nga 5 deri më 7 mars 1998, ngjarje që sot njihet si Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Adem Jashari u bë simboli kryesor i rezistencës për liri, dhe figura e tij vazhdon të vlerësohet nga personalitete ndërkombëtare. Administratori i parë ndërkombëtar i Kosovës, Bernard Kouchner, ka deklaruar se nëse do të ekzistonte një Çmim Nobel për sakrificë për lirinë, ai do t’i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij.
Me vendim të ish-presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, Adem Jashari është nderuar me titullin Hero i Kosovës, një mirënjohje që përfaqëson kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çlirimin e vendit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka uruar shqiptarët me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Rubio ...
Ilir Meta ka uruar nga qelia të gjithë shqiptarët për 113 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Me anë të një ...
Shqiptarët anë e mbanë botës festojnë sot 113-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Me rastin e kësaj dite të ...
Këtë vit festat e Nëntorit kanë sjellë një rritje të dukshme të interesit për udhëtimet, me shqiptarët ...
Aksidentet rrugore u ulën me 18.3 për qind gjatë muajit tetor ndërkohë që si 10 mujor kjo ulja ishte në nivelin 16.5 pë...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do të shitet me 84 lekë. Nd&e...
Rruga dytësore Tiranë-Vorë është kthyer në një shqetësim të madh për të gjithë përdoruesit e ...
Ismail Qemali është një personalitet historik me një veprimtari politike shumë të begatshme dhe tepër komplekse. Kjo veprim...
“Më mirë të dish sesa të kesh” konfirmohet plotësisht në mënyrën se si qeveria shqiptare zbaton buxhetin p...
Shqiptarët anë e mbanë botës festojnë sot 113-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Në të gjitha qytetet zhvi...