AKTUALITET

Ahmetaj: 324 apartamentet e Ballukut, AKSHI e të tjerat janë vetëm maja e ajsbergut

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Janar 2026, 22:03

Ahmetaj: 324 apartamentet e Ballukut, AKSHI e të tjerat janë

Ish/zv-kryeministri Arben Ahmetaj, duke folur për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, në intervistën e tij të 4-të ka bërë të ditur se apartamentet e Ballukut, dosja e AKSHI-t, dhe dosjet e tjera, janë vetëm maja e ajsbergut të krimeve të Edi Ramës dhe qeverisë-organizatës kriminale të tij.

Çim Peka: Zoti Ahmetaj, dua të na sqaroni statusin tuaj njëherë. Tani dua të vazhdoj me dosjen time dy sekonda.

Arben Ahmetaj: Po patjetër. Tani s'dua t'i lodh shqiptarët se...

Çim Peka: Para se të flasim për dosjen. Ka pasur një kërkesë të re pra për ekstradimin tuaj?

Arben Ahmetaj: Jo, e ka vetëm në zemër dhe në mendje kreu i organizatës dhe Dumani. Këta  kanë bërë dy herë kërkesë. Pra, si rrallë herë. Kanë bërë kërkesën e parë në mënyrë urgjente në 18 gusht të vitit 2023. Domethënë, fiks 32 ditë pas urdhrit të arrestit të kërkuar nga kreu i organizatës dhe të plotësuar me shumë dëshirë dhe me vullnet politiko-personale, siç e thotë e kam personale, nga zoti Dumani. Ka pasur një kërkesë të dytë, me një kërkesë asistence ndërkombëtare, personin që do gjeni ndonjë gjë këtu, ndonjë llogari, ndonjë pronë, ndonjë Bitcoin, gjithandej kanë, kanë shkuar, kanë investiguar fëmijët e mi në Londër.

Kur të vijmë tek Eko-Parku do bëj një krahasim, fëmijë, kalamaj, se mos kishin ndonjë fond nga, e kupton? Domethënë, fëmijët e mi. Ndërkohë, GJKKO-ja, s'dua t'ia zë emrin gjyqtarit, në respekt të tij në fakt, pavarësisht se nuk e meriton respektin, i ka mohuar bukën Kejsit dhe Keilit. Ka vendim gjykate për bukën e Kejsit dhe të Keilit. Ja ka mohuar. Pronat e mia nuk lirohen. A u liruan pardje pronat e Erion Velisë indirekte? Po! Dhe jemi duke folur për miliona miliona euro.

Pronat e mia, të vëna përpara 2004-ës, e përpara 2007-ës, të sekuestruara me vendim Gjykate Kushtetuese, dhe ndërkohë gjyqtari del 5 minuta të shtunën dhe thotë, të më falin shqiptarët se e kanë zakon, nuk më rruhet, thonë. Edhe te SPAK-u e përdorin, edhe te GJKKO-ja. Nuk na ruhet. Pse? Se siç e thotë edhe zoti Dumani, e kam personale thotë ai, i kam bërë karshillëk kryeministrit. Unë i kam, paskam bërë karshillëk kryeministrit. Unë do t'i bëja çdo lloj kryeministri që sillet kështu me Shqipërinë, sikur ta ketë plaçkë. Çdo lloj.

Çim Peka: Dhe sa kanë avancuar me dosjen tuaj?

Arben Ahmetaj: Unë do të duhet të isha sot në burg, ta dinë shqiptarët. Dosja ime s'ka shkuar në gjykatë akoma. Është tjerë se nuk arrin dot që të lidhin akuzën e korrupsionit dhe akuzën e pastrimit të parave. Po nuk dua t'ju lodh me çështjen time. Domethënë, shpejt e shpejt fare. E para, unë nuk kam pasur asnjë funksion zyrtar, as të jepja koncesion inceneratorësh. Nuk kam qenë si institucion apo si ministër as në procesin e vlerësimit dhe as atë të akordimit të koncesionit, një.

E dyta, sajohen salto mortale si ajo e tenderit të OSHE-së që jua thashë herën e kaluar, ku pa asnjë lidhje me asgjë, Besmiri i SPAK-ut, Besmiri që s'e lidh dot dy fjalë, është bërë hetues i SPAK-ut Besmiri, shkruan në emër të Altin Dumanit dhe Enkeleda Millonait, thotë; në këtë tender thotë, janë fituar para dhe ka mjaftueshëm para dhe për vilën e Lalzit. Shqiptarët kur më dëgjojnë mua tani ju duket sikur unë jam duke sajuar. Është në dosje dhe këto nuk janë shkruar as në kohë të komunizmit, as në kohën e fashizmit. Ja një dokument.

Çim Peka: Po çfarë varsie ka tenderi i OSHEE-së me vilën e Lalzit?

Arben Ahmetaj: Të lutem, mos më, mos më largo. Ja një dokument. Ja dokumenti zyrtar nga pronari dhe nga pronari dhe ndërtuesi, që vileta në Lalëz që ka marrë familja e Eriolës, Klodian Zoto, në punë të vet nuk ka paguar asnjë cent, s'ka qenë kurrë pronar. Ja ku është. Tashi, sajohen lloj-lloj, shkon, takon zonja Mercenarin, Mercenari vetë e bën denoncimin, Altini i thotë bëje shpejt, s'ka problem se unë nuk të pyes, nuk të marr në pyetje, ku i gjete ti ato, ku i gjete ti këto, mjafton ta fusim këtë në burg. Se e ka personale me mua. Personale le ta mbajë, nuk i takon se është kontribut kundër demokracisë dhe kundër të drejtës, kundër prezumimit të pafajësisë. Kundër barrës së provës.

Tjetra, në raportin e Nixon Peabody, shkruhet qartë që rialokimet. Një nga akuzat, të nderuar qytetarë, është që unë kam bërë rialokime. Ministri i financave bënte, bën diku te 2500, 3000 rialokime në vit. Dhe i bën gjithmonë me kërkesë të ministrave të tjerë. Dhe i bën për kontrata tashmë të dhëna. Nëse i bën për të reja, e sjell si zë, nuk e sjell si kontratë, si zë investimi potencial. Altin Dumani me mendjen e Besmirit, këtë e quan korrupsion. Nuk i kam bërë, janë kontrata të dhëna edhe sikur të kenë qenë. Ose janë të reja dhe s'kanë të bëjnë me mua dhe nuk e bëj unë. Unë nuk jam autoritet kontraktor. Tentojnë të akuzojnë për asete private, zoti Peka.

Ta dinë shqiptarët se kanë dëgjuar 324 apartamente të plaçkitësesh (Ballukut), është maja e ajsbergut. Është maja e ajsbergut. Dhe AKSH-i edhe ajo që po dëgjojmë për plaçkitëshen, është maja e ajsbergut. Akuzojnë për asete private, i dashur. Asete private të vëna përpara se unë të bëhesha ministër. Po ja bëj një sfidë, ja kam bërë unë Altin Dumanit. Po ja bëj kreut të ri të SPAK-ut.

A ka nxjerrë një udhëzim Altin Dumani që kur fillon një hetim bëhet hetim pasuror, ë? I drejtë, i padrejtë, kushtetues, jo kushtetues, afër mendsh që gjithmonë ka të drejtë Altin Dumani. Pse nuk i bën? Pse nuk fillon? Për çdo anëtar të qeverisë. Ja ku po i them shqiptarëve sfidë. Pasuria ime pas bërjes ministër vetëm është reduktuar. Përjashto rivlerësimin, që është praktikisht e bëjnë të gjithë...

Çim Peka: Po po, jo rivlerësim është...

Arben Ahmetaj: Po pra, po. Shtim pasurie perse në aspektin materialo-konkret apo financiar. Është në vlerë, për shkak të rivlerësimit të viteve. Ja, sfidë e bëj. Merrni të gjithë që kanë qenë ministra dhe që janë ministra dhe hetojeni pasurinë. Bëni veting siç më bëre mua veting. A më bëre mua veting? Tërë jetën time. A shkove në vitin 2004? E dini ju të nderuar qytetarë që kanë hetuar punë të 2004-ës? 22 vjet më parë, punë 22 vjet më parë, me fatura. Atëherë s'kishte akoma sistem bankar të strukturuar. Unë e kam pasur me fatura. Edhe me kredi bankare dhe  një sekond se s'kam mbaruar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?