AKTUALITET

Akil Pano kritikon praninë e fëmijëve në 'Paradën e Krenarisë': Po përdoren për propagandë! Kush mban përgjegjësi për ekspozimin publik të tyre?

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Maj 2026, 17:14
Akil Pano kritikon praninë e fëmijëve në 'Paradën

Pastori i njohur, Akil Pano ka reaguar ashpër lidhur me praninë e fëmijëve në “Paradën e Krenarisë”, që u zhvillua të shtunën nga komuniteti LGBTQ, ku të pranishëm ishin edhe ambasadori i BE në Tiranë Silvio Gonzato dhe zv.kryeministrja Albana Koçiu. Me anë të një postimi në Facebook, Pano kritikon vendosjen e fëmijëve në qendër të aktivitetit, duke theksuar se kjo po bëhet me qëllim për të zbutur reagimin publik.

Ai thekson, se fëmija nuk ka pjekurinë të kuptojë konfliktin kulturor, as të analizojë axhendat politike, a të kuptojë përplasjet ideologjike të kohës sonë. Pano thekson, se fëmijët nuk duhet të jenë mjete propagande, mburoja emocionale të politikës, dekor i betejave kulturore të të rriturve.

Reagimi:

I lini fëmijët të jenë fëmijë! Drejtuar: Avokatit të Popullit, Shërbimit Social Shtetëror dhe institucioneve për mbrojtjen e fëmijëve. Ky është momenti ku shoqëria shqiptare duhet të ndalet dhe të bëjë një pyetje shumë të thjeshtë: A po mbrojmë realisht fëmijët, apo po i përdorim ata? Dje u publikua gjerësisht në media dhe portale një fotografi nga aktiviteti i “Ditës së Krenarisë” në Tiranë. Në qendër të fotos ndodhen një ambasador, një ministre dhe një person transgjinor. Në sfond janë dy vajza të vogla. E ndava fotografinë me një fjali: “Ky është vizioni i Rilindjes për Shqipërinë.”

Më pas kuptova se fytyrat e fëmijëve nuk ishin mbuluar. Ishte një veprim i nxituar dhe joetik nga ana ime. Nuk ka qenë në asnjë mënyrë qëllim ekspozimi i tyre publik dhe për këtë arsye i mbulova fytyrat me dy zemra. Por kjo nuk e shmang pyetjen kryesore: Kush i vendos fëmijët në këto skena publike dhe pse? Problemi nuk është vetëm realizimi i fotografisë!

Problemi është përdorimi simbolik i fëmijëve në betejat ideologjike të të rriturve. Fëmija nuk ka pjekurinë të kuptojë konfliktin kulturor, as të analizojë axhendat politike, a të kuptojë përplasjet ideologjike të kohës sonë.

Megjithatë, gjithnjë e më shpesh, fëmijët shfaqen në parada politike, marshime ideologjike, në evente seksualisht të ngarkuara simbolikisht, si dekor emocional për të zbutur reagimin publik. Kjo është pikërisht ajo që duhet të shqetësojë çdo institucion serioz në vend. Pyetja nuk është: “A kanë të drejtë të rriturit të protestojnë apo të marshojnë?” Pyetja është: A kanë të drejtë të përdorin fëmijët si element të propagandës së tyre? Kur fëmijët vendosen në mënyrë të vetëdijshme në qendër të një aktiviteti ideologjik, ata pushojnë së qeni thjesht fëmijë dhe kthehen në simbol.

Këtu lind detyrimi moral dhe institucional i shtetit. I bëj thirrje: Avokatit të Popullit, Shërbimit Social, Komisionerit për Mbrojtjen e Fëmijëve, institucioneve arsimore dhe psikologëve të mendojnë seriozisht mbi pyetjet: Ku janë kufijtë e përfshirjes së fëmijëve në aktivizëm politik dhe ideologjik? Kush mban përgjegjësi për ekspozimin publik të tyre? A ekziston mbrojtje reale për privatësinë dhe integritetin psikologjik të fëmijëve?

A po përdoren të miturit për të normalizuar narrativa që ata vetë nuk janë në gjendje t’i kuptojnë? Shoqëritë bien në krizë jo vetëm kur humbin ekonominë apo sigurinë. Por kur humbasin aftësinë për të mbrojtur pafajësinë e fëmijëve nga instrumentalizimi ideologjik. Fëmijët nuk duhet të jenë mjete propagande, mburoja emocionale të politikës, dekor i betejave kulturore të të rriturve. Ata duhet të jetojnë femijërinë e tyre. Thjesht, i lini fëmijët të jenë, fëmijë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?