Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Taksia përplaset me autobusin që transportonte mësuesit

Një aksident rrugor është regjistruar këtë pasdite në aksin Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit, ku një taksi është përplasur me një autobus që transportonte mësuesit e shkollës së Troshanit drejt Lezhës.
Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduara dy gra dhe një vajzë. Të treja janë transportuar në spitalin e Lezhës, ku po marrin ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ato janë jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur në momentin kur autobusi me mësuesit po hynte në superstradën Lezhë-Shkodër, ndërsa është goditur nga taksia që po lëvizte në këtë aks.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Lexo edhe
AKTUALITET
Plagosje me armë zjarri në Tiranë, qëllohet në këmbë një person

Pronari i hotelit që u shemb gjatë tërmetit goditi shefin e komisariatit, si u mbyll ngjarja pa denoncim

Përplasen dy automjete në hyrje të Sarandës, një person dërgohet në spital

Vrasja e “Tanit të Ruzhdiut”/ Dalin FOTOT e autorëve: Me skafandër dhe armë në dorë

Shqiptari pranon fajësinë në SHBA për krime kibernetike, drejtoi platformën…

VIDEO/ “Na trajtojnë si kafshë”-Denoncimi i qytetarit për radhët e pafundme në aeroportin e Bergamos

Tiranë, parandalohet përplasja mes 23 të miturve në Yzberisht

''Bleona është gjallë!''/ Gjyshi rrëfen misterin e zhdukjes: Dy gra të dyshimta me shami u panë në fshat





