Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergys Agasi

Gjatë hetimit të kryer që prej muajit korrik 2026, Prokuroria e Posaçme SPAK ka provuar se 9 fletët me diagrama të gjetura dhe të sekuestruara nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i përkasin Shërbimit Informativ Shtetëror.
Gazetari Elton Qyno ka mësuar se SPAK ka kryer verifikime në SHISH për kopjen e realizuar, ku është mësuar se ato 9 fletë janë pjesë e një raporti diagramash informuese për krimin e organizuar, të cilat janë përpiluar nga oficerët e Drejtorisë së Krimit të Organizuar dhe Trafiqeve në Shërbimin Informativ Shtetëror. Diagramat tregojnë informacione kërkimore operative që mund të kryhen vetëm nga agjentët e SHISH për subjekte të veçanta të Krimit të Organizuar në Shqipëri.
Nëntë fletët e gjetura në makinën e Ergys Agasit tregojnë qartë një analizë informacioni, gjurmimi telefonik në terren dhe mbledhje informacioni brenda dhe jashtë shtetit për elementë të caktuar të krimit të organizuar në Shqipëri. Një punë të tillë operative kërkimore dhe analizim të informacionit në diagram, sipas SPAK, mund ta bëjnë vetëm agjentët e shërbimit dhe asnjë institucion tjetër që përfaqëson rendin dhe sigurinë.
Por, nga ana tjetër, SPAK gjatë kësaj kohe hetimore ende nuk ka mundur të faktojë se në çfarë rrethanash kanë përfunduar këto diagrama të SHISH në makinën e Ergys Agasit. SPAK ka ngritur dyshime se këto diagrama të klasifikuara sekret janë nxjerrë nga SHISH përmes Vlora Hysenit, e cila më pas ia ka dorëzuar të dashurit të saj, Ergys Agasit.
Por kjo ka mbetur vetëm në kuadër të dyshimeve dhe deri në këtë fazë nuk është provuar konkretisht se cili është personi që ka çuar tek Agasi këto informacione sekrete.
Lexo edhe
AKTUALITET
Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje

SafeJournalists: Autoritetet duhet të veprojnë pa vonesë për të garantuar sigurinë e gazetarëve

Skema e re e bonusit të bebeve/ Qeveria: Nga 1 korriku 2027, për çdo fëmijë të lindur do të jepen për 5 vite…

Gjykata Kushtetuese kalon në seancë plenare kërkesën e AGSH-së kundër rregullores së GJKKO-së

Mesazhe mashtruese në emër të Postës Shqiptare dhe DPSHTRR, qytetarët rrezikojnë vjedhjen e të dhënave

Bashkëshorti i zv/guvernatores Holta Zaçaj në skandalin e mbetjeve toksike të Albchrome

Pas taksës së karburantit, vjen fatura e radhës: Vendoset "vinjeta" për çdo automjet në rrugët kombëtare!

Plagosi babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg dajën e deputetes Zegjine Çaushi





