AKTUALITET

APELI/ Ahmetaj në GJKKO: Kontrolli në banesën e bashkëjetueses i paligjshëm, nuk u pyet Kuvendi, Erjola Hoxhës iu mor telefoni duke e kërcënuar

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Mars 2023, 14:51

APELI/ Ahmetaj në GJKKO: Kontrolli në banesën e

TIRANË- Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha kanë apeluar në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) pasi e konsiderojnë të paligjshëm kontrollin e ushtruar në shtëpinë që është në emër të Erjola Hoxhës, por banesë edhe e Ahmetajt. Në kërkesën e dy avokatëve, Henrik Ligori dhe Ardian Visha thuhet se pavarësisht se shtëpia është në emër të Hoxhës, atje jeton edhe Ahmetaj, ky i fundit është deputet dhe në cilësinë e një ligjvënësi, fillimisht duhet të ishte pyetur Kuvendi për të bërë kontroll në shtëpi.

"Si përfundim, duke kërkuar sende që lidhen me veprën/veprat penale që dyshohet se ka kryer z. Arben Ahmetaj (znj. Hoxha nuk përfshihet në rrethin e subjekteve që Prokuria e Posaçme ka kompetencë për t'i hetuar - neni 75/a i KPP), në banesën në pronësi të znj. Erjola Hoxha, si prokuroria, ashtu edhe gjykata, kanë qenë të ndërgjegjshme për lidhjen e tyre në bashkëjetesë; pra, duke vendosur të kontrollonin banesën e znj.Hoxha, ato ishin të ndërgjegjshme që po kontrollonin banesën e deputetit Ahmetaj pa mandat kontrolli, në cenim të Kushtetutës dhe të ligjit procedural”, thuhet në kërkesën për ti zhbërë këto kontrolle dhe për ti shpallur ato të paligjshme. 

Më tej, në kërkesë zbulohet sesi hetuesit shkuan në shtëpinë ku jeton Ahmetaj në Gjirin e Lalzit. Rezidenca brenda "Vala Mar" në pronësi të Hoxhës, por banesë e ish-ministrit u kontrollua disa ditë më parë. Por fillimisht, kontrolli u parapri nga një vizitë e papritur që 3 hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit i bënë Erjola Hoxhës në vendin e saj të punës, në kompaninë e telekomunikacionit 4iG. Atje mësohet se në parking, Erjola Hoxha është detyruar tjua japë telefonin oficerëve nga frika se mund të arrestohej. 

"Vendimi per lejimin e kontrollit personal të znj. Hoxha u ekzekutua në kundërshtim me ligjin. Më 9 mars 2023, rreth orës 10:00, 3 persona të vetëparaqitur si hetuesë të BKH, 2 vajza dhe 1 djalë, po e prisnin para zyrave të shoqërisë "4ig Group", ku ajo kryen detyrën e Drejtorit të Marketingut Strategjik për Ballkanin Perëndimor. Pasi u prezantuan, i thanë se duhej të ekzekutonin një vendim giykate për kontrollin e saj personal dhe i kërkuan tu dorëzonte telefonin celular, fjalëkalimin e hapjes dhe PIN-in e kartës SIM. Pas dorëzimit të telefonit dhe të fjalëkalimeve, hetuesit i bënë të ditur se telefoni i saj ishte nën sekuestro.

“…dorëzimi i fjalëkalimeve u bë i mundur kundër vullnetit të saj dhe pa pasur mundësinë e një zgjedhjeje tjetër, ajo pati frikë se mund ta arrestonin për shkak të kundërshtimit të autoriteteve gjyqësore"-thuhet në kërkesën e dy avokatëve. Pasi iu mor telefoni, Hoxhës iu komunikua edhe kontrolli. Sipas saj, oficerët e kanë këshilluar që të "që të zbrisnin në garazh, ku ajo porsa kishte parkuar makinën, duke u shprehur se nuk ishte mirë që të rezistonte, me argumentin që “…të mos bënin shoë në mjedise publike…”.

Nga ky moment, nisi rruga për në Valamar. Në makinë bashkë me hetuesit, Erjola Hoxha ishte pa telefon. Në orën 11:10, ajo iu kërkoi hetuesve ti mundësonin një telefon pasi kishte një fëmijë të vogël. Ata e lejuan të merrte Ahmetajn. Rruga zgjati 1 orë e 20 minuta, kur mbërritën, panë 3 oficerë të tjerë të prezantuar si pjesë e BKH. 

Rreth orës 11.10, Hoxha u tha hetuesve se kishte një fëmijë të vogël, ndaj duhej të telefononte dadon ose bashkëjetuesin e saj, deputetin Arben Ahmetaj. Hetuesit i lejuan që, me telefonin e tyre, të kryente një thirrje drejt bashkëjetuesit të saj.

“Akti i detyrimit të zonjës E. H. për të deklaruar fjalëkalimin telefonik dhe PIN e kartës SIM është një akt që cenon të drejtën e saj për privatësinë e komunikimeve. Nuk ka pasur akt autorizues të GJKKO për të ndërhyrë dhe marrë dijeni mbi përmbajtjen e komunikimeve private të zonjës E. H. Gjithashtu vënia e saj nën trysni nga hetuesit e BKH menjëherë sapo u vu në kontakt me ta dhe kërkesa e tyre e menjëhershme për të dorëzuar fjalëkalimet që lejonin hyrjen në komunikimet që përmbante telefoni i saj celular është një akt ku shfaqet mungesa e respektit për dinjitetin e njeriut dhe trajtimi poshtërues që i shkaktuan asaj ndjenjën e frikës, ankthit dhe inferioritetit. Pra, dorëzimi i fjalëkalimeve u bë i mundur kundër vullnetit të saj dhe pa pasur mundësinë e një zgjedhje tjetër. Ajo pati frikë se mund ta arrestonin për shkak të kundërshtimit të autoriteteve gjyqësore Theksojmë se hetuesit nuk kishin të drejtë të hynin në sistemin kompjuterik të smartphone të zonjës E. H. dhe të merrnin dijeni mbi përmbajtjen e komunikimeve private elektronike pa një vendim të posaçëm autorizues të gjykatës. Kjo mënyrë veprimi cenoi të drejtën e saj për t’i garantuar dinjitetin njerëzor dhe privatësinë e komunikimeve”, thuhet në kërkesën e Ahmetajt. 

Pasi kontrolli nisi, në banesë ka shkuar edhe Ahmetaj. Ai është paraqitur në vilën në Hamallaj rreth orës 12:15-12:00 të 9 marsit, ndërsa efektivët kishin nisur kontrollin e banesës. Ahmetaj ka qenë i pranishëm kohës që është ushtruar kontrolli. Pala mbrojtëse e Ahmetaj parashtron para GJKKO se bashkëjetueses së ish-ministrit nuk iu garantua e drejta për të patur një person të besuar pranë para se të niste kontrolli, ndërsa edhe oficerët kanë bërë pyetje provokuese për sendet që kishin në banesë. 

“…veprimi i oficerëve të BKH-së për të detyruar Erjola Hoxhën, për të deklaruar fjalëkalimin e telefonit dhe PIN e kartës SIM është një akt që cënon të drejtën e saj për privatësinë e komunikimeve…”, thonë avokatët./Dosja.al

 

arbenahmetaj erjolahoxha bkh

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë