INVESTIGIME

Pas vëzhgimit të “Piranjave”, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit gjobit Bashkinë e Krujës

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Qershor 2025, 21:27

Pas vëzhgimit të “Piranjave”, Inspektorati Kombëtar i

KRUJË- Prej dy mujash “Piranjat” kanë dëshmuar me fakte masakrën mjedisore me mbetjet në dy qytete Shijak dhe Fushë Krujë. Në të dyja këto vende janë krijuar landfille për depozitimin e mbeturinave në kundërshtim me ligjin dhe jashtë çdo rregulli teknik.Bashkia e Krujës, ku bën pjesë edhe Fushë Kruja, përfshihet në qarkun Durrës dhe mbetjet duhet t’i depozitojë në ZMM e Tiranës, në Sharrë. Por bashkia në fjalë nuk e ka respektuar këtë vendim dhe ka sajuar një vend, që nuk plotëson asnjë lloj kushti për depozitimin e mbeturinave. Të gjitha plehrat e Bashkisë së Krujës hidhen në Kodër Dollak, në fshatin Kameras të Fushë Krujës.

Një landfill i krijuar pa një plan të qartë, pa përmbushur kushtet specifike për një venddepozitim mbetjesh.E vetmja gjë që ka bërë Bashkia e Krujës është një projekt i gushtit të vitit 2019 me në fokus shërbim mirëmbajtje venddepozitimi mbetjesh të ngurta urbane. Shkeljet në hartimin e këtij projekti janë flagrante, sepse edhe pse Kruja nuk ka asnjë landfill të licencuar, në projekt vendi në Kodër Dollak cilësohet si landfill në kategorinë C2. Sipas relacionit teknik të përgatitur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, afati i përdorimit parashikohej për 3 vjet deri në përfundim e venddepozitimit të mbetjeve në Tiranë, ndërsa në krye të planzbatimit kohëzgjatja ishte 5 vite. Por në fakt këto afate janë tejkaluar dhe Kodër Dollaka vazhdon të jetë një landfill që mbledh gjithë plehrat e qytetit.

Kompania, e cila është kontraktuar nga bashkia e Krujës për mbledhjen dhe depozitimin e mbetjeve, është Alba Konstruksion, që disponon vetëm leje mjedisore të tipit C, që është shfuqizuar dhe për landfille duhet leje e tipit A ose B. Por këto leje nuk janë miratuar nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit për vendodhjen Kodër Dollak. Gati një muaj pas vëzhgimit të parë të kryer mga “Piranjat”,  më datën 20 maj 2025, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kryer një inspektim pikërisht në Kodër Dollak, fshati Kameras në Fushë Krujë. Pas këtij inspektimi, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit konstatoi gjithsej tetë shkelje. Ky institucion ka evidentuar se Bashkia e Krujës nuk disponon leje mjedisore për vendgrumbullimin e mbetjeve në Kodër Dollak.

Duke u bazuar në ligj, mbetjet nuk duhen përzier me mbetje ose materiale të tjera që kanë veti të ndryshme nga të tyret. Por as kjo pikë nuk është respektuar pasi janë vërejtur përzierje të mbetjeve me veti të ndryshme. Ndër të tjera në proceverbal, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shkruan se Bashkia Krujë në venddepozitimin e paligjshëm në Kodër Dollak nuk disponon infrastrukturë për të asgjesuar mbetjet e parikuperueshme me operacione të sigurta asgjesimi. Ligji ka parashikuar se mbetjet duhet të transportohen me mjete që janë të licencuar nga Qendra Kombëtare e Licencave në nënkategorinë III. 2. B.

Ndërkohë IKMT ka konstatiar se mjetet e bashkisë i transprtojnë mbetjet pa qenë të pajisur me licencat përkatëse. Procesverbali e bën të qartë njëherë e mirë se mbetjet në Kodër Dollak po hidhen në një vend të ndaluar, duke kryer veprime në kundërshtim me ligjin, sepse në asnjë mënyrë nuk lejohet grumbullimi i mbeturinave në zonat publike, parcelat bujqësore, pranë kanaleve kulluese e ujitëse, si dhe në cdo vend tjetër ku dëmtohen tokat, bimët dhe kafshët. Për të gjitha këto shkelje Bashkia e Krujës rrezikon të dënohet me disa gjoba, të cilat shkojnë në total 44 milionë lekë minimumi, ose 75 milionë lekë maksimumi. Në lidhje me këtë skandal “Piranjat” u përpoqën të kontaktonin me kryetarin e Bashkisë së Krujës dhe për disa ditë me radhë e kërkuan në institucion, por ai nuk u paraqit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë