BBC: Policia gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt studentëve! Shqetësime për veprimet e uniformave blu
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...
Dashi Nuk do keni aspak probleme dhe vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift perkundrazi komunikimi do jete i ngrohte dhe emocionet te nj&e...
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të ...
Elvin Karaj, i cili ishte infiltruar këtë të hënë mes turmës së protestuesve rezulton punonjës policie në Dibë...
Mitropoliti i Korçës ka reaguar ashpër pasi Policia e Shtetit ndërhyri në ambientet e kishës ortodokse në Tiranë, du...
Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirr...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar pamjet nga kamera e sigurisë së një prej bizneseve në zonën e Medresesë, aty ku më herë...

GRAMSH- Në mesin e muajit maj, qyteti i Gramshit u përball me një ngjarje shqetësuese: dhjetëra fëmijë të një kopshti publik përfunduan në spital me simptoma të forta helmimi temperaturë, të vjella, diarre dhe shqetësime të forta të tretjes. Fillimisht, zyrtarët vendorë tentuan ta minimizonin ngjarjen, duke e paraqitur si “virus stinor”.
Por analiza laboratorike nga Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi dyshimet më të këqija. Helmimi ishte shkaktuar nga Salmonella enteritidis, bakter i rrezikshëm i lidhur zakonisht me konsumin e vezëve të kontaminuara. Investigimi ynë zbulon se furnizuesi i vezëve për këtë institucion ishte kompania Nelsa shpk, një emër i njohur në skandalet e tenderëve publikë.
Përmes një procedure të dyshimtë, kjo kompani fitoi tenderin vetëm për furnizimin me vezë në vlerën e 28,600 eurove, ndonëse nuk ofroi çmimin më të ulët. Sipas dokumenteve zyrtare, kompania ka ndryshuar pronësinë në mënyrë fiktive, duke kaluar aksionet tek të afërm të pronarit të dënuar më herët për korrupsion dhe furnizim me ushqime të kalbura në institucione shtetërore si burgje dhe spitale.
Nelsa shpk është vetëm një nga disa kompani që, pavarësisht historikut penal, vijojnë të fitojnë tenderë publikë përmes manovrave ligjore. Kompani si Dajti Park, Sinani Trading dhe 4S shpk janë gjithashtu pjesë e këtij zinxhiri një sistem klientelist ku mbizotëron mungesa e kontrollit dhe papërgjegjshmëria. Miliona euro nga buxheti i shtetit kanë përfunduar në duart e këtyre subjekteve, që shpesh kanë lidhje të drejtpërdrejta me zyrtarë vendorë apo ish-funksionarë të lartë.
Në Gramsh, pasojat ishin të prekshme. Fëmijët e vegjël, më të pambrojturit, përfunduan në dhoma spitali disa prej tyre në gjendje të rëndë. Ndërsa prindërit kërkonin përgjigje, institucionet zvarriteshin në deklarata të vakëta dhe pa përgjegjësi.
Ky rast është sinjal i qartë për dështimin e mekanizmave të kontrollit dhe mungesën e vullnetit për të mbrojtur qytetarët, veçanërisht fëmijët, nga rreziku real që vjen kur ushqimi bëhet pjesë e një pazari me tendera.
Emisioni ynë sjell fakte, intervista, dokumente zyrtare dhe dëshmi që zbulojnë rrënjët e një skeme të përsëritur, ku shëndeti i qytetarëve vihet në rrezik për të mbushur xhepat e të njëjtëve emra që vazhdojnë të riciklohen në tenderat e shtetit.
KRUJË- Prej dy mujash “Piranjat” kanë dëshmuar me fakte masakrën mjedisore me mbetjet në dy qytete Shijak dhe Fush&e...
DRIN- “Në fshatin Nimç ka patur mbi 10 galeri që shfrytëzoheshin në kohën e Komunizmit për nxjerrjen dhe p&eum...
SHIJAK- Mbrëmjen e datës 30 maj 2025, në redaksinë e emisionit “Piranjat“ mbërritën disa video shqetësuese t&eu...
TIRANA- Çdo mëngjes kur zgjohemi na shfaqen të njëjtat lajme në televizor ose celularë. Skandali i mbrëmshëm, skanda...
TIRANA- Drejtuesit e institucioneve tona, të cilëve iu vihen në dispozicion, automjete bashkë me shofer, e nganjëherë edhe me ba...
TikTok-eret TIRANË- Në epokën dixhitale, TikTok është bërë një nga platformat më të ndjekura nga shqiptar...
foto ilustruese DURRËS- Elvisa është një zonje nga qyteti i Durrësit, rezidente në në Itali. Rreth një vit më...
foto ilustruese TIRANË- Emisioni “Piranjat” solli disa denoncime të tjera për Bordin e Mbikëqyrjes Publike, institucionin ...
foto ilustruese TIRANË- Siguria juridike në Shqipëri është në nivele minimale, dhe këtë e kanë pranuar në...
foto ilustruese PRISHTINË- Këto nuk janë pamje që vijnë nga India apo Afganistani, por nga Prishtina, kryeqyteti i Kosovës, i...