
Thanatopraksia- tradita shekullore në historinë papale/ Si ruhet trupi i Papa Françeskut për pelegrinazh publik
ITALI- Trupi i Papa Françeskut do të ekspozohet në një pelegrinazh publik nga e mërkura deri të premten, në mën...
ITALI- Trupi i Papa Françeskut do të ekspozohet në një pelegrinazh publik nga e mërkura deri të premten, në mën...
TIRANA- Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë ka reguar për lajmin e arrestimit të 4 gazetarëve të një portali të cilët dyshohet se shisnin lëndë narkotike në zonën e ish-Bllokut. Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë thotë se një nga personat, Ergis Noka kishte dokumentin në foto që ngjan me kartën e IFJ, që përdorin anëtarët e shoqatës.
Në reagimin sqarues shtohet se Noka nuk është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve profesionistë të Shqipërisë dhe ai dokument është i faksifikuar. Gjithashtu Shoqata shton se cilido nga anëtarët që ka një kartë të IFJ-së, e dallon me sy të thjeshtë që elementet në dokument nuk janë ato që ka karta origjinale e Ferderatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, pjesë e së cilës është Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë.
REAGIMI:
Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë u njoh me lajmin e aksionit të policisë sot në zonën e ish bllokut, ku u arrestuan katër persona për shitje droge. Një nga personat, shtetasi Ergis Noka kishte dokumentin në foto që ngjan me kartën e IFJ, që përdorin anëtarët e shoqatës sonë.
Për transparencë publike sqarojmë se, shtetasi Ergis Noka nuk është anëtar i Shoqatës së Gazetarëve profesionistë të Shqipërisë dhe ai dokument është i faksifikuar. Cilido nga anëtarët tanë, që ka një kartë të IFJ-së, e dallon me sy të thjeshtë që elementet në dokument nuk janë ato që ka karta origjinale e Ferderatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, pjesë e së cilës është Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë.
Ai dokument nën emrin Ergis Noka është fals dhe si mbajtësi, ashtu edhe prodhuesi duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore për falsifikim.
TIRANA- Vlera e kredive të fshira nga sektori bankar u rrit vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë gjatë vitit ...
TIRANË- Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave, edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën me të n...
TIRANA- Deklarata e Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e dytë 2024 vlerëson se ecuria e sektorit financiar ishte pozitive, por ndërkoh&e...
SHBA- Ekonomia globale do të ndikohet nga tensionet në rritje tregtare dhe pasiguria politike. Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB)...