Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë ka reaguar pas deklaratave të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndaj një prokurori të Tiranës, lidhur me vendimmarrjen për arrestimet gjatë protestave kundër qeverisë. Reagimi vjen pasi Balla, në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit, shënjestroi prokurorin Arbër Berexha, duke pretenduar se ai ka lidhje politike me Partinë Demokratike dhe duke kritikuar vendimin e tij për një çështje që lidhet me protestuesit.
Shoqata e Prokurorëve i cilëson shqetësuese deklaratat e deputetit socialist, duke theksuar se akuzat për lidhje politike, pa paraqitur prova konkrete, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë e prokurorëve dhe besimin e publikut te drejtësia.
“Aludimet për lidhje politike të prokurorit, të lidhura me një vendimmarrje konkrete, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë e tij, respektimi i së cilës është detyrim kushtetues dhe kërkesë e shtetit të së drejtës”, thuhet në deklaratën e Shoqatës.
Sipas saj, prokurorët janë magjistratë që u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, ndërsa vendimet e tyre duhet të bazohen në fakte dhe prova, pa ndikime apo presione politike.
Shoqata thekson se vendimmarrja e prokurorisë mund t’i nënshtrohet kritikës publike, por pretendimet për lidhje politike të një prokurori, pa prova, e zhvendosin debatin nga argumentet juridike te diskreditimi personal dhe profesional.
“Kur një pretendim i tillë shoqërohet me thirrje publike për ndërhyrjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkak të kësaj vendimmarrjeje, krijohet rreziku i ushtrimit të presionit mbi prokurorin dhe mbi vendimmarrjet e tij të mëtejshme”, theksohet në reagim.
Shoqata sqaron gjithashtu se urdhrat e prokurorit për lirimin e menjëhershëm të personave të arrestuar, kur konstatohen arrestime në kundërshtim me ligjin, nuk përbëjnë vendime për pushimin e çështjes.
“Këta urdhra kanë objekt ligjshmërinë e heqjes së lirisë dhe nuk zgjidhin përfundimisht çështjen e përgjegjësisë penale. Sipas nenit 257 të Kodit të Procedurës Penale, në rastet e parashikuara nga kjo dispozitë, lirimi i menjëhershëm i të arrestuarit është detyrim ligjor i prokurorit”, sqaron Shoqata.
Në përfundim, Shoqata e Prokurorëve u bën thirrje përfaqësuesve politikë të tregojnë përgjegjësi në deklaratat publike dhe të shmangin akuzat që mund të shënjestrojnë prokurorë të caktuar.
“Mbrojtja e pavarësisë së magjistratëve i shërben një procesi të paanshëm dhe zbatimit të ligjit në mënyrë të barabartë për këdo”, përfundon deklarata e datës 22 tetor 2026.
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë shpreh shqetësimin për deklaratat publike të deputetit Taulant Balla lidhur me vendimmarrjen e një prokurori të Prokurorisë së Tiranës për arrestimet gjatë protestave. Aludimet për lidhje politike të prokurorit, të lidhura me një vendimmarrje konkrete, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë e tij, respektimi i së cilës është detyrim kushtetues dhe kërkesë e shtetit të së drejtës.
Prokurorët janë magjistratë dhe gëzojnë pavarësi në ushtrimin e funksionit të tyre. Në përmbushjen e detyrës, ata u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Vendimmarrja e prokurorëve duhet të mbështetet në faktet dhe provat e administruara, sipas kërkesave të ligjit, pa presione apo ndikime politike.
Në parim, çdo vendim i prokurorisë mund t’i nënshtrohet kritikës, përfshirë kritikën publike. Pavarësia e prokurorëve nuk përbën përjashtim nga llogaridhënia. Megjithatë, pretendimi për lidhje politike, pa paraqitur fakte konkrete në mbështetje të tij, e zhvendos debatin nga arsyetimi juridik tek diskreditimi personal dhe profesional i magjistratit. Kur një pretendim i tillë shoqërohet me thirrje publike për ndërhyrjen e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkak të kësaj vendimmarrjeje, krijohet rreziku i ushtrimit të presionit mbi prokurorin dhe mbi vendimmarrjet e tij të mëtejshme. Përfaqësuesit politikë kanë përgjegjësi të veçantë për të shmangur këtë lloj retorike në komunikimin publik.
Duhet sqaruar për opinionin publik edhe se urdhrat e prokurorit për lirimin e menjëhershëm, kur konstatohen arrestime të kryera në kundërshtim me ligjin, nuk përbëjnë vendime për pushimin e çështjes. Këta urdhra kanë objekt ligjshmërinë e heqjes së lirisë dhe nuk zgjidhin përfundimisht çështjen e përgjegjësisë penale. Sipas nenit 257 të Kodit të Procedurës Penale, në rastet e parashikuara nga kjo dispozitë, lirimi i menjëhershëm i të arrestuarit është detyrim ligjor i prokurorit.
Çdo pretendim për shkelje profesionale apo etike mund t’u paraqitet organeve kompetente, përfshirë Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, dhe duhet të shqyrtohet mbi fakte, sipas procedurës ligjore. Njëkohësisht, edhe organet që verifikojnë këto pretendime duhet ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të pavarur, pa presione politike.
Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë u bën thirrje përfaqësuesve politikë të ushtrojnë të drejtën e kritikës me përgjegjësi dhe të shmangin aludimet që shënjestrojnë prokurorët. Mbrojtja e pavarësisë së magjistratëve i shërben një procesi të paanshëm dhe zbatimit të ligjit në mënyrë të barabartë për këdo.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
22 Tetor16:37
Zbardhet misteri i personave të prangosur që zbritën nga avioni në Rinas: Janë protestues nga Italia, do transferohen në Gjadër!
Italia ka rinisur procedurat e dëbimit të shtetasve të vendeve të treta që qëndrojnë në territorin e saj pa dokumentacio...
AKTUALITET
22 Tetor15:48
Ankesat për ndërprerjen e energjisë elektrike në kulmin e protestave studentore! KLSH nis kryerjen e auditimit në Spitalin e Traumës
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
AKTUALITET
22 Tetor15:15
VIDEO/ “Çaf-çuf, treni i gjatë, veç për Edin vjen çdo natë”, të rinjtë ironizojnë Ramën me këngë para Kryeministrisë
Të rinjtë protestues çdo ditë suprizojnë me gjetjet e tyre nga protesta, ndërsa këtë herë i kanë dedikuar nj...
AKTUALITET
22 Tetor15:03
Në mëngjes i fton për dialog, në drekë i ironizon, standardi i dyfishtë i Ramës me studentët që i kërkojnë dorëheqjen
Ndonëse çdo ditë i fton në dialog, kryeministri Edi Rama shfaqet me sjellje të dyfishtë kundrejt të rinjve.
Në nj&e...
AKTUALITET
22 Tetor14:30
Euro bie përsëri, i afrohet më shumë kufirit të 90 lekëve
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun vijon rënien dhe po i afrohet më tej kufirit të 90 lekëve.
Sipas kursit zyrtar të k&eum...
AKTUALITET
22 Tetor14:14
Adea Pirdeni bëhet ministre me portofol e Administratës Publike, Presidenti Begaj firmos dekretin
Adea Pirdeni do të jetë ministre e Administratës Publike, tashmë me portofol, pasi Presidenti Bajram Begaj ka firmosur dy dekrete për...
AKTUALITET
22 Tetor14:12
U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
AKTUALITET
22 Tetor14:11
Të rinjtë refuzojnë sërish ftesën e Ramës për dialog, përmbysin gurët e betonit
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama.
Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
AKTUALITET
22 Tetor14:08
U arrestuan në protestë, Gjykata liron 8 të mitur: Arrestimi ishte i paligjshëm
Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e tetë të miturve të arrestuar gjatë protestave të ditëve të fundit, pasi ka vle...
AKTUALITET
22 Tetor13:27
Disa orë protestë para Kuvendit, studentë dhe qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë
Pas disa orësh protestë përpara Kuvendit, të rinj, pedagogë dhe qytetarë kanë nisur marshimin drejt Rrugës së Elbas...