
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i dhënë statusin kandidat dhe duke hapur negociatat për anëtarësim. Nga Mali i Zi, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, Kurti kërkoi gjithashtu drejtësi për krimet e luftës, zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe zbatimin e marrëveshjeve nga Serbia.
Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat dhe të hapë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kjo është thirrja që kryeministri Albin Kurti përsëriti nga Mali i Zi, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.
Kurti kërkoi angazhim nga liderët evropianë për të çuar përpara procesin e integrimit të Kosovës, duke u bërë thirrje të kërkojnë një opinion nga Komisioni Evropian për këtë çështje.
Kurti: “Tani është koha që vendi ynë të marrë statusin e vendit kandidat dhe të hapë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Prandaj, sot dhe çdo ditë, do t'u bëj thirrje të gjithë liderëve të rinj që të kërkojnë një opinion nga Komisioni Evropian lidhur me këtë çështje”
Në fokus të deklaratave të Kurtit ishte edhe drejtësia për krimet e kryera gjatë luftës dhe zbardhja e fatit të personave të zhdukur.
Kurti: Në vendin tim janë mbi 1 500 persona të zhdukur dhe së fundmi, në komunën veriore të Zubin Potokut, janë zbuluar 23 trupa të shqiptarëve që janë vrarë nga forcat serbe në prill të vitit 1999. Jemi optimistë për kohët që na presin, sepse bashkëpunojmë dhe qëndrojmë të angazhuar. Të angazhuar në mbështetje të vlerave të Bashkimit Evropian, duke i mbyllur derën Kremlinit dhe duke u përqendruar njëkohësisht te të rinjtë, punësimi dhe sundimi i ligjit”.
Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, kreu i qeverisë së Kosovës u takua edhe me komisioneren evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, së cilës i kërkoi mbështetje për avancimin e vendit drejt anëtarësimit në BE.
Ndërkohë, në takimin me Marta Kos, u përcoll edhe mesazhi për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022, por ende nuk e ka marrë statusin e vendit kandidat. Thirrja e Kurtit vjen në një kohë kur Prishtina kërkon përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.
Artikuj te sugjeruar
KOSOVA
22 Tetor13:39
Merz: Dialogu Prishtinë–Beograd po mban peng rajonin
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka bërë thirrje që vendet e Ballkanit Perëndimor të mos mbeten të bllokuara në të k...
KOSOVA
22 Tetor12:02
10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
KOSOVA
21 Tetor21:08
Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë
Jakup Krasniqi ka refuzuar t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor nga mjekët në Hagë, duke bërë të ditur se n...
KOSOVA
21 Tetor20:51
Kurti takon Kos në Mal të Zi: E rëndësishme mbështetja për statusin e vendit kandidat dhe hapja e negociatave për anëtarësim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë detaje nga takimi në Mal të zi n&eu...
KOSOVA
21 Tetor19:14
Deputeti i Vetëvendosjes tallet me Ramën: Po mendon se është kryeministër në Rusi
Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Nezir Kraki, ka kritikuar me gjuhë të ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke ...
KOSOVA
21 Tetor19:04
Të dielën zgjedhjet në Serbi, Presidentja e Kosovës takohet me “Koalicionin Shqiptar” të Luginës së Preshevës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim përfaqësuesit e Listës “Koalicioni Shqiptar&r...
KOSOVA
21 Tetor18:29
Zbulohet kandidatja e propozuar për të qenë kryetare e PDK-së
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, është e propozuara e vetme e kësaj partie si ushtr...
KOSOVA
21 Tetor15:40
Bedri Hamza jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së
Bedri Hamza ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka njoftuar gjithashtu edhe Kryes...
KOSOVA
21 Tetor10:09
Konjufca në OKB: Serbia vrau 12 mijë shqiptarë, ndërsa përgjegjësit ende nuk janë ndëshkuar
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tha sot se Serbia po vazhdon kë...
KOSOVA
21 Tetor09:41
Konjufca: Serbia vazhdon kërcënimet ndaj Kosovës, ekspozon synimet e saj ekspansioniste territoriale
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, tha sot se Serbia po vazhdon kërc...