
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Francës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme serioze në transport dhe telekomunikacion.
Bilanci tragjik u konfirmua të mërkurën në mbrëmje, më 21 tetor 2026, nga autoritetet lokale në departamentin Bouches-du-Rhône, një nga zonat më të prekura nga moti i keq. Ndërkohë, qindra banorë janë detyruar të largohen nga banesat e tyre për shkak të rrezikut nga përmbytjet.
Sipas gazetës franceze La Provence, e cila citon zyrtarë lokalë, dy gra, përkatësisht 86 dhe 26 vjeçe, u gjetën të mbytura në një bodrum në komunën Lançon-Provence, pasi ujërat e përmbytjes depërtuan në ambientet ku ndodheshin.
Viktima e tretë është një burrë 75-vjeçar në zonën e Saint-Mitre-les-Remparts, i cili dyshohet se u rrëmbye nga rrjedhat e fuqishme të ujit. Trupi i tij u gjet më vonë në komunën fqinje të Istres.
Përmbytjet kanë detyruar rreth 250 persona të strehohen përkohësisht në ambiente të posaçme në zonat e Arles dhe Saint-Martin-de-Crau, ndërsa autoritetet vijojnë të vlerësojnë situatën dhe rreziqet për banorët.
Reshjet e dendura dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë, duke përmbytur rrugë dhe duke ndërprerë shërbime hekurudhore në disa zona.
Probleme janë raportuar edhe në Korsikë, ku përmbytjet kanë ndikuar në qarkullimin e trenave mes Bastias dhe Corte, ndërsa janë raportuar edhe anulime fluturimesh nga aeroporti i Bastias.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
22 Tetor15:12
Italia në kaos, Romano Prodi: Kam parë shumë demonstrata, por kurrë pa një objektiv
Ish-kryeministri italian Romano Prodi ka shprehur shqetësimin për aktet e dhunës dhe shkatërrimet e regjistruara në Milano gjatë...
BOTA
22 Tetor15:06
Londra kundërshton Witkoff, e cilësoi Putinin si “njeri humanitar”
Qeveria britanike reagoi sot ndaj deklaratave të të dërguarit kryesor të presidentit amerikan, Donald Trump për negociatat mbi luft&e...
BOTA
22 Tetor14:55
Defekt në motor, avioni ushtarak saudit me 48 persona në bord bën ulje emergjente në Kretë
Një avion transporti ushtarak C-130 i Arabisë Saudite, me 48 persona në bord, ka kryer një ulje emergjente në aeroportin e Heraklioni...
BOTA
22 Tetor14:48
Reshje rekord dhe përmbytje të mëdha në Australi, Queensland nën alarm
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në juglindje të Queensland-it, në Australi, duke mbuluar rrugët, blloku...
BOTA
22 Tetor14:45
Trump donte ta riemërtonte Oqeanin Atlantik, por Google i tha “jo”
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se diskutoi me drejtorin ekzekutiv të Google, Sundar Pichai, mundësinë e riemërtimit të Oqeanit ...
BOTA
22 Tetor14:41
Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Irani raporton sulme ndaj anijeve
Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se disa anje cisternë me naftë kanë marrë flakë në zonën pranë Ngushticës s&...
BOTA
22 Tetor14:35
Hamasi paralajmëron Izraelin: Mund të përsërisim sulmin e 7 tetorit
Grupi palestinez i armatosur, Hamas ka paralajmëruar Izraelin se mund të kryejë një sulm të ngjashëm me atë të 7 tetor...
BOTA
22 Tetor14:18
Pas tre muajsh përplasje, Italia dhe Spanja bien dakord për kontrollet kufitare
Italia dhe Spanja kanë rënë dakord të heqin kontrollet kufitare ndaj qytetarëve të njëra-tjetrës, duke i dhën&eum...
BOTA
22 Tetor12:00
Pas tragjedisë me deputeten që humbi të dyja këmbët, një tjetër kërcënim vjen për stafin e një deputeteje australiane
Një burrë akuzohet se ka kërcënuar stafin e një deputeteje australiane duke mbajtur në dorë një armë të tipi...
BOTA
22 Tetor11:38
“Batmani” misterioz i Londrës, paguan karburantin dhe gjobat e qytetarëve
Një burrë i veshur si Batman po tërheq vëmendjen në Londër, duke ndihmuar qytetarët të përballojnë shpenzime...