Konflikt mes disa të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari, autori theu arrestin e shtëpisë
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...

Nëse merr më pak se 8.3 USD në ditë në Shqipëri konsiderohesh i varfër. Banka Botërore përcaktoi një vijë më të lartë varfërie prej 8.30 dollarësh për të llogaritur standardet më të larta të jetesës në një botë në ndryshim. Deri në qershor 2025 vija e varfërisë ishte 6.85 USD në ditë.
Vlera prej 8.30 dollarësh është vija tipike e varfërisë së vendeve me të ardhura të larta-mesatare, e cila është shuma minimale e vlerësuar e parave që njerëzit në vendet me të ardhura të larta-mesatare, ku bën pjesë edhe Shqipëria kanë nevojë për të mbuluar nevojat e tyre themelore ditore, duke përfshirë ushqimin, veshmbathjen, strehimin, kujdesin shëndetësor, arsimin e kështu me radhë.
Pjesa e popullsisë që jeton me më pak se 8.30 dollarë në ditë është treguesi i dytë që Banka Botërore ndjek në treguesit e saj të vizionit të zgjeruar për të krijuar një botë pa varfëri në një planet të jetueshëm.
“Një shumicë në rritje e popullsisë së botës jeton në vende me të ardhura të mesme (për shembull, rreth tre të katërtat në vitin 2024 krahasuar me një të katërtën në vitin 1990), kështu që një vijë më e lartë varfërie do të ishte më përfaqësuese e strukturës aktuale demografike të botës. Për më tepër, një standard më i lartë i varfërisë do të ishte i nevojshëm për të ndërtuar qëndrueshmëri në një botë më të ndjeshme ndaj rreziqeve që lidhen me klimën” argumentoi Banka.
Shqipëria, si vend me të ardhura të mesme, përfshihet në këtë analizë, e cila synon të ofrojë një pasqyrë globale për pabarazitë dhe nevojën për politika që të reduktojnë varfërinë. Raporti shpjegon se standardi prej 8.30 dollarësh është më i lartë se linjat tradicionale të varfërisë, duke reflektuar nevojat minimale të jetesës në vendet me të ardhura të larta-mesatare dhe duke e bërë të mundur një krahasim më të drejtë të situatës në botë.
Banka Botërore nënvizon se përqindja e popullsisë që jeton me më pak se 8.30 dollarë është një tregues i rëndësishëm për zhvillimin global dhe planifikimin e politikave për uljen e varfërisë dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë ekonomike dhe sociale.
Të dhënat tregojnë se me nivelin mëparshëm me 6,85 USD në ditë Shqipëria kishte rreth 20 % të popullsisë në varfëri.
Banka Botërore rishikoi kufijtë e varfërisë dhe ngriti pragun e varfërisë për vendet e klasifikuara si upper middle income (atë të të ardhurave të mesme të larta) në 8.30 USD në ditë në qershor 2025.
Kjo rritje erdhi nga një përditësim i linjave të varfërisë globale bazuar në të dhënat më të fundit të pariteteve të fuqisë blerëse (PPPs) të publikuara në maj 2024 nga Programi Ndërkombëtar i Krahasimit, dhe u përfshi në azhurnimin e Bankës Botërore të kufijve të varfërisë që u njoftua zyrtarisht në qershor 2025.
Sipas këtij ndryshimi linjat e varfërisë tani janë përcaktuar 3 USD për ditë për vendet me të ardhura të ulëta (extreme poverty line), 4.20 USD ne ditë për vendet me të ardhura mesatare të ulëta dhe 8.3 USD në ditë për vendet me të ardhura mesatare të larta. / Monitor
Spitali Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) është zhytur në një krizë t...
Dalja e lumit Seman nga shtrati në zonën e Mbrostarit, Bashkia Fier, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në blegtori dhe biznese t&eu...
Lëkundje tërmeti, të magnitudës 3,7, janë ndjerë paraditen e të premtes në Pogradec. Tërmeti ka rënë r...
Karabinierët e Raguzës kanë arrestuar një burrë 29-vjeçar shqiptar, i akuzuar për dhunë në familje pas incident...
Një 29-vjeçar është arrestuar në Durrës, i dyshuar për një seri vjedhjesh në disa banesa. Sipas të dh&eum...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet dhe ka nisur komunikimin zyrtar të akuzave p...
Xhaxhai i Elvis Shkëmbit, Gjon Shkambi ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij. Shkambi akuzohet veprat penale të...
Një qytetar ka dërguar mesazh në redaksinë e Piranjave duke denoncuar një situatë shqetësuese në zonën e Pirgut t...
Në hijen e tenderave publikë, larg transparencës dhe llogaridhënies, është ndërtuar një nga skemat më të dys...
Dy grupe të rinjsh janë konfliktuar në mënyrë të përsëritur gjatë kohëve të fundit, duke akuzuar nj&eum...