AKTUALITET

Banorët e fshatit Baks-Rrjoll vijojnë protestën: Shteti po na nxjerr nga toka jonë

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2026, 12:58

Banorët e fshatit Baks-Rrjoll vijojnë protestën: Shteti po na

Prej dy javësh, banorët e zonës së Baks-Rrjollit në Malësinë e Madhe janë ngritur në protestë për një konflikt pronësie, PASI tokat e tyre të trashëguara brez pas brezi po u merren në mënyrë të padrejtë.

Në një deklaratë për mediat, një përfaqësuese e banorëve ka lëshuar akuza ndaj institucioneve të drejtësisë dhe ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave, deri në grevë urie para SPAK-ut dhe akte ekstreme.

Sipas banorëve, më shumë se 80 familje rrezikojnë të mbeten pa pronë për shkak të një vendimi që ia njeh pronësinë një personi të quajtur Fatmir Shpëza.

"Faleminderit që keni ardhur me na përcjellë situatën reale që kemi ne në Baks Rrjoll sot. Sot po bëhen, kaluan dy javë që vazhdojmë me këtë problem, pa e dhënë një zgjidhje asnjë nga institucionet shtetërore që kanë, e kanë për detyrë me ia dhënë, si prokuroria dhe gjykatat.

Ne duam me ju tregu të gjithëve se këtë tokë nuk e lëshojmë rehat. Këtu kam Santiagon, është nipi, dhe ka ardhur nga Anglia, ka lënë nënën e vet sakat atje, sepse Santiago ka lindur me pashaportë europiane dhe ka ikur nga Shqipëria në momentin që nëna e vet nuk kishte një zgjidhje mjekësore këtu.

Dhe sot Santiago ka ardhur sepse e dimë që këtu është toka që i ka lënë, ia ka lënë gjyshi. Dhe ia ka thënë të gjithëve që ne nuk e lëshojmë. E ka thënë ky që është fëmijë dhe e thonë edhe gjithë çikat e Malësisë sonë.

I bëjmë thirrje Prokurorisë së Shkodrës, të lutem, trajtoje dosjen që e ke prej një viti në zyrat e tua. Studioje, shikoje dhe fol si është realiteti dhe jepja të drejtën këtij populli. I bëjmë thirrje gjykatës që kemi gjyqin me datën 19, të Gjykatës së Apelit Administrativ në Tiranë.

Ju lutem, shikojeni si është e vërteta dhe na jepni të drejtën tonë. Gjykata ka, atë ditë ka vetëm me na dhënë një sigurim padie, për me u ndërprerë punimet sa të flasin kolegët e vet që janë duke trajtuar çështjen e pronës nëpër gjykatat e ndryshme.

Është në gjykatë të parë, në apel, gjithandej. Ju lutem, shteti shqiptar, kryeministri Edi Rama, të vënë dorën në zemër për këtë popull se është duke kërkuar vetëm drejtësi.

I bëj thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare, ambasadave të të gjitha shteteve që janë në Shqipëri, ta shikojnë si është situata, t'i dalin në mbrojtje këtij populli, që s'e mbron askush e shteti i vet është duke e marrë për këmbë.

SPAK-u, drejtësia e re, duhet me folë, me reagu, me e marrë në dorë këtë çështje. Nuk është normale që ne, 80 familje, kaluar 80 familjeve, 80 e themi afërsisht, por realisht jemi shumë më shumë, të dalim pa pronë dhe të na vijnë vetëm një zotni Fatmir Shpëza e të na thonë që janë pronarët tanë të kësaj toke, e neve na thonë, nuk jua kemi njohur ju tokën që e keni përdorur përherë, se ju nuk keni pasur certifikatën lindore.

Certifikata lindore jam unë, e kam tapinë të Ded Gjo Lulit që e kam në shtëpi të vitit 1930. Kush është ai gjyqtar që ka thënë nuk e kemi njohur? Gjithashtu kemi vendimin e gjykatës së vitit 1996 të pronës së Ded Gjo Lulit.

Çfarë ka dashur tjetër gjyqtari për me e gjetur certifikatën e Ded Gjo Lulit, që me i dhënë drejtim deri diku kësaj çështjeje? Ju lutem shumë institucioneve të drejtësisë, të mos bëhen palë me krimin, por të flasin si është e vërteta.

Ç'do të marrin në qafë tani këta banorë? Kjo tokë nuk lëshohet me të lehtë.

Ka qenë e njëjta gjyqtare që ka pasur me trajtuar, që i ka dhënë pronën Fatmir Shpëzës, Vojsava Kola. E them me zë të lartë, Vojsava Kola, se nuk është femër e as nuk është nënë, as nuk është motër që ka firmosur atë vendim gjykate.

Ka qenë e njëjta gjyqtare që ka pasur me e hapur gjyqin, e ka zvarritur, e ka zvarritur. Fatmir Shpëzës ia kanë dhënë gjyqin prej një viti, ne jemi sot akoma në gjyq. Është fisi Malaj, janë komshinjtë tonë. Tashi çfarë mund t'i themi ne kësaj drejtësie? Në qoftë se atij ia dha për një vit, pse vazhdon me na zvarrit? Të vazhdojë t'i japë përgjigje.

Të thotë në qoftë se nuk ka fakte, por nuk mund ta thonë, sepse nuk ka një ekspert në Republikën e Shqipërisë që mundet me ardhur me i parë letrat tona, me i parë letrat e Fatmir Shpëzës edhe me na thënë kjo është toka e Fatmir Shpëzës, nuk është e juaja.

Uroj që drejtësia të flasin ashtu siç është e vërteta. Nuk, absolutisht nuk dua me akuzuar drejtësinë, Prokurorinë e Shkodrës që është duke mbajtur anë. Shpresoj vërtet të flasin siç është e drejta. Shpresoj vërtet shumë që gjykatësit të enjten të flasin siç është realiteti.

Një sigurim padie është minimalja që mundet me dorëzuar, me bërë një gjykatë.

Ne s'po i kërkojmë asnjë gjë, prit sa të flasin kolegët e tu, ta shqyrtojnë çështjen në detaje, sepse ai normalisht nuk do bëjë shqyrtimin e çështjes në detaje, por ai ka të drejtë me i dhënë, me ua lënë kohë kolegëve të vet me trajtuar çështjen. Vetëm kaq i kërkojmë", thanë banorët.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?