BIA serbe arreston dy persona për "spiunazh" te shërbimet shqiptare, dyshohet se dhanë informacione te SHISH

Agjencia serbe e inteligjencës, BIA, ka arrestuar dy persona të dyshuar për spiunazh te shërbimet shqiptare, sot në një aksion në Vranjë. Sipas mediave serbe, dy të prangosurit janë D. C. (46 vjeç), nga Shillova e komunës së Gjilanit, ndërsa në Jagodinë është arrestuar N. P. (50 vjeç), nga Jagodina.
Ata, sipas autoriteteve serbe dyshohet se u kanë përcjellë të dhëna strukturave të inteligjencës së Shqipërisë, SHISh-it, Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, dhe Njësisë së Inteligjencës së Policisë së Kosovës.
Të dhënat, raportohet se kishin të bënin me pjesëtarë aktivë të BIA-s dhe angazhimin e tyre. Mediat atje raportojnë se meqenëse N. P. ka vendbanim të regjistruar në Jagodinë, me urdhër të gjykatës është kryer kontrolli i banesës.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar disa sende dhe pajisje elektronike, për të cilat ekziston dyshimi se mund të jenë të lidhura me kryerjen e veprës penale.
"Personat e lartpërmendur akuzohen për veprën penale të Spiunazhit sipas nenit 315 të Kodit Penal, paragrafi 1 dhe paragrafi 3, sepse kanë dhënë informacione në lidhje me anëtarët aktivë të BIA-s dhe angazhimin e tyre në Forcat e Armatosura të Shqipërisë SHISH dhe degën e saj në Kosovë, të ashtuquajturën Agjencia e Inteligjencës së Kosovës KAK dhe Njësia e Inteligjencës e Policisë së Kosovës", thuhet në njoftim.
Lexo edhe
AKTUALITET
Pronari i banesës zbrazi të gjithë karikatorin/ Del ekspertiza për vrasjen e 36-vjeçarit shqiptar Gjovalin Lazri

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, motori me dy shtetas nga Bangladeshi përfundon në kanal

EMRI- ‘Më kanë sulmuar’/ Gjendet trupi i pajetë i studentit shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks

Operacioni ‘Bimban’/ Tre shqiptarë arrestohen në Spanjë për fermën e kanabisit. Si ra policia në gjurmët e tyre në vilën e pabanuar...

EMRAT/ Trafikonin kokainë me urdhër nga Shqipëria, kush janë tre shqiptarët e burgosur në Britani dhe si u justifikuan ata

Bie zjarr në kodrat me ullishte në Gorishovë, flakët favorizohen nga era e fortë

Përplasi një 14-vjeçar me motor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, arrestohet i riu në Cërrik

Me armën plot fishekë me vete, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë





