AKTUALITET

Debati për transgjinorët ndez rrjetin në Shqipëri: Nëse je me kancer në testikuj, qeveria s'ka lekë. Por nëse do t'i heqësh për t'u bërë grua...

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Maj 2026, 18:54
Debati për transgjinorët ndez rrjetin në Shqipëri: Nëse

Pas miratimit të kritereve mjekësore, procedurave klinike dhe monitorimin e terapive hormonale për transgjinorët nga Ministria e Shëndetësisë, e cila do të mbulohet nga fondet publike, në rrjet kanë shpërthyer kritikat. 

Një nga reeagimet më të ashpra ka qenë ai i avokatit Genc Sejko i cili shkruan:  "Nëse je me kancer në testikuj, qeveria nuk të ndihmon dot se nuk ka lekë për terapi. Nëse do t’i heqësh fare sepse brenda vetes ndihesh si grua, qeveria i gjen lekët".

Kundër vendimit për terapinë hormonale të transgjinorëve, ka reaguar dhe pastori Akil Pano.

Pastori thekson se i gjithë problemi i vendimit qëndron në faktin se këtu do të përfshihen dhe fëmijët e moshave 14 e 16 vjeç. Më tej, Pano shton se përmes këtij vendimi po transformohet kultura jonë kombëtare.

“Njëri nga efektet që shoqëron ligjin e barazisë gjinore është terapia hormonale që përgatit ndërhyrjet kirurgjikale për tranzicionin e një individi i cili shpall veten transgjinor. Problemi këtu është fakti që preken të miturit.

Se nëse bëhet fjalë për një person ta zëmë që është më shumë se 18 që janë maxhorenë, nuk kemi çfarë themi. Për aq kohë sa këtu preken fëmijët, 16 dhe 14 vjeçarët tanë atëherë ky është një alarm i madh për shoqërinë shqiptare. Është dicka që nuk është thjesht një element. këto janë ligjet e ekstremit të majtë që synon të transformojë kulturën kombëtare atë që ne e njohim si traditë, nder të familjes” tha Akil Pano.

Ndërsa gazetarja Ermelinda Hoxhaj shprehet: “Shendetesise sone i mungojne shume gjera: ilaçet, kushtet, trajtimi dinjitoz per pacientet. Por duket se prioritet u be terapia hormonale per adoleshentet. Nje i ri ne ate moshe ende formon identitetin, mendimet dhe veten.

Po nese pas disa kohesh ndryshon mendim, pasojat jane te pakthyeshme. Trupi, shendeti fizik dhe ai psikologjik mund te preken pergjithmone. Ne vend qe te investohet te mbeshtetja psikologjike, edukimi dhe kujdesi afatgjatë per te rinjte, po normalizohet nje trajtim me pasoja serioze.

Kjo nuk eshte urrejtje ndaj askujt; eshte frike dhe shqetesim per politika dhe vendime qe mund te ndryshojne jeten e nje adoleshenti pergjithmone. Ku dreqin po shkon ky vend?!” Edhe aktivistja Marinela Pasbakhsh u shpreh kundër nismës, duke theksuar që do të bëhet një kasaphanë me fëmijët, sikurse ka ndodhur në SHBA.

Po ashtu ajo vuri në dukje faktin që kjo terapi do të ofrohet në një vend që s’ka lekë për morfinë për të sëmurët me kancer.

“Një gjë që s’duhet të heshtim dhe ta pranojmë është një gjë shumë e rëndë, pasi pasojat do t’i shkosh pas 5 vitesh, fëmija juaj në prag të adoleshencës do indoktrinohet në shkollë, e gjithë shoqëria do jetë duke punuar kundër rolit tënd si prind.

Ti do humbasësh zërin që ke, dashurinë që ke. Ngrihuni dhe merreni shumë seriozisht, mos e pranoni këtë gjë, është e turpshme. Po flasim për një Shqipëri që s’ka financa për të financuar morfinën për pacientët në stadin e fundit të kancerit.

Jemi duke folur ne tani, që miliona euro të shkojnë që të bëhet kasaphanë me fëmijët tanë. Ky është tmerr. Po ngrihuni prindër sepse do shikoni pasojat që janë në Amerikë. Të ndryshosh 14 vjeç të ndryshosh gjini, është tmerr. Këshillë nga zemra, mos e pranoni”, tha aktivistja.

Sipas udhëzimit të publikuar një ditë më parë, trajtimi do të ofrohet si për të rriturit, ashtu edhe për adoleshentët nga mosha 16 vjeç, ndërsa në raste të veçanta mund të konsiderohet edhe nga mosha 14 vjeç, bazuar në vlerësimin e specialistëve dhe miratimin e familjes.

Në vendim theksohet se terapia hormonale do të jetë e aksesueshme për burrat transgjinorë përmes hormonit të testosteronit, si dhe për gratë transgjinore përmes estrogjenit dhe antiandrogjenëve.

Ministria argumentoi se ky vendim vjen si një përpjekje për të shmangur trajtimet informale dhe mungesën e monitorimit mjekësor, situatë me të cilën janë përballur deri më tani shumë persona transgjinorë në Shqipëri. Nga ana tjetër, zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Eugena Tomini ka sqaruar ditën e sotme udhëzuesi mbi trajtimin hormonal përbën një dokument orientues klinik dhe jo një protokoll përfundimtar terapeutik.

Në një prononcim të bërë ditën e sotme, Tomini sqaron se udhëzuesi është hartuar mbi bazën e praktikave dhe rekomandimeve ndërkombëtare, si edhe të vlerësimit të një ekipi multidisiplinar specialistësh.

Më tej zv.ministrja thekson se udhëzuesi i referohet vetëm adultëve të këtij target grupi, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mbi bazën e konsentit individual të informuar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?