Tragjike! 49-vjeçarja vritet me sëpatë nga kunati në Pejë!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 49-vjeçare ka humbur jetën. Viktima është Arlinda ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 49-vjeçare ka humbur jetën. Viktima është Arlinda ...
Që prej përshkallëzimit të protestave në përplasje të dhunshme me policinë, kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar t...
Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur sërish mbështetjen e tij për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, vetëm një dit&eu...
Mijëra studentë të mbështetur nga qytetarë të shumë, prej 13 ditësh po përballen në shesh me dhunën e s...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me 81.4 lekë. Ndërk...
Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për dialog me studentët, të cilët prej dy javësh vijojnë protestat d...
Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentor...
Gjatë ditës së hënë, moti në vendin tonë pritet të karakterizohet nga reshje lokalisht të dobëta, ndërs...
Investimet kapitale nga buxheti i shtetit arritën në 62,7 miliardë lekë gjatë 9-mujorit, duke realizuar vetëm 35,6% të plan...
Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi, ato ju nxisin të bëni edhe më shum&eum...

Raporti mes numrit të dëmeve dhe numrit të kontratave të sigurimit të detyrueshëm motorik pësoi rënie vitin e kaluar. Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se ky raport zbriti lehtë në 3.78%, nga 3.89% që kishte qenë për vitin 2024.
Kjo tregon një ulje të frekuencës së aksidenteve dhe rrezikut të dëmeve për shoqëritë e sigurimit, megjithatë ky raport sërish diferenca të mëdha mes qarqeve të ndryshme të vendit.
Qarku i Shkodrës shënoi vitin e kaluar nivelin më të ulët të këtij raporti, me 1.4 dëme për çdo 100 kontrata të sigurimit TPL. Vijon Qarku i Fierit, ku raporti mes numrit të dëmeve dhe kontratave është 1.85%.
Kjo tregon se nga gjasat që kompania e sigurimit të pësojë një dëm në këto qarqe paraqitet ndjeshëm më e ulët krahasuar me qarqet e tjera. Pas Shkodrës dhe Fierit, vijon qarku i Dibrës, me afërsisht 1.97 dëme të raportuara për çdo 100 kontrata sigurimi të nënshkruara.
Në majë të renditjes për raportin mes numrit të dëmeve dhe kontratave, edhe për vitin 2025 renditet qarku i Durrësit, me 5.27%, i ndjekur nga ai i Vlorës, me 4.51% dhe i Tiranës me 4.48%.
Nëse vlerësimi bëhet sipas raportit të thjeshtë aritmetik mes vlerës së dëmeve të paguara bruto dhe primeve të shkruara bruto, raporti më i lartë mes dëmeve dhe primeve regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 39.06%. Vijon qarku i Durrësit, me 38.54% dhe qarku i Elbasanit, me 30.5%.
Nivelet më të ulëta shënohen në Shkodër, me 19.02% dhe në Fier, me 19.56%. Raporti në vlerë lidhet shumë me masën e dëmit të shkaktuar nga aksidentet motorike dhe sidomos me dëmtimet në njerëz, që sjellin edhe kostot më të madhe në dëme të paguara nga siguruesit.
Të dhëna e tregut të sigurimeve në nivel të qarqeve tregojnë se nga pikëpamja statistikore rreziku që siguruesit të pësojnë një dëm është mjaft i ndryshëm për qarqe të ndryshme të vendit.
Duke filluar nga viti 2025, kompanitë e sigurimeve i llogarisin primet e sigurimit mbështetur mbi disa faktorë risku. Njëri prej tyre, është edhe qarku në cilin është regjistruar automjeti, pikërisht bazuar mbi rrezikun e ndryshëm statistikor që paraqesin qarqet e ndryshme.
Megjithatë, ky faktor vazhdon të ketë një shkallë të papërfillshme diferencimi dhe, për më tepër, është i papërditësuar. Konkretisht, sistemi ofron një koeficient lehtësisht më të ulët për llogaritjen e primit në rajonet Berat, Dibër dhe Kukës, mbështetur në të dhënat e viteve të kaluara. Por, ndërkohë, gjatë vitit 2025 qarqet me frekuencën më të ulët të dëmeve ishin Shkodra, Fieri dhe Dibra.
Gjithashtu, sistemi nuk parashikon diferencime të mëtejshme, pavarësisht se ndryshimet në frekuencën e dëmeve janë të mëdha. Për shembull, koeficienti i këtij elementi është i njëjtë për qarqet e Shkodrës dhe Durrësit, pavarësisht se në Durrës frekuenca e aksidenteve vitin e kaluar ishte pothuajse katër herë më e lartë./ Monitor
Investimet kapitale nga buxheti i shtetit arritën në 62,7 miliardë lekë gjatë 9-mujorit, duke realizuar vetëm 35,6% të plan...
Demokracia u shkrua nga të rinjtë e asaj kohe, ku një rol të rëndësishëm mes të gjithëve pati studenti i Drejtë...
Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, tha se sipas rezultateve paraprake, koalicioni ka siguruar dy mandate në Kuvendin e...
Mjeku Ermal Pasha ka bërë një denoncim të fortë lidhur me momentet pas plagosjes së rëndë të 28-vjeçarit Erj...
Pas më shumë se tre orësh përballje të ashpër mes protestuesve dhe efektivëve para Kryeministrisë, qytetarët jan&eu...
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka shpjeguar rregullat që duhet të respektojë policia gjatë përdorimit të plumbave të g...
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar ndaj përdorimit të dhunës nga policia gjatë protestave të ditëve t&...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Pas shpërndarjes së protestuesve nga Kryeministria një përplasje u regjistruar prapa Muzeut Kombëtar. Një grup të rinjsh ho...
Një përleshje mes protestuesve dhe forcave të policisë ka ndodhur gjatë protestës së sotme para kryeministrisë. Si&cced...