Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, denoncoi një tjetër skandal korruptiv.
Sipas saj, unaza e qytetit të Burrelit është çarë përpara se të përfundojë ndërtimi.
Vangjeli tha se punimet i mbikëqyr një punonjës i ARRSH.
DEKLARATA E PLOTË
Duket se ditët e këqija për propagandën false të kryeministrit Edi Rama nuk po marrin fund.
Më 22 tetor, në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri publikoi foto nga punimet drejt përfundimit për ndërtimin e unazës në qytetin e Burrelit, ku po hidheshin shtresat e fundit asfaltike, ndërsa kishin përfunduar të gjitha punimet për veprat e artit.
Por e vërteta është krejt tjetër.
Në datën 6 mars, ARRSH lidhi kontratën me kompaninë Ulza sh.p.k (me subjekt mbështetës ASI 2A CO sh.p.k), me objekt ‘Sistemim asfaltim rrugët e Drejtorisë së Rajonit Verior Shkodër’ kundrejt vlerës 1.2 milion euro.
Sipas procedurës së prokurimit të zhvilluar nga ARRSH, fituesi që do të kryente mbikëqyrjen e punimeve për të njëjtin objekt ishte një bashkim operatorësh (LENI ING SHPK – ANGERBA SHPK), i shpallur fitues në datën 2 qershor të këtij viti, pra 3 muaj pasi ishte lidhur kontrata për punët civile më lart, procese këto që ecin paralel me njëri tjetrin pasi asnjë punë ndërtimi nuk mund të zbatohet pa u mbikëqyrur njëkohësisht.
Ndërkohë në tabelën informuese teknike në terren, mbikëqyrës i punimeve nuk shfaqet bashkimi i operatorëve shpallur fitues më lart, por çuditërisht një punëmarrës i ARRSH z. Nikollaq Mihali.
Nuk dihet çfarë ndodhi me fituesit në letra të prokurimit për mbikëqyrjen dhe me fondet e shpenzuara për këtë qëllim por e sigurt është që punimet e ndërtimit për kontratën 1.2 milion euro që u prokurua nga ARRSH, u mbikëqyrën nga punëmarrësi i ARRSH.
Dhe… rezultatin shiheni vetë…
Siç paraqitet në pamjet e marra në terren, asfalti është çarë e rruga është dëmtuar, e degraduar pa u përfunduar mirë……
Kjo është fytyra e vërtetë e propagandës qeveritare, e cila përpiqet të fshehë dëmin, korrupsionin dhe papërgjegjshmërinë me foto dhe statuse në rrjetet sociale.
Partia Demokratike kërkon që SPAK të hetojë këtë rast skandaloz.
Shqiptarët nuk meritojnë vjedhjen, mashtrimin dhe as korrupsionin.
Një 76-vjeçar është arrestuar nga policia pasi tentoi të vriste bashkëshorten e tij duke e goditur me shkop druri në...
Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit marrin sot një tjetër kthes&eu...
Policia e Korçës ka zhvilluar një operacion kundër lojërave të fatit. Sipas policisë, janë zbuluar 5 lokale në ...
Në lagjen Gostil të qytetit të Kukësit, situata është bërë e padurueshme. Sa herë që fillojnë reshjet, ...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.5 lekë dhe do të shitet me 83.5 lekë. Nd...
Në fund të muajit maj të vitit 1961, në Tiranë përfundoi gjyqi ndaj të ashtuquajturit “Grupi armiqësor” i ...
Urdhëri i Stomatologut nuk të bën stomatolog. Kjo zonjë, e cila pretendon se është dentiste profesioniste, quhet Genta Elezi Sha...
Jemi në javën e tretë të përpjekjeve tona për të takuar Afërditën me djalin e saj 7-vjeçar. Për ata q...
Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet të ...
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua mbrëmjen e sotme në zonën e Unazës së Madhe në Tiranë. Policia tha...