AKTUALITET

Dëshmia shokuese e vajzës shqiptare: Babai më përdhunoi kur isha 7-vjeçe, përjetova makthin për vite. Pse ajo akuzon edhe familjen

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Shkurt 2026, 21:29

Dëshmia shokuese e vajzës shqiptare: Babai më përdhunoi kur

Një zinxhir ngjarjesh tronditëse po zbardhet lidhur me rastin e tentativës për përdhunim të një vajze me aftësi të kufizuara nga një 64-vjeçar shqiptar në Kypseli të Greqisë, pasi vetë vajza e tij e akuzon se e ka përdhunuar kur ajo ishte vetëm shtatë vjeç.

Duke folur për MEGA Channel, e reja zbulon se 64-vjeçari Mark Preci e përdhunoi kur ajo ishte vetëm shtatë vjeç, brenda shtëpisë së tyre.

“Më përdhunoi një herë në Shqipëri”

“Kur isha shtatë vjeçe, babai im më përdhunoi një herë në Shqipëri, kur të gjithë mungonin. Nuk e denoncova kurrë, kisha frikë. Tani nuk kam më asnjë lidhje me atë njeri, jemi grindur shumë rëndë,” thotë ajo fillimisht dhe vijon:

“Ia përmenda para ca kohësh gjatë një sherri që më kishte abuzuar seksualisht dhe ai u përpoq të më nxirrte të çmendur, duke thënë se nuk di çfarë flas dhe se i sajoj gjërat nga mendja.”

Sipas reportazhit, e reja e mbajti për vite me radhë si një sekret të errët makthin që, siç thotë, përjetoi në duart e babait të saj. Ajo thekson se kur vendosi ta denonconte, pothuajse të gjithë nga familja dhe rrethi i saj i afërt i kthyen shpinën.

“Doja ta denoncoja, por siç më thanë, kishin kaluar vite dhe nuk do të çonte askund, pasi nuk mund ta provoja tani. Nëna ime e dinte çfarë kishte bërë dhe nuk bëri asgjë për këtë. Nuk dua asnjë kontakt me asnjërin prej tyre. Ajo që më lëndoi më shumë ishte kur ua përmenda vëllezërve të mi… Edhe ata morën anën e tij dhe që atëherë kam ndërprerë çdo kontakt me ta.”

Kërkimet

Ndërkohë, 64-vjeçari i denoncuar për tentativë përdhunimi ndaj një 25-vjeçareje me aftësi të kufizuara brenda shtëpisë së saj në Kypseli vazhdon të jetë në arrati, ndërsa autoritetet policore vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Nëna e 25-vjeçares, Katerina Bekiaris, ka përshkruar momentet dramatike që përjetoi kur, duke u kthyer në shtëpi, e gjeti burrin mbi vajzën e saj. Siç ka deklaruar, ajo mori një tigan të madh dhe e goditi në kokë, duke u përpjekur ta largonte dhe të mbronte fëmijën e saj. Sipas saj, ekspertiza mjeko-ligjore tregoi se nuk kishte pasur përdhunim, gjë që – siç tha – nuk e priste.

Çështja edhe në mediat shqiptare

Ndërkohë, rasti po trajtohet edhe nga mediat në Shqipëri. Policia greke ka nisur një operacion të gjerë kërkimi për 64-vjeçarin shqiptar, i cili akuzohet për sulm seksual ndaj një 25-vjeçareje me aftësi të kufizuara në shtëpinë e saj në Kypseli. Sipas raportimit, ngjarja është filmuar, me pamje që tregojnë lëvizjet e autorit pak minuta para sulmit.

Të dielën në mëngjes, 64-vjeçari hyri në banesën ku jetojnë dy motra binjake me aftësi të kufizuara, ndërsa nëna e tyre mungonte. Sipas deklaratës së saj, ai dyshohet për ngacmim seksual ndaj njërës prej vajzave, ndërsa sulmoi dhe goditi me grushte tjetrën.

Siç ka treguar nëna e dy vajzave, ajo kishte shkuar në farmaci për 10 minuta dhe kur u kthye, e gjeti autorin duke ngacmuar seksualisht njërën prej vajzave. Më pas ajo e goditi me tigan, ndërsa ai reagoi duke e goditur me grushte, ashtu siç kishte bërë edhe me vajzën tjetër. Në vijim, nëna mori një thikë dhe nisi ta ndiqte, ndërsa 64-vjeçari u largua me vrap.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh tek banorët e zonës, ndërsa Policia u bën thirrje kujtdo që ka informacion të kontaktojë menjëherë autoritetet përkatëse. /PiranjatNews/

 

 

mark preci

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?