AKTUALITET

DETAJE/ U hodh nga ura, gjendet trupi i pa jetë i nipit të Nehat Kullës

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2025, 08:34

DETAJE/ U hodh nga ura, gjendet trupi i pa jetë i nipit të Nehat

Është gjetur trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës, i cili u vetëhodh mbrëmjen e së hënës (8 Dhjetor) nga ura e fshatit Fshat në bashkinë Klos.

Raportohet se 39-vjeçari Klodian Kulla u hodh nga ura rreth orës 23:40 dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Si pasojë e terrenit të vështirë, gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina u bë pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.12.2025, rreth orës 23:40, tek ura e fshatit Fshat, bashkia Klos, shtetasi K.K., rreth 39 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Si pasojë e terrenit të vështirë, pas disa orësh kërkimi nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikësve, u bë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit nga gremina.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

KUSH ISHTE NEHAT KULLA

Nehat Kulla ndërroi jetë mëngjesin e djeshëm më 16 Qershor 2020 në moshën 67- vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Nehat Kulla la qelinë e burgut më 13 korrik të vitit 2019, pas përfundimit të dënimit me 20 vite burg.

Ai ishte dënuar nga Gjykata e Kavajës për vrasjen e ish-shoferit të ish-zëvendësministrit të Arsimit, Halit Shamata, në vitin 1998. Gjatë vitit 2018, “gjenerali” kishte bërë kërkesë për lirim të parakohshëm, por më vonë u tërhoq.

Përgjatë viteve të dënimit, Kulla kishte përfituar edhe nga uljet e dënimit bërë ndër vite. Ai qëndronte në burg që nga viti 2005 dhe me gjithë uljet e dënimeve që kishte marrë, e kishte plotësuar dënimin prej 20 vitesh.

VRASJA

Duke iu referuar vendimit të Gjykatës së Lartë, që në vitin 2010 la në fuqi vendimin e dy shkallëve të tjera të gjyqësorit, që e dënuan Nehat Kullën me 20 vite burg, thuhet se ngjarja ka ndodhur në datën 28.07.1998.

Më tej, në vendim sqarohet se rreth orës 15:15, te hoteli i shtetasit Halim Gjuzi, i ndodhur në Golem, ka shkuar vëllai i tij, i quajtur Saimir Gjuzi, i cili i ka kërkuar Halimit të çonte shtetasin italian Marcelo Cassavola dhe të fejuarën e tij shqiptare, Edlira Sherifi, te sheshi i trageteve. Shtetasi Halim Gjuzi ka marrë mjetin e tij dhe dy personat që do çonte në sheshin e trageteve, të cilët janë ulur në sediljen e pasme, si dhe shtetasin Xhevat Çaça së bashku me vajzën e vogël të tij (të Halim Gjuzit), të cilët kanë zënë vend në sediljen e parë të pasagjerit.

Te kryqëzimi i Golemit, pas manovrimit të bërë nga drejtuesi i automjetit Halim Gjuzi, i cili është lejuar nga drejtuesi i një autobusi të kalojë, në momentin që po kalonte në pjesën e përparme të autobusit në drejtim për në Durrës, një automjet tip “Chevrolet” me targa ushtarake ka ardhur “me shpejtësi skëterre”.

Mbas manovrimit të kryer nga shtetasi Halim për të shmangur ndonjë përplasje, të dyja automjetet janë gjendur paralel me njëratjetrën. Kur shtetasi Halim Gjuzi i është drejtuar drejtuesit të mjetit tip “Chevrolet” me thëniet “avash or vëlla, se na more mar”, ky i fundit (drejtuesi i mjetit “Chevrolet”) i është përgjigjur me fyerje dhe në përplasje e sipër me fjalë ka nxjerrë pistoletën, duke i thënë se “dashke sqarim ti”, i ka gjuajtur menjëherë me pistoletë viktimës Halim Gjuzi, i cili ka rënë në tokë, ndërsa personi që i gjuajti me pistoletë ka xhiruar gomat e automjetit dhe është larguar në drejtim të Kavajës.

“USHTRIA” E NEHATIT

Banda e Nehat Kullës ishte një grup kriminal që veproi në fshatin Tufinë të Tiranës në vitet 1997-1998, që në atë kohë njihej si “ushtria” dhe vetë Nehati njihej si “gjenerali”.

Banda u krijua gjatë trazirave të vitit 1997. Në këtë situatë, ai së bashku me familjarë e miq të tij, mban të paprekur repartin “xhenios”, ndër të vetmit të padëmtuar gjatë sulmeve të popullsisë. Kulla, së bashku me të ashtuquajturit ushtarë të tij, e mban repartin nën kontroll për disa kohë, duke i vënë vetes edhe nofkën “gjenerali”, emër të cilin ia pagëzuan të gjithë banorët e zonës, për të cilët ai ishte njeriu më me influencë.

Madje, gjatë vitit 1997, kur shteti kishte humbur kuptimin e vet, Nehati arrin të krijojë një komisariat të mirëfilltë policie, ku u garantonte banorëve të Kinostudios dhe Tufinës qetësinë, duke mos lejuar asnjëri të futej në hartën e vendit ku ai kishte ndikimin e tij. Banda e tij kreu shumë vrasje dhe krime të tjera të frikshme. I ashtuquajturi “gjeneral” kishte grabitur edhe një kamionçinë ushtarake tip “Chevrolet” me targa ushtrie dhe sinjale policie dhe mbante veshur uniformë ushtarake.

Të paktën në atë kohë, i vetmi mjet i tillë që ndodhej në Shqipëri i përkiste Kullës, i cili madje ka pozuar për mediat me uniformë dhe kallashnikov në dorë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?