EMRAT/ U qëlluan me armë zjarri, kush janë dy të plagosurit në Laprakë. Policia jep detaje
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur ...
Me thirrjet 'polici këtu na ke, ti mbron krimin dhe jo ne' protestuesit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Ti...
Ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, pas protestës së zhvilluar para Kuvendit. Protestuesit janë nisur në...
Situata vijon të jetë e tensionuar në qendër të Tiranës, ku protestuesit janë përqendruar pranë ambienteve të ...
Që prej gushtit 2025, shteti shqiptar i ka paguar mesatarisht më shumë se tre milionë euro në muaj një kompanie që ...
Vetëm me votat e saj, mazhoranca miratoi programin dhe kalendarin e punimeve të sesionit të ri parlamentar, ndërsa opozita votoi kundër...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Edhe Dhoma e Avokatisë Vlorë është rreshtuar kundër vendimit për zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nga qyteti i Vlorës drejt Tiranës.
Sipas Dhomës së Avokatisë të Vlorës, ky është “një vendim i papranueshëm, i njëanshëm dhe thellësisht i dëmshëm për qytetin, profesionistët e drejtësisë dhe qytetarët e këtij qarku”.
Dhoma e Avokatisë Vlorë thekson se “ky veprim nuk është një rast i izoluar, por vazhdim i një politike sistematike të zbrazjes institucionale të Vlorës, e cila ka arritur kulmin me largimin e Gjykatës Administrative dhe Gjykatës së Apelit, duke e shndërruar qytetin në një periferi institucionale pa peshë në hartën e drejtësisë shqiptare”.
Sipas Dhomës së Avokatisë të Vlorës, largimi i institucioneve shtetërore nga Vlora përbën:
-Cenim të rëndë të aksesit në drejtësi dhe shërbime publike për mijëra qytetarë;
-Goditje direkte ndaj profesionit të avokatit, funksionimit të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë juridike;
-Diskriminim territorial të hapur, që favorizon centralizimin ekstrem në Tiranë dhe braktis qytetet historike e strategjike të vendit.
“Vlora, një qytet me peshë historike, juridike dhe kombëtare, nuk mund dhe nuk duhet të trajtohet si një qytet i dorës së dytë. Vendime të tilla, të marra pa konsultim me komunitetin juridik dhe pa asnjë analizë reale të pasojave, përbëjnë shkelje të parimeve të shtetit të së drejtës dhe decentralizimit administrativ”, thekson Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë që sakaq kërkon:
-Rishikimin e menjëhershëm dhe anulimin e vendimit për zhvendosjen e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës;
-Ndërprerjen e politikës së largimit të institucioneve nga Vlora;
-Rikthimin e funksioneve gjyqësore dhe administrative, të domosdoshme për një qytet të këtij dimensioni dhe rëndësie.
“Nëse kjo prirje vazhdon, Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë rezervon të drejtën të ndërmarrë çdo veprim institucional dhe ligjor, në bashkëpunim me aktorë të tjerë vendorë dhe kombëtarë, për të mbrojtur interesin publik dhe dinjitetin e qytetit të Vlorës.
Vlora nuk do të heshtë dhe nuk do të pranojë të zhvishet nga institucionet e saj”, përfundon deklarata Dhomës së Avokatisë të Vlorës.
Skandali me dosjen e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka Shpata Maneku, ka marrë një dimension të ri pas depoziti...
Bizneset shqiptare po përballen prej më shumë se një jave më vështirësi serioze në aktivitetin e tyre të përdi...
Disa orës pasi nëndrejtori i Kadastrës së Vlorës, Sokol Shehaj doli kundër vendimin për transferimin e Agjencisë Shtet&e...
Një rrjet i madh i trafikut të kokainës u paraqit para gjyqtarëve në Vannes të Francës. Sipas medieve franceze, bëh...
Gjykata Kushtetuese ka rihapur gjykimin për Arben Frrokun, lidhur me vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Seanca për ...
Një shqiptar në të njëzetat është dënuar me 36 muaj burg për trafikimin e 21.5 kilogramëve kanabis nga Bangkoku dre...
44-vjecari nga Tepelena, Juliand Halili alias Xhuliano Halili alias Niko, konsiderohet nga policia greke si një kriminelët më të rreziksh&...
Një çifti u është thënë se do të deportohen pasi një bastisje në një pronë në Beeston zbuloi nj&eu...
Një burrë shqiptar i burgosur për trafikun e drogës në Devon pranoi se ëndrra e tij për një jetë më të mi...
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 39-vjeçar nga Dibra, Klement Kursa, i cili jetonte në Gjirokastër, nën dyshimin se ka ...