AKTUALITET

Dibër dhe Lezhë, 400 milionë euro për rrugë që rrezikojnë jetën e qytetarëve

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Mars 2026, 22:49
Dibër dhe Lezhë, 400 milionë euro për rrugë që

Ju treguam disa nga rrugët e ndërtuara gjatë dy mandative të fundit të Edi Ramës në qarkun e Vlorës, Beratit dhe Gjirokastrës, ku investimi në vetëm segmented e shembura ka kushtuar mbi 130 milionë euro. Ju treguam gjithashtu se këto rrugë janë ndërtuar gjithashtu nga kompanitë e preferuara të Ramës dhe Ballukut, ndërsa janë avulluar qindra milionë euro, sot këto akse rrezikojnë tu marrin jetën qytetarëve.

Në vijim do të zhvendosemi në veri të Shqipërisë, në qarkun e Dibrës, ku Balluku ka qenë ish-drjejtuese politike e PS dhe në qarqe të tjera të rajonit verior, ku rrugët e florinjta po shemben çdo ditë, ndërsa kostoja e tyre është më shumë se 400 milionë euro.

RRUGA E ARBERIT, TUNELI I MURRIZIT 370 MILIONE EURO

Këto janë pamjet që tregojnë dëmtimin e skarpatave në rrugën e Arbërit. Kjo e fundit, u ka kushtuar xhepave të qytetarëve më shumë se 370 milionë euro dhe pritet që kostot të rriten. Shembja e skparatave në rrugën e Arbërit, kanë ndodhur në segmentin nga Shkalla e Tujanit deri në afërsi të Tunelit të Murrizit. Dhe vetëm për këtë segment, me objekt të qartë mbrojtjen e skarpatave të maleve, qeveria shqiptare ka investuar më shumë se 13 milionë euro. në vitin 2022, ARRSH shpalli një tender me vlerë 13.3 milionë euro, i cili kishte si objekt sistemimin dhe rivitalizimin e skarpatave në Shkallën e Tujanit tenderi u fitua nga bashkimi i “Ante-Group” & “FERRO BETON & CONSTRUCTION CO” & “BILGIN TAAHHUT INSAAT MADENCILIK SANAYI VE TICARET LTD”, ndërsa u klasifikua me flamur të kuq për shkak të skualifikimit të ofertës më të ulët ekonomike.

Afati i punimeve për mbrojtjen e skarpatave ishte 18 muaj, por në 29 shkurt 2024, në afërsi të shkallës së Tujanit një masiv i madh shkëmbor u shkëput nga mali duke bllokuar totalisht rrugën, ndërsa shembjet aktuale rrezikojnë të bëjnë të njëjtën gjë. 

Jo vetëm skarpatat e malit, por edhe vet tuneli i Murrizit, duket se është në rrezik. Në rrjete sociale por edhe deputetja e PD, Denisa Vata kanë publikuar pamje që tregojnë se në tunelin e Murrizit futet ujë me sasi të mëdha, duke vënë në pikëpyetje sigurinë e tij. 

UNAZA E BURRELIT 1.3 MILIONE EURO

Më 8 janar të këtij viti, Unaza e spo ndërtuar e Burrelit, u shemb. Siç shihet nga pamjet, rruga ka pësuar një fundosje të madhe me rreth 1 metër, duke e bërë këtë segment me gjatësi prej 1.4 km të pakauleshëm për automjetet. 

Unaza e Burrelit duket se është një tjetër histori korrupsioni me ndërtimin e rrugëve, së paku kështu kuptohet nga vetë institucionet. Në vitin 2020, me një shkresë, ish-kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, i kërkon ARRSH që një segment prej 1.4 km të unazës së qytetit ta përfshijë në akset kombëtare dhe për rrjedhojë ky segment të tenderohet dhe rikonstruktohet nga fondet e buxhetit të shtetit. Në janar 2025, vetëm pak muaj nga nisja e fushatës për zgjedhjet e majit, ku Agron Malaj la bashkinë për tu bërë deputet, e përdori këtë segment si asfalt elektoral për qytetarët e Matit.

ARRSH shpalli tenderin për ndërtimin e rrugës në dhjetor 2024, ndërsa fituesi u shpall në 6 janar. Në farë morën pjesë pesë kompani, por në fund fituese u shpall një nga të preferuarat e Agron Malajt, ULZA shpk. Ky tender u klasifikua me flamur të kuq për skualifikim të të gjithë operatorëve të tjerë në garë dhe mbi të gjitha për skualifikimin e ofertës me vlerë më të ulët ekonomike.

Fondi limit i tenderit ishte 1.2 mln euro, ndërsa Ulza e fitoi këtë tender me rreth 1.3 mln euro me TVSH. Sipas një shkrese zyrtare të publikuar nga deputetja e Partisë Demokratike Denisa Vata, rezulton se projekti për rrugën është bërë nga bashkia Mat, kjo vërtetohet edhe nga dokumentet e tenderit të publikuar në Open Data.

Sipas shkresës që ARRSH i ka kthyer përgjigje deputetes, rezulton se në projektin që Agron Malaj ka bërë nuk është parashikuar rrëshqitje e tokës ndaj dhe nuk ka marrë masa inxhinikerike për trajtimin e tyre. Ndaj mjafton vetëm kaq që prokuroria të nis hetimet mbi studimin e projektit, që mban firmën e ARABEL-STUDIO. 

RRUGA DERJAN MACUKULL 540 MIJË EURO

Një tjetër rrugë me asfalt elektoral, që duket se i ka shërbyer ekskluzivisht Agron Malajt për vota në zgjedhjet e 11 majit, është dhe ajo që lidh fshatin Burgajet me fshatin Macukull, me gjatësi rreth 8.7 km.

Kjo rrugë, sipas një përgjigje të Fondit shqiptar të Zhvillimit për emisionin Plug, u rikonstruktua gjithashtu gjatë mujave të parë të vitit 2025 ndërsa punimet përfunduan në muajin prill, vetëm pak javë para zgjedhjevet të 11 majit.

Rruga u ndërtua nga kompania BAMI shpk, me mbikqyrës punimesh THC shpk dhe ARABEL STUIDO, e cila më herët kishte projketuar segmentin e shembur të unazës së Burrelit.

Sipas FSHZH, Objekti është në periudhë garancie për një periudhë 40 mujore, gjatë së cilës sipërmarrësi i punimeve mban përgjegjësi për riparimin e defekteve që mund të japin punimet e kryera. Por, edhe kjo rrugë u shemb vetëm pak javë më parë, duke rrezikuar izolimin e banorëve të tre fshatrave. 

RRUGA E RE E LURES 

Në rrjete sociale, janë publikuar së fundi edhe pamje që tregojnë shembje në pjesë të aksit rrugor Lurë-Peshkopi. Rruga u rikonstruktua vetëm një vit më parë, me financim të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në kuadër të një fondi prej 40 milionë eurosh që Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion të qeverisë shqiptare për investimet në infrastrukturë në zonat turistike. Siç shihet nga pamjet e publikuara në rrjete sociale, shtresat asfaltike të rrugës janë si tapet i holl, ndërsa segmenti nuk ka asnjë përforcim në skarpata apo muret mbajtëse të rrugës.

SHENGJIN – VELIPOJE 15 MLN EURO

Rruga panoramike Shëngjin-Velipojë, u inagurua gjithashtu nga Kryeministri Edi Rama gjatë fushatës elektorale të vitit 2025. Ai e cilësoi këtë rrugë si segment që do t`i jepte hov zhvillimit të turizmit. Por në 8 dhjetor 2025, edhe në këtë rrugë në një gjatësi prej 50 metrash ka pasur rërshqitje të trupit të rrugës, ndërsa aksi është bllokuar dhe lëvizjae mjeteve bëhet në vetëm një korsi për arsye sigurie.

Rruga Shëngjin –Velipojë nisi të ndërtohej disa vite më parë me një kredi nga BERZH. Firma që ndërtoi aksin është kompania Gener 2 ndërsa janë mbikqyrur nga JV Pace dhe ERALD-G shpk.

Shembja e rrugës ka ndodhur pikërisht në fshatin Baks Rrjoll, aty ku banorët prej javësh protestojnë kundër ndërtimit të një resorti turistik pikërisht nga kompania që mori 15 milionë euro për të ndërtuar këtë rrugë. 

Rrugët që përmendë më sipër, në qarkun Dibër dhe Shkodër, kanë kushtuar më shumë se 400 milionë euro, dhe shumica prej tyre kanë vetëm pak muaj që janë inguruar zyrtarisht.

Por këto rrugë, edhe pse kanë kosto marramendëse, nuk kanë mundur t`i rezistojnë as periudhës së garanicsë së punimeve, duke dëshmuar se shembjet në të ardhmen mund të jenë edhe më të rënda.

Në total, janë mbi 1.1 miliardë euro investime në të gjitha rrugët që trajtuam sot në emision, dhe e përbashkëta e shumicës dërrmuese të tyre, nuk janë vetë shembjet. Por, këto janë rrugë të ndërtuara gjatë kohës që Belinda Balluku drejton Ministrinë e Infrastrukturës ndërsa kompanitë që i kanë ndërtuar janë po ato, shumë prej të cilave përmenden në dosjen e Ballukut dhe gjithashtu janë duke u hetuar./ plug

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?