AKTUALITET

Denoncimi tronditës i nënës në Korçë: Edukatorja dhunoi djalin 4-vjeçar, e quajti ‘mashtrues’

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Tetor 2026, 14:15

Denoncimi tronditës i nënës në Korçë:

Një nënë nga Korça, Volsjana Plasa, denoncon se djali i saj 4-vjeçar është dhunuar nga edukatorja në kopshtin nr. 6.  Ajo tregon se i biri i ishte ankuar disa ditë më parë se mësuesja Xheni e godiste, por stafi i kishte thënë se fëmija gënjente.

Sipas nënës, ajo e ka parë edukatoren duke e shtrënguar djalin nga dora dhe duke e quajtur “mashtrues”, ndërsa pretendon se asaj i është hedhur edhe telefoni dhe i është ushtruar dhunë. Plasa thotë se e ka denoncuar rastin në komisariat dhe u bën thirrje autoriteteve arsimore të kryejnë kontrolle në kopshte për të mbrojtur fëmijët.

"Para katër ditëve djali më është ankuar, më ka thënë që mësuese Xheni më godet. Kam shkuar atje dhe u kam thënë që fëmija më ankohet. Ato më thonë që jo, sepse fëmija është ters dhe gënjen. U thashë që është fëmijë dhe nuk kam dashur ta zgjas, e mora fëmijën dhe ika. Shkoj dje në mëngjes dhe djali kishte frikë, madje më tha në prezencë të edukatores që më goditën dhe më futën në qilar. Ju kërkova me lutje stafit që djalin mos e fusnin në qilar, sepse është fëmijë dhe më është trembur. Nuk do të shkojë më në kopsht. Ato vazhdonin të më thonin që djali gënjen dhe mashtron.

Edhe gjatë rrugës dje më thoshte djali që të mos e çoja në kopsht, se e godiste edukatorja Xheni. Kur ua thashë dje të njëjtën gjë, u hodh një mësuese tjetër në mënyrë agresive. Drejtoresha po shikonte nga shkallët dhe më kërkoi që ta takoja. Shkova dhe më tha që s'ka mundësi që fëmija të rrihet këtu. Drejtoresha mbajti anën e edukatores, duke thënë që janë shumë të mira, është ambient me kamera që shikohen dhe nga bashkia. Ndërkohë më thoshte mos i beso fëmijës, çfarëdo që të thotë ai. Shkoj për të marrë djalin rreth orës 1:30 dhe e shoh që e kishin nxjerrë në oborr. Mësuesja e kishte shtrënguar në dorë djalin e po i thërriste.

U tmerrova nga ajo që pashë. I thoshte: "Pse gënjen, o mashtrues?" Nxitoj dhe shkoj te djali, ato u shtangën. E pyeta: "Çfarë po i bën fëmijës tim?" Fëmija im 4-vjeçar s'mund të gënjejë. Kam kërkuar drejtoreshën, por s'ka qenë atje. Isha shumë e revoltuar, si çdo nënë që sheh fëmijën në atë gjendje. Unë e lë fëmijën në kopsht, e çoj për t'u edukuar e për të mësuar. U thashë që do të përballen me ligjin. Më morën telefonin e ma hodhën, më ka vënë dorë madje. Mora fëmijën dhe shkova direkt në komisariat. Pa dhënë ende deklarimin tim, më ka marrë drejtoresha në telefon, duke më kërkuar të më takonte për t'u sqaruar. I thashë që tani e zbulova vetë dhe po mashtroni ju të kopshtit, jo fëmija im. Më kërkoi falje dhe më dha të drejtë, por i thashë që do të ndjek rrugën ligjore.

Para pak ditësh fëmija kishte një shenjë të kuqe te qafa. Atje më tregoi që më goditi mësuesja, ishin ditët e para dhe s'i vura shumë rëndësi, por tani e zbulova vetë. I bëj thirrje drejtorisë arsimore që të bëjë kontrolle në kopshte, sepse fëmijët janë të pambrojtur dhe të pafajshëm. Fëmija im foli edhe në prezencë të psikologes, po ata fëmijë që nuk flasin dot, kushedi sa janë dhunuar? I kërkoj drejtorisë arsimore të bëjë kontrolle, sepse në të kundërt askush nuk do t'i çojë fëmijët në kopsht," tha Plasa.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?