Konflikti me Joz Markun/ Policia shpall në kërkim Eduart Kuçin
Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e regjistruar pak ditë më parë në Tiranë ku këng&...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e regjistruar pak ditë më parë në Tiranë ku këng&...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka kritikuar çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri, duke e cilësuar si një fak...
Gazetarja e CNN, Isa Soares ka treguar sërish mbështetje ndaj protestës së qytetarëve shqiptarë, të cilët vijojnë...
Zbulohen detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Shkodër mëngjesin e sotëm, ku një 24-vjeçar humbi jetën pasi u q&...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka reaguar pas publikimit të një audio-dëshmie të...
Drejtuesit e automjeteve mund të përballen në të ardhmen me tarifa për të hyrë në zonat me trafik të rënduar...
Në një lëvizje të paprecedentë, administrata e Dhomës Civile të Gjykatës së Tiranës ka pezulluar punën ...
Ngërçi me pagat në sistemin e drejtësisë ka sjellë edhe bojkotin e parë nga administrata gjyqësore. Punonjësit...
Instituti i Shëndetit Publik ka nxjerrë raportin në lidhje me helmimin e rreth 140 personave pak ditë më parë në Fushë...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka marrë masa administrative ndaj subjektit “Polyeco Albania” Sh.p.k., pas konstati...
Moti i paqëndrueshëm, alergjia, prania e 4 viruseve dhe ndotja e ajrit kanë bërë që vendi ynë të përfshihet nga një shtim rastesh të pacientëve të prekur kryesisht nga gripi. Ardian Jorgji, pneumolog, tregon për Gazetasi.al se ka raste të shtuara por që paraqiten me një gjendje të menaxhueshme.
“Janë të prekur pacientë të çdo moshe, jo vetëm fëmijë apo të moshuar. Janë prindër që marrin gripin nga fëmijët dhe pastaj ua transmetojnë të tjerëve”, thotë Jorgji.
Ndërkohë, mjeku pediatër Bektash Mandri thotë për Gazetasi.al se fëmijët po i transmetojnë gripin njëri- tjetrit, duke bërë që të ketë raste të shtuara, sidomos në fillim jave.
“Për 3-4 orë kam pasur 18 vizita dhe vazhdoj të kem pa pushim. më së shumti janë të prekur fëmijët 1-2 vjeç”, thotë Mandri. Fëmijët e prekur kanë shfaqur temperaturë deri në 38.5 dhe të vjella e diarre për disa ditë.
Mandri shpjegon për Gazetasi.al se në vendin tonë vazhdon të jetë prania e 4 viruseve në qarkullim. Përveç Covid-19, kemi edhe prani të virusit të nëntipit AH1, AH2 si dhe RSV. Të gjithë këto viruse ulin imunitetin dhe shpesh herë shkaktojnë mbivendosje bakteriale.
“Problemet më të mëdha i kemi me infeksionet e grykëve dhe rrallë kemi infeksion të rrugëve të poshtme respiratorë”, thotë Mandri i cili tregon se problematika më e madhe e këtij viti tek fëmijët janë shqetësimet me sinuzitin.
Luhatjet e temperaturave kanë sjellë edhe ngatërrim të alergjive me gripin. Mjeku pneumolog Jorgji thotë për Gazetasi.al se duke qenë se simptomat janë të njëjta, edhe për mjekët është e vështirë të bëhet dallimi mes alergjisë dhe gripit.
“Edhe njerëzit i ngatërrojnë dhe ndoshta i neglizhojnë viruset prej kësaj por edhe prej kohës, duke menduar se është një gjendje që vjen nga koha”, thotë Jorgji i cili shton se në fakt ndikon edhe ndotja e ajrit.
“Këtë vit kam vënë re se ndotja ka ndikuar në shtimin e rasteve me grip dhe alergji”.
Hulumtimet kanë treguar se ndotja e ajrit shkakton bronkit kronik apo dhe probleme të mushkërisë. Gjithashtu njerëzit që ndodhen në një mjedis të ndotur kanë një imunitet më të dobët.
Jorgji thotë se ndotja është një nga arsyet kryesore e shtimit të rasteve të gripit, e kombinuar edhe me ‘relaksimin’ e njerëzve, viruset në qarkullim dhe luhatjet e motit.
Mjeku pneumolog thotë se edhe qershori do vazhdojë të jetë në të njëjtën situatë.
Bashkë me virozat e ndryshme që po qarkullojnë këtë periudhë, edhe covid-19 nuk ka qenë më pak në vëmendje.
Ndonëse me intensitet më të ulët, në spitalin infektiv në QSUT, vijojnë të shtrohen pacientë në gjendje të rëndë si pasojë e koronavirusit.
Sipas shefes së spitalit infektiv, Najada Çomo, kryesisht mosha e të sëmurëve me Covid-19 të shtruar në spital janë mosha e tretë dhe problemet që ka shkaktuar Covid-19 tek ata janë kryesisht pulmonet e bllokuara dhe dëmtimi i veshkave.
“Raste të reja kemi ndonëse në numër më të vogël. Kemi patur dhe vdekje por sigurisht nuk bëhet fjalë për situatë si në pandemi. Edhe me viroza intenstinale ka shtrime gjatë kësaj periudhe të cilat nuk zgjasin shumë ditë. Rastet janë të menaxhueshme”, thotë për Gazetasi.al doktoreshë Najada Çomo.
Mjekët këshillojnë që për çdo problem shëndetësor ti drejtohen mjekut të familjes për një trajtim më të specializuar pasi neglizhenca e simptomave të virozave apo Covid-19 rrezikojnë deri dhe jetën.
Policia e Krujës ka goditur një tjetër tentaivë të kultivimit të kanabisit, në malin e Brretit. Mësohet se blutë ...
Gjatë një shëtitje përgjatë vijës bregdetare turistja gjermane ka dëmtuar rëndë dorën duke e thyer, pasi ka ...
Një shqiptar i burgosur për drejtimin e një shtëpie publike, që dyshohet se frekuentohej nga ylli i regbit, Lawrence Dallaglio, i ka ...
Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare janë arrestuar në Itali. Ata kanë përfituar nga situata e një &ccedi...
ANGLI- Vrasësi i Sabina Nessa-s është në mesin e 11 vrasësve shqiptarë të caktuar për tu larguar nga Britania dhe t&eu...
KAVAJË- Arian Gosa, i cili u ekzekutua pasditën e sotme në Kavajë me pistoletë nuk është emër i panjohur për...
Të shtëna me armë janë raportuar në Kavajë pasditen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lo...
Një shqiptar është vendosur në pranga të Policisë italiane. Sipas mediave italiane, një 54-vjeçar ka goditur disa he...
Policia kufitare ka shtuar masat në det e në tokë për kontrollin e mjeteve kundruese për të shmangur ngjarje tragjike, sic u sh&...
Ashpërsim masash për krimet brenda familjes, sidomos tek fëmijët. Qeveria kërkon që të ndryshojë sërish Kodin Pen...