Banorët e Vlorës denoncojnë mungesën e ujit: Na e ndërpresin çdo natë
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Banorët e zonës së Vlorës po përballen me mungesë të vazhdueshme të ujit të pijshëm. Në denoncimin p&e...
Skandalet e kësaj qeverie janë të shumta, por shembullin e ministrave dhe deputetëve e kanë ndjekur dhe një seri kryebashkiakë...
Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi u përfshinë në një konflikt të dhunshëm pranë kryq&eu...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku bëhet me dije ...
Një emigrant nga fshati Pocest, në Maqellarë të Dibrës, ka denoncuar për Piranjat News për mungesën e ujit të pij...
Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, humb jetën 1 person, plagoset një tjetër...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...

Avokatja Adriana Kalaja ka dhënë të tjera detaje nga skandali që ka përfshirë institucionet e drejtësisë në Shqipëri, në lidhje me rastin e gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, Maneku, Shpata, e cila rezulton tashmë edhe zyrtarisht sipas dokumentave greke, se është dënuar me burg në Greqi, si dhe është dëbuar prej shtetit fqinj.
Në një deklaratë për mediat para SPAK, Kalaja theksoi se gjyqtarja Gjoka ka kryer shkelje të rënda ligjore dhe penale, pasi në 3 raste ka refuzuar deklarimin e dënimit të saj me burg në Greqi, në plotësimin e formularëve të vetëdeklarimit.
Gjithashtu Kalaja u shpreh se ‘ky dokument autentik i dënimit të Irenës me disa mbiemra, e ka administruar edhe Prokuroria e Përgjithshme, edhe Ministria e Drejtësisë, edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor’.
‘Ndjehemi shumë të keqardhur që edhe sot e kësaj dite, jo vetëm nuk ka një veprim konkret lidhur me veprimet të kundërligjshme të kësaj gjyqtareje, por minimalisht nga këto institucione nuk është vendosur qoftë dhe një pezullim nga ushtrimi i detyrës, sepse jemi në dijeni të faktit që kjo gjyqtare delikuente, kjo kriminel e qartë ndaj ligjit dhe së drejtës, vazhdon jep vendime kundra opozitës, kundra krerëve të saj’, tha Kalaja.
Kalaja: Sot kam ardhur në referim të shkresës që na është vënë në dispozicion nga Prokuroria e Përgjithshme dhe në referim të kallëzimit penal që unë kam bërë në maj të 2025-ës, por edhe të dy kallëzimeve të tjera, shtesë të bëra ndaj gjyqtares Irena me tre mbiemra, lidhur me faktin e dënimit penal në shtetin grek.
Fakt i cili është mohuar në mënyrë vijuese. Pra, çfarë ka bërë që ne të kemi pretenduar që kemi të bëjmë me një recidiviste, por që ka kryer edhe një krim në mënyrë vazhduese.
Ndërkohë që ka refuzuar në tre raste, në plotësimin e formularëve të vetëdeklarimit, ka mohuar jo vetëm momentin e dënimit në shtetin grek, ka mohuar edhe ndjekjen penale, pasi siç e dimë ka një kuadrat më vete kur thuhet: nëse ka qenë ndonjëherë në procedim penal brenda apo jashtë vendit.
Ka mohuar apo falsifikuar në deklarim, thotë ligji, edhe kuadratin që lidhet me dëbimet. Pasi siç jeni bërë me dije dhe ju mediat, dhe sot gjej rastin edhe për numrin e mediave të interesuara, t'ju falënderoj, për të dhënë një lajm kaq sensitiv, për të dhënë dhe një lajm që ka interes kaq të madh për publikun. Ndërkohë kemi dhe një problem shumë të rëndë, sepse vendimi autentik i konfirmuar nga autoritetet greke, përveç se së paku është vënë në dispozicion nga ana jonë në shtator të 2025-ës, po në korrik të 2025-ës, ky dokument autentik të dënimit të Irenës me disa mbiemra, e ka administruar edhe Prokuroria e Përgjithshme, edhe Ministria e Drejtësisë, edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Dhe ndjehemi shumë të keqardhur që edhe sot e kësaj dite, jo vetëm nuk ka një veprim konkret lidhur me veprimet të kundërligjshme të kësaj gjyqtareje, por minimalisht nga këto institucione nuk është vendosur qoftë dhe një pezullim nga ushtrimi i detyrës, sepse jemi në dijeni të faktit që kjo gjyqtare delikuente, kjo kriminel e qartë ndaj ligjit dhe së drejtës, vazhdon jep vendime kundra opozitës, kundra krerëve të saj. Kështu që sipas provës që unë do depozitoj sot, është konfirmuar jo vetëm dënimi penal i shtetases Irena me tre mbiemra në autoritetet greke, jo vetëm që ky dënim i formës së prerë ka shkuar për ekzekutim te prokurori i posaçëm në shtetin grek, por nga ana tjetër kemi konfirmimin se shtetasja Irena me tre mbiemra, fatkeqësisht gjyqtare në një nga gjykatat më të rëndësishme në vend, nuk ka deklaruar as dhe dëbimin, dy herë, nga shteti grek, atë të vitit 2002 dhe atë të vitit 2003.
Dhe siç jeni vënë në dije ju si media, është një prokurë ku është e qartë se si vetë Irena me tre mbiemra autorizon një avokat grek që të merret me heqjen e dy 'expulse-ve' apo dy dëbimeve nga shteti grek.
Ndërkohë unë nëpërmjet mediave tuaja i bëj thirrje jo vetëm SPAK-ut që të veprojë me urgjencë, sepse siç e thashë, nuk kemi të bëjmë vetëm me mosdeklarimin në formularët përkatës në tre raste, por kemi të bëjmë dhe me një krim vazhdues në lidhje me mosdeklarimin.
Ky është një fakt penal, është një fakt penal i dënueshëm dhe i ndëshkueshëm, ashtu sikundër kanë qenë dhe rastet precedente, qoftë të gjyqtarit Admir Thanza, qoftë dhe dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Apelimit që janë Luan Daci dhe Ardian Hajdari.
Kështu që në këto kushte, provat dhe dokumentat janë të administruara në dosjen e SPAK-ut. Sot po sjellim një provë të qenësishme që vërteton jo vetëm dënimin, por dhe dijeninë e plotë që ka patur kjo shtetase, pasi vërtetohet dhe ankimimi që ka bërë në shkallët e mëtejshme.
Dhe në këto momente nuk kemi asnjë dyshim apo nuk kemi asnjë arsye që çështja të zgjatet dhe si SPAK-u si KLGJ-ja mos të dalin me një vendim; SPAK-u me dënimin e gjyqtares me tre mbiemra dhe KLGJ-ja fillimisht me pezullimin dhe përfundimisht me shkarkimin.
Pasi në të kundërt, këta prokurorë, këta anëtarë të KLGJ-së, qoftë dhe Prokurori i Përgjithshëm, nëse do evidentohen nga ne se kanë shkelur ligjin dhe kushtetutën, do të përballen para ligjit ashtu sikundër Irena me tre mbiemra. Faleminderit ju.
Ish-kandidati për deputet i Partisë Dermokratike, Aulon Kalaja, ka denoncuar këtë të mërkurë gjendjen skandaloze të rr...
Policia e Tiranës arrestoi tre persona të një grupi kriminal i cili shiste armë zjarri. Burime bëjnë me dije se të arrestu...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, për udhëheqjen ...
Pas denoncimit nga emisioni “Piranjat”, policia e Lezhës ka arrestuar 39-vjeçarin me inicialet A. A., i cili aktualisht ishte nën...
Një trafik i rënduar është krijuar ditën e sotme në kryeqytet në aksin rrugor të Unazës së Madhe, nga z...
Ish-deputetja e PS-së Blerina Gjylameti është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Gjylametit i ë...
Dhëndri i Donald Trump, Jareed Kushner dhe bashkëshortja e tij Ivanka Trump, kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të mërkure...
Ulja drastike e temperaturave gjatë sezonit të dimrit nuk sjell vetëm ftohtë, por edhe një rrezik të shtuar për shënde...
Sektori i transportit në Shqipëri vijon të përballet me një sërë sfidash strukturore që kufizojnë ndjeshëm z...
Një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, është arrestuar në qytetin Fasano, ...