Boçi: Përgjimi i Ahmetajt fundos Ramën, SPAK të nisë hetimet
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi thotë se deklaratat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj n&eu...
Në Shqipëri, numri i nxënësve në arsimin fillor vijoi të bjerë edhe në vitin 2024. Nga 146 962 nxënës të...
Rritja e çmimeve është përshpejtuar në gusht, duke u rritur me 3.2%, nga 3.4% në korrik. Ky është muaji i tret...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj ceremonisë me nderime shtetërore të organizuar në Serbi p&eu...
Real Madridi po e shqyrton gjithnjë e më seriozisht mundësinë e transferimit të Declan Rice, me disa figura me ndikim brenda klubit q...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza të forta ndaj ekzekutivit menjëherë pas mbled...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka ironizuar nismat e qeverisë së Edi Ramës, “Besën” dhe “PasqyrAl...
Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i një rasti zjarrvënieje të ndodhur më 6 korrik 2026, në vendin e quajtur “Qafa e...
Kundërshtarët e një projekti luksoz pronash të paluajtshme në një zonë të mbrojtur natyrore në Shqipëri kan&...
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur sot në Tropojë, ku sipas informacioneve, katër punonjës të Bashkisë Tr...
Pesë vite nga dy vrasje që tronditën Vlorën njëra pas tjetrës, ajo e pas Gentian Qarrit, më 6 shkurt të 2021 dhe Bledar Birçajt më 10 maj të të njëjtit vit, SPAK ka lëshuar 8 urdhër arreste për autorët e dyshuar të krimit, pjesë e grupit të Ines Hajrullës, teksa edhe në këtë dosje dalin dy zyrtarë të policisë të implikuar.Ines Hajrulla dhe Ervis Matodashaj nuk janë kapur nga policia dhe dyshohet se fshihen jashtë vendit, teksa Flodian Plakut të arrestuar më herët për vrasjen e Gentian Bejtjes, dhe i është komunikuar tjetër masë sigurie në burg.
Pjesë e grupit janë edhe shefi i sektorit të policisë shkencore të Kukësit, Rezat Kuçi, që është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, dhe akuzohet veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Trafik lëndësh narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.
Kuçi rezulton se në kohën kur ishte shef krimesh në Komisariatin nr 2 në Tiranë, janar 2024, ka marrë edhe një çertifikatë mirënjohjeje nga drejtuesit e uniformave blu për performancë të lartë në detyrë. Një tjetër ish-polic, i arrestuar në Zvicër është Hamëz Demushi, dhe akuzat i ka për vepra të ngjashme penale.
Hajrulla dhe Matodashaj, kanë qenë dy herë shënjestër e atentateve të cilët dështuan pasi me sa duket informacionet mbërrinin shumë shpejt tek ata para se të ekzekutohej plani. Disa vite më parë Amarildo Nikolli personi që do i vriste me porosi të Leonard Luzit u arrestua kur po nisej për të kryer ekzekutimin.
Lidhur me krimet kundër jetës që akuzohet ky grup kriminal, kujtojmë se Gentian Qarri u vra mbrëmjen e 6 shkurtit 2021. Autorët mbërritën me një automjet “Toyota Yaris”. Ndaj tij është qëlluar me 20 plumba 6 prej të cilëve në trup. Qarri, kishte 3 vite që ishte kthyer në Vlorë pasi ishte i dënuar në itali me 11 vite burgim për akuzën e trafikut të drogë.
Ndërsa Bledar Birçaj, pronari i një lokali të njohur në Vlorë, humbi jetën pasi më 10 maj 2021 u qëllua me breshëri teksa lëvizte me makinën e tij në lagjen “Hajro Çakërri”. Edhe viktima ishte i armatosur në momentin kur ndodhi ngjarja pasi 40-vjeçarit iu gjet në brez një pistoletë bereta e mbushur. Birçaj ishte në timon të mjetit BMË x5 me targe AA797CS teksa vrasja tha policia u krye me kallashnikov model 56, i cili u zbraz të paktën 29 herë.
Grupi kriminal zbuloi SPAK kryesisht përmes bisedave që kanë shkëmbyer në aplikacionin Sky Ecc, merrej edhe me trafikimin e narkotikëve kryesisht në Gjermani dhe Holandë. Gjatë operacionit që zgjati këtë të shtunë për rreth 6 orë, janë kontrolluar bazat e grupit të Ines Hajrullës në Vlorë, ku janë sekuestruar edhe disa aparate celularë, armë zjarri e municion, shuma parash e sende të tjera me vlerë për hetimin.
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Shkodër-Koplik. Sipas Policisë, një kami...
Prej 11 ditësh, në fshatin Suk 1 të Roskovecit kanë nisur punimet për ndërtimin e një termocentrali me gaz, projekt që p...
Flamuri kombëtar kuqezi i vendosur në “Shtëpinë e Flamurit” ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe qytetarëv...
Drejtori i ARRSH, Ami Kozeli duke folur lidhur me rrëshqitjen e rrugës Librazhd-Prrenjas, tha se u morën menjëherë masa për siguri...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK i zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm...
Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga afati përfundimtar për shpalljen e ofertës për portin e ri të Durrësit në P...
Rezart Kuçi është personi i arrestuar ditën e sotme nga AMP për “Shpërdorimit të detyrës”, “Trafik l...
VLORË- Personi që shihni në foto është punonjësi i policisë Rezart Kuci, i cili u arrestua sot në operacionin në ...
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me operacionin e ndërmarrë sot në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. ...
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e zhvilluar nga SPAK në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku u...