AKTUALITET

Edhe prokuroria e Durrësit ‘përmbytet’/ Tallja - Nisin hetimet për hidrovorin, ndërkohë që afera duhej të ishte hetuar me kohë

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Janar 2026, 16:20

Edhe prokuroria e Durrësit ‘përmbytet’/ Tallja - Nisin

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimin kryesisht pas situatës së shkaktuar nga reshjet e dy ditëve të fundit në Durrës, ku qyteti dhe zonat përreth janë nën ujë, si dhe pas vdekjes së një 54 vjeçari për shkak të motit. Prokuroria po heton për veprën penale “shkatërrim i pronës përmes përmbytjes” dhe ka dyshime se situata me 250 ha tokë të përmbytur mbi 1000 familje të prekura e të dëmtuara, është shkaktuar për shkak të mosfunksionimit të Hidrovorit.

Tenderi për ndërtimin e Hidrovorit të ri, me vlerë 19 mln euro u fitua nga bashkimi i kompanive 2T, Adriatik dhe vëllezerit Hysa. Kompania Adriatik zotërohet nga Petrit Kovaçi në masën 50%. Petrit Kovaçi është babai i Spartak Kovaçit, ish-drejtor i Përgjithshëm i Ujësjellës Kanalizimeve. Kovaçi rezulton të jetë lidhje familjare e Ceno Klosit, ish drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, ndërsa aktualisht është deputet në qarkun e Fierit. Spartak Kovaçi është në listën e njerëzve të besuar të Belinda Ballukut, zv.kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës, për të cilën SPAK ka kërkuar leje në Kuvend për ta arrestuar, pasi e akuzon për abuzime me tenderat në miliona euro.

Referuar të dhënave të Open Data, kompania 2T zotërohet në masën 20% nga Artan Sako, vëllai i Gramoz Sakos, aktualisht kryetar i Bashkisë së Tepelenës, ndërsa ka qenë më herët drejtues i Gardës së Republikës. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se si pasojë e kësaj situate dyshohet se ka ardhur për pasojë dhe vdekja e shtetasit A.H., i cili rezulton të jetë punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh. Sipas informacioneve rezulton se ky shtetas ka shkuar në zonë për të verifikuar situatën e krijuar nga reshjet dhe vërshimet e ujit. Nga të dhënat paraprake ka dyshime që ai ka humbur jetën për shkak se është marrë nga rrjedhja e ujit e shkaktuar në vend. Në kushtet kur rrethanat se si ka ndodhur humbja e jetës së këtij shtetasi, bazuar në rrethanat e marra dijeni deri në këto momente personalisht dhe nëpërmjet medias, rezulton se ka dyshime të arsyeshme për ekzistencën e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, të kryer nga personat përgjegjës për mirëmbajtjen, kontrollin dhe menaxhimin e situatës së krijuar për shkak të reshjeve të shiut, në qytetin e Durrësit.

Ka dyshime se nga personat e ngarkuar me funksione, të cilat kanë për detyrë menaxhimin e situatës janë kryer veprime ose mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke dëmtuar rëndë interesat e shtetasve dhe personave juridikë dhe kanë sjellë edhe pasojat e rënda të evidentueshme dhe të matshme mbi të mirat pasurore si edhe në jetën e një personi i cili ka humbur jetën.

Po kështu, bazuar në dëmet e konsiderueshme të evidentuara deri më tani që janë shkaktuar në infrastrukturën publike si dhe pronën privat, ekzistojnë dyshime të arsyeshme për ekzistencën e veprës penale të “Shkatërrimit të pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” të parashikuar nga neni 153 dhe neni 161 i Kodit Penal.

Urdhëri i Prokurorisë:

PËR REGJISTRIMIN KRYESISHT TË PROCEDIMIT PENAL

Në Durrës, sot më datë 08.01.2026,

Unë Suela BELULI, Drejtuese në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, pasi mora dijeni me iniciativë për kryerjen e veprës penale,

K O N S T A T O V A:

Bazuar në informacionin e marrë nga të dhënat publike rezulton se në territorin ku ushtron juridiksionin Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shkak të reshjeve të shiut të datave 06.01.2026 dhe 07.01.2026, kanë ndodhur përmbytje në disa rrugë të qytetit dhe zonat përreth tij.

Si pasojë e kësaj situate rezulton se një pjesë e rrugëve janë bërë të pakalueshme, duke ndërprerë qarkullimin e rregullt dhe normal të mjeteve të transportit rrugor. Po ashtu, rezulton se si pasojë e situatës së krijuar janë shkaktuar dëme materiale, në përmbytjen e shumë banesave dhe objekteve private në qytetin e Durrësit si dhe në zonat përreth tij.

Situata e krijuar përgjatë dy ditëve për shkak të rreshjeve të vazhdueshme ka krijuar problematika reale të dukshme për personat fizikë, për mirëqënien e tyre por edhe dëme të konsiderueshme të cilat kanë qënë të dallueshme për çdo person ndërkohë që një pjesë e dëmeve janë publikuar edhe në median e shkruar, atë onlinë dhe televizionet kombëtare.

Gjendja e krijuar e cila ka penguar zhvillimin e normale arsimore, shtetërore, shëndetësore, ka krijuar bllokimin e rrugëve urbane dhe interurbane, përmbytjen e banesave dhe vendosjen në rrezik real të jetës së qytetarëve, përmbytjen e institucionit penitenciar duke vendosur në gjendje emergjente të gjithë qarkun në të cilin ushtron juridiksionin territorial dhe lëndor Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës jep të dhëna të mjaftueshme dhe të arsyeshme se jemi përpara një fakti penal.

Në këto kushte, me qëllim thellimin në shkaqet që kanë çuar në shaktimin e këtyre pasojave dhe analizimin në mënyrë ezauruese nëse shkaqet kanë qenë tërësisht natyrore apo kanë ardhur si pakujdesisë apo mospërmbushjes së detyrës nga ana e organeve kompetente shtetërore apo të vetëqeverisjes vendore, merret iniciativa për regjistrimin e këtij procedimi penal. Ndërkohë, hetimi i mëtejshëm do të japë përfundime të drejta mbi ekzistencën ose jo të përgjegjësisë penale.

Gjithashtu, nga të dhënat e deritanishme rezulton se si pasojë e kësaj situate dyshohet se ka ardhur për pasojë dhe vdekja e shtetasit A.H., i cili rezulton të jetë punonjës i Ndërmarrjes Komunale Plazh. Sipas informacioneve rezulton se ky shtetas ka shkuar në zonë për të verifikuar situatën e krijuar nga reshjet dhe vërshimet e ujit. Nga të dhënat paraprake ka dyshime që ai ka humbur jetën për shkak se është marrë nga rrjedhja e ujit e shkaktuar në vend.

Në kushtet kur rrethanat se si ka ndodhur humbja e jetës së këtij shtetasi, bazuar në rrethanat e marra dijeni deri në këto momente personalisht dhe nëpërmjet medias, rezulton se ka dyshime të arsyeshme për ekzistencën e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, të kryer nga personat përgjegjës për mirëmbajtjen, kontrollin dhe menaxhimin e situatës së krijuar për shkak të reshjeve të shiut, në qytetin e Durrësit.

Ka dyshime se nga personat e ngarkuar me funksione, të cilat kanë për detyrë menaxhimin e situatës janë kryer veprime ose mosveprime që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke dëmtuar rëndë interesat e shtetasve dhe personave juridikë dhe kanë sjellë edhe pasojat e rënda të evidentueshme dhe të matshme mbi të mirat pasurore si edhe në jetën e një personi i cili ka humbur jetën.

Po kështu, bazuar në dëmet e konsiderueshme të evidentuara deri më tani që janë shkaktuar në infrastrukturën publike si dhe pronën privat, ekzistojnë dyshime të arsyeshme për ekzistencën e veprës penale të “Shkatërrimit të pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” të parashikuar nga neni 153 dhe neni 161 i Kodit Penal.

Për të grumbulluar të dhëna të nevojshme lidhur me përcaktimin e faktit dhe veprës penale, si dhe për individualizimin e përgjegjësisë penale dhe të personit apo personeve që kanë kryer veprën është e domosdoshme kryerja e hetimeve të nevojshme të lidhura me ushtrimin e ndjekjes penale duke administruar të gjitha aktet e nevojshme dhe marrjen në pyetje të personave që kanë dijeni për ngjarjen me qëllim grumbullimin e të dhënave me interes për hetimin me qëllim që rezultatet e provave të paraqesin një rezultat të qartë dhe të bazuar në prova mbi ekzistencën e faktit penal dhe personave përgjegjës.

Sa më sipër, në mbështetje të neneve 24, 280 dhe 287/1 e 315/3 të K. Pr. Penale,

U R D H Ë R O J:

Të kryhet regjistrimi i procedimit penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” të parashikuar nga neni 153, 161 dhe 248 i Kodit Penal.
Për zbatimin e këtij urdhëri ngarkohet Zyra e Regjistrit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

P R O K U R O R I - Suela BELULI

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?