Qytetarët nuk e ndalin revoltën, ulen në rrugë dhe bllokojnë kryqëzimin e “21 Dhjetorit”
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Një pjesë protestuesish kanë përshkallëzuar aksionin e tyre në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pran...
Një prej aktivistëve të protestës para Kryeministrise ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhu...
Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve. Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi ...
Fluturojnë vezë dhe domate, disa persona mbahen të ndaluar: Në Tiranë protesta kundër një projekti ndërtimi në breg...
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Detaji më i çuditshëm është se klubi norvegjez, Viking, ka dy trajnerë kryesorë. Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim e drej...
Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi ...

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon rënien dhe preku të mërkurën një minimum të ri historik, më afër se kurrë më parë pranë pragut të 95 lekëve.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 95.07 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.
Kursi Euro-Lek ka rënë me afërsisht 1.8% që nga fillimi i vitit 2026, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 2.9%.
Me hyrjen në stinën e verës, presionet rënëse mbi kursin e këmbimit të Euros po forcohen më shumë. Kjo ishte e pritshme, për shkak të ndikimit më të rëndësishëm të prurjeve nga turizmi mbi ofertën e valutës në tregun vendas.
Blerjet e Bankës së Shqipërisë kanë ndikuar për ta mbajtur nën kontroll dhe për ta ngadalësuar tendencën e zhvlerësimit të Euros, por pa arritur ta frenojnë atë plotësisht. Në komunikimet publike lidhur me ndërhyrjet në kursin e këmbimit, Banka e Shqipërisë ka theksuar se nuk synon mbajtjen e nivele të caktuara të kursit të këmbimit, por shmangien e lëvizjeve shumë të forta të saj, në rastin konkret në kahun rënës.
Në periudhën 2024-2025, Banka e Shqipërisë bleu më shumë se dy miliardë euro në tregun e brendshëm valutor. Blerjet besohet se kanë qenë të konsiderueshme edhe në pjesën e parë të vitit 2026, por vlerat e operacioneve nuk kanë qenë publike.
Perspektivat afatshkurtra të kursit duken në favor të një forcimi të mëtejshëm të Lekut, për shkak të sezonit turistik.
Nga ana tjetër, shtrenjtimi i karburanteve dhe rritja e inflacionit të importuar në muajt e fundit nuk po sjell ndonjë efekt të dukshëm në rritjen e kërkesës për valutë dhe në frenimin e rënies së kursit të Euros.
Por, rritja e inflacionit mund të ndikojë në qasjen e Bankës së Shqipërisë në lidhje me ndërhyrjet në tregun valutor. Në kushtet e një inflacioni që e ka arritur tashmë objektivin prej 3% dhe që duket të shfaqë tendenca në rritje të mëtejshme, Banka Qendrore nuk është më e justifikuar për ta frenuar forcimin e Lekut, me argumentin e kontrollit të inflacionit.
Një tërheqje e Bankës së Shqipërisë do ta linte kursin nën efektin e plotë të forcave të tregut, të cilat për momentin duken se ushtrojnë trysni në favor të një forcimi të mëtejshëm të monedhës vendase kundrejt Euros.
Forcimi i Lekut në teori do të zbuste presionet inflacioniste, të paktën në segmentin e mallrave dhe shërbimeve të importuara. Por, nga ana tjetër, Leku gjithnjë e më i fortë po gërryen përfitueshmërinë dhe konkurrueshmërinë e degëve eksportuese të ekonomisë. /Monitor
“Armand Shakaj, më kërkoi të fikja dritat. Më tha se do të nxirrte një frigorifer. Nuk kam asnjë dijeni për fati...
Kanë dalë detaje të reja lidhur me konfliktin fizik të raportuar mes Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Komb&...
Në protestën masive në Tiranë kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë që ai drejton, një pankartë e mbajtur ng...
Protesta kundër imigracionit kanë shpërthyer në Belfast të Irlandës së Veriut pas një sulmi me thikë në qyte...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Shëngjin, ku i plagosur mbeti Kristian Gjoni. Sipas informacioneve paraprake, ...
Ka dështuar të vijojë procesi gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe 18 të bashkëpandehurve të...
Protesta qytetare në bulevard ka shënuar ditën e saj të dhjetë radhazi këtë të martë. Me qindra qytetarë u mbl...
Gazetarja Aranita Brahaj, e ftuar në “A Show”, hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit, duke e cilësuar atë si simbol të ...
Bordi i Transparencës ka ulur me 2 lekë çmimet e naftës dhe benzinës. Sipas vendimit, çmimi i shitjes së naftës &...
Seanca e sotme gjyqësore, ku Erion Veliaj është marrë i pandehur së bashku me 18 persona të tjerë ka nisur në GJKKO. ...