
Protesta e thirrur këtë të martë, më 9 dhjetor, në mbështetje të Erjon Bobës, adoleshentit që humbi jetën pas një konflikti mes adoleshentësh, mblodhi vetëm familjarët dhe disa të afërm të tij. Edhe pse pjesëmarrja ishte e kufizuar, atmosfera ishte e rënduar dhe shënuar nga dhimbja, teksa familjarët ngritën kërkesën për transparencë dhe drejtësi të plotë.
Halla e viktimës theksoi se protesta nuk ishte një tubim thjesht familjar, por një thirrje për qytetarët dhe institucionet që të reflektojnë dhe të marrin masa konkrete, në mënyrë që tragjedi të tilla të mos përsëriten. Ajo kërkoi hetim të drejtë dhe të thelluar, duke theksuar se Erjoni nuk duhet të mbetet një statistikë e radhës. Një qytetar i pranishëm tha se mbështet familjen në kërkesën për drejtësi dhe ngriti shqetësimin për gjendjen e shoqërisë dhe të mjedisit shkollor.
“Mbështes drejtësinë për Erjonin. Fatkeqësi e rëndë, mjerë kush e përjeton. Po jetojmë në një shoqëri depresive e indiferente, ku askush nuk reagon. Nuk po rritet një brez edukativ, por agresiv, sepse nxënësit nuk shkojnë në shkollë me çanta me libra, por me thika dhe municione,” u shpreh ai.
Ngjarja që i mori jetën 15-vjeçarit Erjon Boba ndodhi më 25 nëntor në zonën e ish-Kënetës, ku ai u konfliktua me një grup bashkëmoshatarësh dhe u godit me thikë. Pas disa ditësh në Spitalin “Nënë Tereza”, ai ndërroi jetë më 4 dhjetor.
Kjo tragjedi sjell në kujtesë një ngjarje të ngjashme të ndodhur një vit më parë në Tiranë, ku nxënësi Martin Cani u vra me thikë nga një bashkëmoshatar. Për këtë rast, autori i dyshuar është arrestuar dhe më 9 dhjetor pritet të shpallet vendimi i gjykatës.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
9 Dhjetor14:44
Inflacioni i nëntorit 2.1%, por qiratë dhe ushqimet bëhen më të shtrenjta
Çmimet e qirave dhe ushqimeve në rritje ishin përbërësit kryesorë të inflacionit në muajin nëntor, i cili ishte...
AKTUALITET
9 Dhjetor14:34
U sulmua për vdekje nga Pitbulli, nesër i jepet lamtumira e fundit 2-vjeçarit shqiptar
2-vjeçari shqiptar i cili humbi jetën pasi u sulmua në Zakynthos të Greqisë do të përcillet të mërkurën p&...
AKTUALITET
9 Dhjetor14:24
Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg autorin e krimit
Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg Mario Përleshajn. Si autori, ashtu edhe viktima ishin nxënës të shkollës 9-vje&cced...
AKTUALITET
9 Dhjetor14:16
“As chat GPT nuk e gjen dot”, Zhupa akuza qeverisë: Kujtoheni për diasporën, vetëm kur ka zgjedhje!
Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa hodhi akuza se qeveria nuk e ka trajtuar siç duhet diasporën....
Nga Petrit Vasili
AKTUALITET
9 Dhjetor14:14
Avokat i Popullit, tash e mbrapa Avokati i Ramës!
Rrëmbimi më i fundit i Ramës është institucioni i Avokatit të Popullit.
Me një proces talebanesk, të zvarritur, t&eum...
AKTUALITET
9 Dhjetor14:11
Plazhet e Divjakës kthehen në landfill, tonelatat me mbetje s’i pastron bashkia
Brigjet e Adriatikut janë kthyer në landfill për mbetje të shumta të cilat derdhen nga lumenjtë të cilët kalojnë ...
AKTUALITET
9 Dhjetor13:47
Vrasja e Mondi Mëhallës! Jep dëshminë ish-ortaku i arrestuar: E lamë të takohemi te karburanti, më tha OK
Një pjesë e dëshmisë së një prej të arrestuarve për ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla, ish-ortaku Xhino Ago...
AKTUALITET
9 Dhjetor13:44
Lahuta shqiptare zyrtarisht pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s!
Lahuta shqiptare është përfshirë zyrtarisht në pasurinë botërore të trashëgimisë kulturore jomateriale t&eum...
AKTUALITET
9 Dhjetor13:40
EMRAT/ Gara për Drejtor Policie në 3 Qarqe, 6 kandidatët dalin nesër para komisionit
Në 3 qarqe të vendit, Shkodër, Elbasan dhe Korçë, Policia e Shtetit po i nënshtrohet një riorganizimi në nivel drejt...
AKTUALITET
9 Dhjetor13:34
Zegjine Çushi: Shihni ëndrra natën dhe tërhiqni firmat/ Korreshi e ironizon: Unë shoh ëndrra me gjellë pasanikësh
Saimir Korreshi ka ironizuar deklratën e deputetes Zegjine Çaushi, e cila komentoi tërheqjen e firmave për Avokatin e Popullit n...