Shehi: Ramën e gjuan gjysma e Shqipërisë me gurë!
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama duhet të jetë një pikë e pangociueshme. Sipas...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama duhet të jetë një pikë e pangociueshme. Sipas...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur kalimin në seancë të kërkesës së magjistratëve për çështjen e pagave, duke...
Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm u ka bërë thirrje të gjithë sipërmarrësve shqiptarë që t&...
Një përleshje me thika është regjistruar në Has, ku tre adoleshentë kanë mbetur të plagosur. Sipas informacionit para...
“ Janë aktualisht 7 efektivë të pezulluar nga vetë Policia e Shtetit, të cilët i janë shtruar hetimit nga Agjencia e...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas përjashtimit të tij dhe pesë deputetëve të tj...
Studentët dhe pedagogët vijojnë ende me qëndrimin e tyre përpara Kryeminstrisë. Ata kanë refuzuar sërish kërkes&...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar mbi protestat në Shqipëri, duke theksuar se ato nuk bien ndesh me rrugën e vendit drejt...
Ergys Verdhos i janë komunikuar sot nga Prokuroria e Posaçme akuzat që rëndojnë ndaj tij, si pjesë e dosjes ku është...
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), Erald Elezi, janë ...

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas përjashtimit të tij dhe pesë deputetëve të tjerë të opozitës për 60 ditë nga punimet e Kuvendit, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përdor dhunën për të shtypur protestat studentore.
Në një intervistë për News24, Këlliçi deklaroi se opozita kishte kërkuar që në Kuvend të diskutohej për protestat dhe kërkesat e studentëve, mes tyre largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike.
“Parashtrova në emër të PD-së pikën e parë të kërkesës së studentëve: largimin e Ramës, krijimin e qeverisë teknike. Ne kemi kërkuar që të respektohen kërkesat e studentëve. Kemi dashur që të diskutohej për atë çka ndodhte jashtë Kuvendit. Nuk mund të ketë normalitet parlamentar kur të rinjtë po rrihen brutalisht, po u thyhen kockat”, u shpreh Këlliçi.
Demokrati akuzoi kryeministrin se ka nxitur veprimet e policisë kundër protestuesve, duke pretenduar se deri më tani nuk ka pasur një kërkim falje nga ministri i Brendshëm, Policia apo vetë Rama për dhunën e denoncuar gjatë protestave.
Një tjetër çështje që Këlliçi kundërshtoi ishte pretendimi për lidhje të protestave studentore me lëvizjen ANTIFA. Ai e mohoi kategorikisht këtë lidhje, duke deklaruar se protesta u përket studentëve dhe të rinjve shqiptarë.
“Nuk ka lidhje ANTIFA me protestën e studentëve në Shqipëri”, tha Këlliçi, duke akuzuar qeverinë se po përpiqet të deformojë natyrën e protestës.
Ai pranoi se përfaqësues dhe mbështetës të Partisë Demokratike kanë marrë pjesë në tubime, por theksoi se opozita nuk pretendon se i organizon ato.
“Do të ishte e pafalshme nëse nuk do të ishim në protestë dhe në mbështetje të studentëve. Nga Berisha te zyrtari më i fundit, nuk e mohojmë në asnjë moment përfshirjen e të rinjve tanë, strukturave tona, në mbështetje, por nuk pretendojmë autorësinë e protestës. Kjo protestë është e studentëve, e të rinjve. Ne kemi detyrë që t’i mbështesim ata”, deklaroi deputeti demokrat.
Këlliçi akuzoi gjithashtu Ramën se po përpiqet t’ia faturojë opozitës aktet e dhunës gjatë demonstratave. Ai përmendi edhe pretendimet për strehimin e personave të dyshuar për zjarrvënie në selinë e PD-së, duke i cilësuar ato si shpifje.
Në fund, deputeti demokrat iu referua edhe çështjes së zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke deklaruar se Rama po përpiqet ta mbrojë atë dhe se vendi nuk mund të shkojë drejt një konflikti civil për këtë arsye.
“S’mund të shkojë vendi në luftë civile se Rama mbron Ballukun. Lufta po bëhet se ky nuk do që t’i vijë radha, se do ta ketë radhën pas Ballukut”, u shpreh Këlliçi.
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar mbi protestat në Shqipëri, duke theksuar se ato nuk bien ndesh me rrugën e vendit drejt...
Teksa kryeministri Edi Rama doli sot për të publikuar me iniciale disa persona, që sipas tij u arrestuan pasi kryen akte të dhunshme n&eum...
Kreu i PD gjatë një deklaratë për mediat tha se ‘Rama u bë sot zëdhënës i prokurorisë së komunizmit&rs...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku në fokus kanë qenë protestat masive të zhvillu...
Mjekët i janë bashkuar gjatë ditës së sotme protestës së studentëve dhe thirrjeve të tyre për dorëheqje...
Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg, në një intervistë ekskluzive për emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, me moderatorin Flavio Qa...
Aktivisti shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari kërkon përfshirjen e përfaqësuesve perëndimorë në dialogun mes protestuesve, ...
Tensionet dhe kaosi i një ditë më parë në Kuvend është pasqyruar edhe nga media amerikane Fox News, e cila ka publikuar edh...
I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi. Ai ka ...
Sot në orën 10:00 Sekretariati i Etikës në Kuvend do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e një grup...