Denoncimi nga Tropoja/ Banori i fshatit Geghysen: Rruga në gjendje të degraduar, fondet i devijuan për një rrugë tjetër
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Turgutluspor ka bërë histori në futbollin turk. Klubi ka emëruar Zeynep Mestan si trajneren e re të skuadrës së parë t...
Autoritetet ukrainase kundër korrupsionit, NABU dhe SAPO, kanë nisur një aksion ndaj zyrtarëve të Prokurorisë së Përgj...

Gazetarja e Syri TV zbulon detaje të reja lidhur me arratisjen e të burgosurit Altin Ndoci. Ai ka qenë i shtruar në spitalin e Infektivit, në spitalin rajonal të Durrësit prej dy ditësh. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të identifikuar se kush e ndihmoi të arratiset.
Nga burimet cituar nga gazetarja e Syri TV, Albana Aliaj mësohet se ai ka dalë nga spitali në këmbë i veshur me xhup të zi. Pasi ka dalë nga spitali është larguar drejt rrugës së Maternitetit ku është dhe parking i madh.
Ndoci akuzohet si vrasës me pagesë i klanit të Copajve
Tre kamerat e sigurisë në oborrin e spitalit rajonal të Durrësit e kanë pikasur duke dalë nga shkallët e infektivit në drejtim të parkingut. Kamera nga maternieti i Durrësit ka arritur të fokusojë momentin kur Altin Ndoci është larguar me një makinë AUDI A7 i Bardhë me targa AA 700 RS e cila e priste tek parkingu.
Policia ka ngritur postblloqe në të gjithë qytetin e Durrësit.
Altin Ndoci ndodhej në paraburgim prej 2020 i arrestuar, fillimisht me urdhër të prokurisë së Durrësit që e akuzonte për 4 vrasje, atë të vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia, Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdijat. Klevis Alla ishte indicia për të ngritur akuzën ndaj tij, e cila ra pas 4 vitesh pasi dosja është marrë nga SPAK.
Kjo e fundit tha se Klevis Alla ka gënjyer dhe i hoqi statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë duke e dënuar me 25 vite burg. Por ndonëse mori pafajësi, Altin Ndoci vijoi të mbahej në burg për krime të tjera kundër jetës, referuar këtë herë dëshmive të dy bashkëpunëtorëve të tjerë, Nuredin Dumani e Erion Alibej.
Një nga krimet për të cilat fajësohet është masakra e Bradasheshit në vitin 2018 ku u vranë Endrit Alibej alias Ravik Dylgjeri, vëllai i Erjon Alibej, daja i tij Arben Dylgjeri dhe turku Erdal Durunay.
Prokurorët e SPAK ngritën ndaj Altin Ndocit akuza të tjera kundër tij, si pjesëmarrës në masakrën e Bradasheshit por edhe në ngjarje të tjera kriminale si vrasja e Andi Zylyfit dhe plagosja e Ardit Uruçit kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.
Gjithashtu Ndoci, akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit).
Erion Alibej ka rrëfyer në megaprocesin gjyqësor “Plumbi i Artë” se në lidhje me vrasjen e Besmir dhe Viktor Haxhia, e ka kryer për hakmarrje, pasi sipas tij, Besmir Haxhia ka marrë pjesë në tre atentate ndaj familjarëve të tij.
Ai tha se objektiv kishin që të vrisnin vetëm Besmir Haxhinë dhe Altin Ndoci, pasi ndodhej në makinë me ta, por sipas tij, ky i fundit shpëtoi, pasi kishte zbritur nga mjeti para se të kryhej atentati.
I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka rrëfyer para GJKKO se pas masakrës së Bradasheshit, grupi kriminal do merrte hak ndaj rivalëve dhe do të vriste në Elbasan “kush t’i dilte përpara”, me porosi të Alibejt. Ai ka akuzuar Altin Ndocin se kishte tentuar t’i vriste vëllanë por i ishte bllokuar arma.
Gjithashtu, Dumani thotë se në listë ishte edhe eliminimi i Talo Çelës por ai nuk donta ta realizonte vetë vrasjen. Lidhur me eliminimin e Dorian Shkozës në Durrës, Dumani ka thënë se ai kishte filluar t’i vihej pas dhe po e ndiqte me makina të ndryshme.
Mesditën e sotme (13 janar) nga spitali i Durrësit është arratisur Altin Ndoci, i arrestuar nga SPAK dhe që njihet si person i rrezik...
Avokati i Ergys Agasit, Maks Haxhia, në një deklaratë për SPAK. ai ka hedhur poshtë çdo lidhje të klientit të tij me...
Një automjet tip “citroen” është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në qendër të qytetit t&eu...
Një rrëshqitje masive e tokës, është konstatuar në fshatin Vajzë të Vlorës në lagjen Sheraj, në vendin ...
Altin Ndoci, i cili u arratis sot (13 janar) nga spitali në Durrës është një emër i njohur për autoritetet. 34-vjeç...
I paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizita...
I burgosuri në burgun e Durrësit, Altin Ndoci, 34 vjeç, me origjinë nga Puka dhe banues në Tiranë, u arratis sot nga spitali i...
Prokuroria e Durrësit, e cila ka nisur hetimet prej disa ditësh për të përcaktuar shkaqet e përmbytjeve në qark, ku u shkak...
Altin Meçaj, emigranti 46-vjeçar nga Fieri, i cili u dhunua disa ditë më parë nga një efektiv policie ka zbulua mesazhin k&e...
Policia e Shtetit feston sot 113 vite nga themelimi i strukturës. Në kundër të kësaj date, u organizua një ceremoni me q&eu...