Mbetjet e Krujës në flakë/ Bashkia e Artur Bushit nuk paguan gjobën 42.5 milionë lekë, sfidon vendimin e gjykatës
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...
Në mars, cikloni tropikal “Jolina” shkaktoi dëme të mëdha në Afrikën e Veriut. Më herët, stuhitë “Ianos” në vitin 2020 dhe “Daniel” në vitin 2023 goditën rëndë Greqinë dhe Libinë. Veçanërisht “Daniel” shkaktoi katastrofë humanitare në qytetin Derna të Libisë, ku mijëra njerëz humbën jetën ose u shpallën të zhdukur.
Këto fenomene janë të pazakonta sepse ndodhin në një rajon jo-tropikal, por kanë karakteristika të ngjashme me uraganet në SHBA. Termi “medicane” vjen nga bashkimi i fjalëve “Mediterranean” dhe “hurricane”.
Edhe pse më të rralla se ciklonet tropikale, ato mund të sjellin reshje ekstreme, përmbytje, erëra shumë të forta dhe dallgë të fuqishme përgjatë brigjeve të Mesdheut. Rajoni mesdhetar konsiderohet një nga zonat më të prekshme në botë, pasi rreth 540 milionë njerëz jetojnë në vendet përreth tij dhe një pjesë e madhe e popullsisë është e përqendruar në zonat bregdetare.
Për këtë arsye, çdo stuhi e fuqishme mund të ketë pasoja të mëdha ekonomike dhe njerëzore. Studiuesit theksojnë se rritja e temperaturës së sipërfaqes së detit po krijon më shumë energji për zhvillimin e këtyre stuhive.
Sa më i ngrohtë të jetë deti, aq më shumë avullim krijohet dhe aq më shumë energji transferohet në atmosferë, duke ndihmuar ciklonet të forcohen. Sipas të dhënave të Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të Kopernikut, Mesdheu është ngrohur me rreth 0.4 gradë Celsius për dekadë gjatë periudhës 1990-2020.
Edhe pse kjo rritje mund të duket e vogël, ekspertët paralajmërojnë se ndikimi i saj është i madh. Një rritje prej vetëm 1 deri në 2 gradë Celsius, mund të sjellë reshje më intensive dhe erëra më të fuqishme gjatë stuhive.
Në disa raste, gjatë zhvillimit të ‘medicaneve’, janë regjistruar temperatura të sipërfaqes së detit deri në 2 gradë mbi normalen sezonale. Kjo ka ndihmuar në forcimin e cikloneve dhe rritjen e reshjeve ekstreme.
Një studim i publikuar në vitin 2022 mbi stuhinë “Apollo”, tregoi se temperaturat më të larta të detit dhe atmosfera më e ngrohtë rritën lagështinë dhe reshjet intensive mbi Siçili. Analiza të ngjashme për stuhinë “Daniel”, zbuluan se ndryshimet klimatike ndikuan në intensifikimin e reshjeve ekstreme në Mesdheun lindor dhe në Libi.
Ekspertët paralajmërojnë se përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike kërkon investime në kërkimin shkencor, modele më të sakta klimatike dhe plane më të forta mbrojtjeje civile. Përmirësimi i infrastrukturës, sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe planifikimi urban konsiderohen elementë kyç për të ulur dëmet dhe rrezikun për popullsinë në të ardhmen.
Shqipëria përballë sfidës së ndryshimeve klimatike
Vendi ynë mbetet ende i papërgatitur për t’u përballur me pasoja të tilla të ndryshimeve klimatike. Vitet e fundit është parë se edhe reshjet intensive që zgjasin vetëm pak minuta mjaftojnë për të përmbytur rrugë, lagje dhe zona të tëra urbane, duke paralizuar qytetet për orë të tëra.
Infrastrukturat e amortizuara të kullimit dhe mungesa e investimeve në sistemet e menaxhimit të ujërave e rrisin ndjeshëm rrezikun. Ekspertët paralajmërojnë se urbanizimi i pakontrolluar, ndërtimet pranë lumenjve dhe mungesa e planifikimit afatgjatë e bëjnë vendin edhe më vulnerabël ndaj fenomeneve ekstreme të motit.
Në shumë raste, reshjet e dendura shoqërohen me bllokim rrugësh, dëmtime të bizneseve dhe ndërprerje të energjisë apo shërbimeve publike, duke treguar qartë dobësitë e infrastrukturës ekzistuese.
Nëse fenomenet si “medicanet” do të bëhen më të shpeshta dhe më intensive në rajonin e Mesdheut, Shqipëria do të përballet me sfida edhe më të mëdha në të ardhmen.
Një incident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në rrugën Myslym Shyri në kryeqytet, ku një shtë...
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës s&e...
Gjykata e Lartë vendosi sot të rrëzojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për ndryshimin e masës së...
Një zjarr është raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë. Sipas informacioneve të para, flak&...
Gjyqi ndaj shqiptarit Kastriot Cenko në Greqi, i akuzuar për vrasjen brutale të bashkëshortes së tij, 38-vjeçares Alba Cenko, ka...
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi ka bërë disa ndyshime në Drejtoritë e Burgjeve. Kjo lëvizje ka ardhur pas k...
Tre plantacione gjigante kanabisi u zbuluan një vit më parë në Gjermani. Sot, shtatë kultivuesit e drogës u dënuan me disa vi...
Një kamion që po transportonte produkte ushqimore është përfshirë nga zjarri në afërsi të doganës së Kaka...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën 5 qershor për të zhvilluar seancën e par&eu...
Fushata e fundit reklamuese e kompanisë së bulmetit “Erzeni” ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në qarqe...