AKTUALITET

Gjykata e Lartë e ktheu për rigjykim, Apeli i Posaçëm lë në fuqi 2 vite shërbim prove për ish-gjyqtaren Zamira Vyshka

n.f Përditësimi i fundit 7 Prill 2025, 14:26

Gjykata e Lartë e ktheu për rigjykim, Apeli i Posaçëm

TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin për korruspion ndaj ish-gjytarës së Elbasanit, Zamira Vyshka. Shkalla e parë kishte dhënë dënimin me 2 vite në shërbim prove, për akuzën e korrupsionit ndaj ish-magjistrates. Dënimi i shkallës së parë mbetet në fuqi edhe për avokatin Ilir Pashaj, i akuzuar dhe pandehur në të njëjtën dosje të procesit.

Vyshka u dënua nga Apeli Antikorrupsion me 2 vite burg për korrupsion pasiv. Ndërsa për avokatin Ilir Pashaj që sipas prokurorisë do i jepte një shumë prej 400 mijë lekësh gjyqtares, Apeli vendosoi përfundimisht dënimin me 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj. Gjyqtarja u arrestua në korrik te 2022 me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pa

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më 07.04.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 11, datë 08.01.2025 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 02, datë 26.01.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar – disponuar mbi ankimin e paraqitur nga Z.V. dhe I.P., ndaj vendimit nr. nr. 45, datë 04.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

“1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Z.V. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, parashikuar nga neni 319/ç të Kodit Penal dhe dënimin e saj me 3 vjet burgim.

Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurës Z.V. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 vjet burgim. Në aplikim të nenit 59 të K.Penal urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të këtij dënimi për pjesën e mbetur të dënimit, duke e vënë në provë të pandehurën, për një periudhë kohe prej 2 vitesh me kusht që gjatë kësaj kohe, duke filluar nga dita e nesërme e shpalljes së vendimit, e pandehura të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale si dhe të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës.

Në aplikim të nenit 35/1 të K.Penal të pandehurës Z.V. i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh. Deklarimin fajtor të të pandehurit I.P. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim.
6.Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit I.P. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.

Në bazë të nenit 261/1/c dhe 389 të K.Pr.Penale konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me anë të vendimit Nr.64 Akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit I.P. nëse nuk mbahet i dënuar, i arrestuar apo i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit T.R. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 319-25 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit T.R. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 1 vit e 4 muaj burgim.

Në bazë të nenit 261/1/c dhe 389 të K.Pr.Penale konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me anë të vendimit Nr. 64 Akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit T.R. nëse nuk mbahet i dënuar, i arrestuar apo i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale.

Deklarimin fajtor të të pandehurit A.T. për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300/1 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 9 muaj burgim. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit A.T. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 muaj burgim. Në bazë të nenit 261/1/c dhe 389 të K.Pr.Penale konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me anë të vendimit Nr. 64 Akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale telefonat e sekuestruar të pandehurve t’i kthehen personave që u takojnë, ndërsa sendet e tjera të përshkruara në urdhrin “Për bashkimin e provave materiale me fashikullin e gjykimit”, datë 11.01.2023 të prokurorit, mbeten pjesë e fashikullit të gjykimit.
Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake si dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim nga prokurori dhe të pandehurit në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.” Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 45, datë 04.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Shpenzimet procedurale për gjykimin në apel i ngarkohen të pandehurve ankues solidarisht.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë