
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Emiljano Shullazit dhe anëtarëve të grupit të tij, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO për dënimin e tyre me gjithsej 55 vite burg.
Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Genti Shala dhe Enton Dhimitri. Të akuzuarit janë shpallur fajtorë për “gjobëvënie” dhe “grup të strukturuar kriminal”.
Sipas vendimit përfundimtar, Emiljano Shullazi do të vuajë 14 vite burg. Endrit Qyqja dhe Endrit Zela janë dënuar me nga 10 vite burg secili, ndërsa Blerim Shullazi me 9 vite burg.
Për Gilmando Danin, i cili ishte dënuar me 12 vite burg, Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit, pasi ai ka ndërruar jetë.
Dani ishte liruar nga qelia dhe u vra në një atentat mafioz në nëntor 2025 pranë rrethrrotullimit të Rinasit, bashkë me efektivin e AMP-së, Mustafa Sheqeri.
Ndërkohë, Emiljano Shullazi vijon të mbahet në burg edhe për dy çështje të tjera të SPAK. Njëra lidhet me operacionin “Asgjë nuk harrohet”, për vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në vitin 2005, ndërsa tjetra me operacionin “Revanshi”, ku ai akuzohet për sigurim kushtesh për të kryer vrasje dhe pjesëmarrje në grup kriminal.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
27 Maj09:41
Tirana pa matje për polenet që rëndojnë alergjitë
Nëse ke alergji, disa rrugë të Tiranës mund ta bëjnë pranverën më të vështirë. Ecja përgjatë La...
AKTUALITET
27 Maj09:29
Gjendet i mbytur një person, dyshimet e para
Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e kësaj të mërkure, pranë rrugës që lidh fshatrat Radostin&e...
AKTUALITET
27 Maj09:24
Festa e Kurban Bajramit, besimtarët në Gjirokastër falin namazin: Paqe, begati dhe shumë mirëkuptim mes njerëzve
Dhjetëra besimtarë myslimanë në Gjirokastër kanë falur mëngjesin e sotëm namazin e Kurban Bajramit, duke përcjell...
AKTUALITET
27 Maj09:16
Kurban Bajrami, qindra qytetarë i drejtohen Xhamisë së Madhe në qendër të Durrësit
Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, festë që simbolizon sakrificën, dashurinë dhe devotshmërinë e ...
AKTUALITET
27 Maj08:37
Begaj u uron besimtarëve myslimanë Kurban Bajramin nga Meka: Kujtesë për sakrificë dhe kujdes për ata që kanë nevojë!
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë urimet e tij për festën e Kurban Bajramit nga Meka, ...
AKTUALITET
27 Maj08:07
Historiku i Kurban Bajramit, festa e sakrificës dhe besimit në besimin islam
Kurban Bajrami është një nga festat më të rëndësishme në besimin mysliman dhe festohet nga miliona besimtarë n&eu...
AKTUALITET
27 Maj07:56
Bileta e autobusit me kartë bankare, Shoqata e Transportit konfuze për zbatimin dhe kostot
Instalimi i pajisjeve POS/POI (sistem i lidhur me bankat e nivelit të dytë për transaksionet me kartë bankare) në autobusët e tr...
AKTUALITET
27 Maj07:44
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.5 lekë.
Euro do të blihet me 95...
AKTUALITET
27 Maj07:34
Rriten temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellim...
AKTUALITET
27 Maj07:29
Operacion antidrogë, arrestohet një person me mbi 12 doza kokaine
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka zhvilluar një operacion antidrogë në fshatin Lumalas, ku sipas informacioneve paraprake ...