
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pamjet filmike tek Banka e Shqipërisë, aty ku besohet se nga mund të identifikohet punonjësi i policisë së Shtetit që qëlloi me plumb gome në sy, protestuesin Erion Vishkulli.
Filmimet janë duke u verifikuar me imtësi me qëllim fiksimin e sekuencës filmike, ku është plagosur rëndë në sy, i riu Vishkulli dhe identifikimin e punonjësit të policisë që ka qëlluar.
Paralelisht me këto veprime Prokuroria e Tiranës, ka sekuestruar kartelën mjekësore që është hapur në spitalin e Traumës në Tiranë, në të cilën është qartësuar klinikisht dëmet e shkaktuara nga goditja.

Ndërsa që prej ditës së djeshme, grupi i hetimit ka dërguar në Itali një letërporosi, duke kërkuar nga autoritet spitalore ku është shtruar Erion Vishkulli, që t’i venë në dispozicion sferën e gomës që i ka mbetur në sy të riut.
Kuptohet që sfera e gomës, do i vihet në dispozicion prokurorisë shqiptare, pas heqjes së saj nga syri në operacionin që spitali italian ka mundësuar ndërhyrjen kirurgjikale.
Hetimet për plagosjen e rëndë të Erion Vishkulit, nisën mbrëmjen e të shtunës, kur prokuroria u njoh me pamjet filmike të transmetuara në media, në të cilat protestuesi shfaqet i gjakosur në syrin e majtë.
Vishkuli, rrezikon të humbë shikimin, ndërsa mjekimi i tij u transferua në Itali, pasi spitali "Nënë Tereza" dhe ai i Traumës në Tiranë, nuk ishin në gjëndje të realizonin ndërhyrjen kirurgjikale.
Ky nuk është hetimi i vetëm që prokuroria e Tiranës ka hapur ndaj dhunës policore të shfaqur ndaj këtyre 13 ditë protesta të studentëve dhe të rinjve shqiptarë.
Në total janë 10 dosje penale të hapura, ndërsa dhjetëra kallëzime penale janë depozituar në prokurori nga disa studio ligjore avokatie, nga Partia Demokratike dhe nga qëndra ligjore "Respublika".
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
26 Tetor08:52
Studentët dhe pedagogët protestojnë sërish sot në orën 14:00 te Ministria e Arsimit
Mijëra studentë të mbështetur nga qytetarë të shumë, prej 13 ditësh po përballen në shesh me dhunën e s...
AKTUALITET
26 Tetor08:26
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me 81.4 lekë.
Ndërk...
AKTUALITET
26 Tetor07:29
Parashikimi i motit, ja sa do të jenë temperaturat
Gjatë ditës së hënë, moti në vendin tonë pritet të karakterizohet nga reshje lokalisht të dobëta, ndërs...
AKTUALITET
26 Tetor07:18
Shqipëria komuniste është i vetmi vend në Europë, që ka pushkatuar tre rekordmenë në sportin e atletikës së lehtë
Për ndokënd ndoshta mund të duket si diçka e habitshme: një martir që është edhe rekordmeni i parë i sportit t&...
AKTUALITET
26 Tetor07:13
Dëmet nga sigurimet motorike, përqindja më e ulët në Shkodër, më e larta në Durrës
Raporti mes numrit të dëmeve dhe numrit të kontratave të sigurimit të detyrueshëm motorik pësoi rënie vitin e kaluar. ...
AKTUALITET
26 Tetor07:10
Ngecin investimet publike, vetëm 36% e planit në 9 muaj, 1.2 mld euro duhet të shpenzohen në 3 muaj
Investimet kapitale nga buxheti i shtetit arritën në 62,7 miliardë lekë gjatë 9-mujorit, duke realizuar vetëm 35,6% të plan...
AKTUALITET
25 Tetor23:23
Shakohoxha: Nuk e di pse s’pranohet ky dialog tani, por lufta me studentët është gjithmonë e humbur
Demokracia u shkrua nga të rinjtë e asaj kohe, ku një rol të rëndësishëm mes të gjithëve pati studenti i Drejtë...
AKTUALITET
25 Tetor22:55
Zgjedhjet në Serbi/ Kryetari i 'Koalicionit Shqiptar': Kemi siguruar dy mandate, në garë për të tretin! Arritje historike
Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, tha se sipas rezultateve paraprake, koalicioni ka siguruar dy mandate në Kuvendin e...
AKTUALITET
25 Tetor22:14
Protesta e 13-të studentore mbyllet me tre persona te “Trauma” dhe një në QSUT, ja si paraqitet situata aktuale në Tiranë
Pas më shumë se tre orësh përballje të ashpër mes protestuesve dhe efektivëve para Kryeministrisë, qytetarët jan&eu...