Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Dekreti për protestat nuk mund të votohet në këtë moment kur Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar një ne... Gjendet e pajetë në tualetin e shtëpisë 43-vjeçarja në Maliq, dyshimet e para Studentët krijojnë partinë e re “Të Bashkuar për Shqipërinë” Pasagjeri tentoi të hapte derën e kabinës, avioni me destinacion Çikagon bën ulje emergjente në Arizona (VI... “Hiqni lulen si simbol, vendosni shkopin e bejsbollit”, Zhupa kritika për PS-në, sulmon dhe Ballën: A e mba... Macron i vendos ultimatum BE-së: T5 arrihet marrëveshja për buxhetin deri në fund të vitit, ose Franca tërh... PD: 7 vite pas tërmetit, Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë, bonuset e qirasë janë ndërprerë Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët Skandali/ Vinçesk Piroli në kërkim për vrasjen e policit, gjyqtarët e Apelit e liruan nga qelia Kompania B52 lë tre muaj pa paguar punëtorët, i thërret vetëm kur i duhet prodhimi Trafiku ajror drejt Gjirit Persik devijohet papritur! Kuvajti intercepton dronët iranianë, plagosen 4 perso... Tabaku: Kompetencat që i jepni Policisë e çojnë vendin në vitin 1991
AKTUALITET

Hekurudha e re/ ‘U dyfishua vlera e investimit’, Sokoli: Nga 90 milionë euro në 180, është projekti më abuzues

P
Piranjat12 October 2026, 08:58 · 2 min lexim
Hekurudha e re/ ‘U dyfishua vlera e investimit’, Sokoli: Nga 90

Për urbanistin, Imeldi Sokoli hekurudha e re është një nga projektet më abuzuese infrastrukturuese.

I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Sokoli tha se vlera e investimit u dyfishua nga 90 milionë euro në 180 milionë euro, duke e ndryshuar investimet në afate kohohe prej 5 vitesh.

Sipas urbanistit, absurditeti qëndron edhe në faktin se treni do punojë edhe me naftë dhe me elektricitet, në një kohë kur nuk janë ndërtuar ende stacionet hekurudhore, duke rritur më tej kostot.

"Përmbyllja e punimeve është shtyrë 4 herë, i pari më 2023, më pas më 2024, 2025, 2026, dhe tani më 2028. Tani veç ndryshimit në afate kemi dhe ndryshime në kosto. Është dyfishuar vlera e investimeve, nga 90 mln euro, në 180 mln euro. Kemi abuzimin, një projekt duhet të parashikohet që kur nis e mbaron që në fizibilitet dhe s’ka asnjë idnikator që çon në dyfishim.

Traseja e re do ndërtohet vetëm pjesa e devijimit nga Qafë Kashari te Rinasi, pastaj vijon me të vjetrën, me gjurmën ekzistuese. Traseja ekzistuese ka ekzistuar në 70 % të saj, me investimet e fundit do jenë vetëm stacionet dhe do elektrifikohen, treni kur del nga Tirana do punojë me naftë kur të kthehet do jetë elektrik.

Premtimi i fundit, në deklaratat e fundit të Veliajt, diskutimi fillestar ishte tren me naftë, nga pjesë e brendshme në Tiranë do e kemi tren elektrik. Le të shpresojmë që si fillim ta fusim në operim si hekururë si aleternativë e shtuar për njerëzit e më pas të shihet si do modernizohet.

Është një nga investimet me abuzuese infrastrukuturore në këto vite, 5 vite është shtyrë. Punimet në 80 % të projektit kanë përfunduar, por kemi ndërtimet e stacioneve, një gafë tketër. Projekti i stacioneve duhet të niste përnjëherë me hekurudhën. Është ineficencë në kohë. Stacionet s’ekzistojnë akoma", deklaroi Sokoli.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.