Pronari i B52, lë tre muaj pa paguar punëtorët, i thërret vetëm kur i duhet prodhimi

Një situatë shqetësuese është paraqitur në media nga një punonjës i kompanisë “Arseni” SHPK në Shkodër, e njohur për prodhimin e pijeve energjike B52.
Sipas denoncimit, punonjësit nuk kanë marrë pagat prej tre muajsh, ndërsa një pjesë e tyre janë lënë pa punë dhe thirren vetëm në rastet kur kompania ka nevojë për prodhim.
Denoncuesi pretendon se që prej muajit shtator, drejtuesit e kompanisë kanë mbajtur në punë vetëm një pjesë të punonjësve, ndërsa të tjerët i njoftojnë të paraqiten në punë vetëm kur ka nevojë për prodhimin e ujit, lëngjeve dhe pijeve energjike B52.
Situata bëhet edhe më shqetësuese në prag të festave të nëntorit, kur punonjësve, sipas denoncimit, u është kërkuar të paraqiten për vetëm dy ditë pune. Ndërsa përpara Vitit të Ri, parashikohet të thirren edhe për tri ditë të tjera, me qëllim përmbushjen e nevojave të kompanisë për prodhim gjatë festave.
“Hajdeni kur t’ju thërrasim ne”, mësohet të jetë përgjigjja që, sipas denoncuesit, u jepet punonjësve kur kërkojnë të dinë se kur do të rikthehen në punë.
Por shqetësimi i tyre nuk lidhet vetëm me mungesën e ditëve të punës. Prej tre muajsh ata pretendojnë se nuk kanë marrë pagat që u takojnë. Madje, kur ankohen për vonesat, menaxherët justifikohen se as ata vetë nuk po paguhen, ndonëse, sipas denoncimit, paraqiten çdo ditë në ambientet e kompanisë.
Në denoncim përmendet edhe emri i Lavdush Tormetajt si pronar i kompanisë.
Ndërsa kompania kërkon që punonjësit të jenë në dispozicion sa herë i nevojitet prodhimi për të furnizuar tregun, mbetet e paqartë se si këta të fundit duhet të përballojnë shpenzimet e përditshme dhe të sigurojnë jetesën e familjeve të tyre pa marrë pagat prej tre muajsh.
Punonjësit nuk kërkojnë lëmoshë, por pagesën për punën e kryer dhe respektimin e të drejtave të tyre.
Lexo edhe
AKTUALITET
Skema me NIPT-e të reja/ Biznesmeni grek lë miliona lekë taksa të papaguara dhe vazhdon biznesin në të njëjtën godinë nën hundën e Tatime...

Celibashi “rehabiliton” edhe Armand Sharën – “Truri” i Duranës do të ngrejë modulin e rezultateve zgjedhore!

Gara për Kryeprokuror/ Rasti i anëtarit të KLP, Olger Eminaj, vë në pikëpyetje procesin

Reshjet intensive përmbysin Durrësin

Vrasja e ish-policit në Vaun e Dejës, Vinçesk Piroli sërish në kërkim!





