PD: 7 vite pas tërmetit, Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë, bonuset e qirasë janë ndërprerë

Partia Demokratike ka denoncuar gjatë ditës së sotme skandalin në Durrës ku 7 vite pas tërmetit kryetarja aktuale Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë.
Sekretarja e Marrëdhënieve me publikun në PD, Viola Kapidani tha se bonuset e qirasë për banorët janë ndërprerë dhe kërkoi që SPAK të nisë hetimet.
PD deklaron se një një raport auditimi të publikuar vetëm pak ditë më parë, KLSH ka zbuluar shkelje flagrante të ligjit në procedurat e prokurimit të firmosura nga administrata e Emiriana Sakos, me vlerë nga 20 deri në 28 milionë euro:
– Janë shpallur fituese kompani që nuk plotësonin kriteret ligjore;
– Janë paguar para publike për punime të pakryera;
– Janë bërë tendera pa konkurrencë reale, ku oferta fituese është 99.7% e fondit limit.
“Bashkia e Durrësit dhe kjo qeveri e trajtuan tragjedinë e 26 nëntorit jo si një emergjencë njerëzore për të strehuar qytetarët, por si një mundësi biznesi për klientët e pushtetit. Shtatë vite pas tërmetit, procesi i rindërtimit nuk ka përfunduar dhe një pjesë e familjeve nuk janë strehuar ende dhe nuk kanë marrë bonusin e qirasë prej tre vitesh.”– shprehet Kapidani.
“Sot shënohen 7 vite nga mëngjesi i 26 nëntorit 2019, kur qyteti i Durrësit humbi 25 jetë dhe mijëra familje mbetën në qiell të hapur. Shtatë vite më pas, fatkeqësia natyrore është zëvendësuar nga një fatkeqësi e dytë: keqmenaxhimi dhe abuzimi me fondet e rindërtimit nga Bashkia e Durrësit dhe kryetarja e saj, Emiriana Sako.
Sot, në vigjilje të këtij përvjetori të dhimbshëm, nuk duam të bëjmë retorikë, por të ballafaqojmë Bashkinë e Durrësit dhe kryetaren Emiriana Sako me faktet, shifrat dhe emrat konkretë të dështimit dhe korrupsionit të saj.
Në maj të vitit 2023, kryebashkiakja Sako doli para banorëve të Njësisë Administrative nr. 3 dhe premtoi publikisht se 9 pallatet e dëmtuara rëndë, me nivel DS5, në Lagjen nr. 5 do të rindërtoheshin aty ku ishin. Sot, 7 vite pas tërmetit dhe mbi 3 vite pas këtij premtimi:
– Nga 9 pallate, vetëm 1 është rindërtuar dhe vetëm një tjetër ka nisur punimet këtë vit.
– Ndërkohë, 7 godina të tjera vijojnë të qëndrojnë prej 7 vitesh si gërmadha të braktisura, të mbushura me ujë dhe mbeturina, duke kërcënuar jetën dhe shëndetin e banorëve përreth.
– Si të mos mjaftonte kjo, familjeve të këtyre pallateve u është ndërprerë bonusi i qirasë që prej vitit 2023, duke i lënë në mëshirë të fatit.
Edhe rindërtimi i gjimnazit “Gjergj Kastrioti”, gjimnazi më i vjetër në Durrës, ende nuk ka nisur. Nxënësit e tij vijojnë ta zhvillojnë mësimin me turne në shkollën “Marie Kaçulini”.
Prej vitesh, Partia Demokratike kërkon komision hetimor si një e drejtë kushtetuese për procesin e rindërtimit dhe ka kërkuar hetim edhe në Këshillin Bashkiak Durrës.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave për 6-mujorin e parë të vitit 2026, Bashkia e Durrësit mban rekordin e zi në të gjithë vendin: ka realizuar vetëm 1% të fondeve të programuara për rindërtimin! Miliona euro të akorduara flenë në llogaritë e bashkisë dhe barten nga viti në vit, ndërsa mijëra qytetarë sorollaten dyerve për listat e shorteve që ende nuk kanë përfunduar, si në Spitallë, Manëz.
Së treti: Raporti i KLSH-së i këtij muaji – 20 deri në 28 milionë euro tendera me shkelje.
Atëherë, ku shkojnë paratë e durrsakëve? Përgjigjen e ka dhënë Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në raportin e auditimit të publikuar vetëm pak ditë më parë. KLSH ka zbuluar shkelje flagrante të ligjit në procedurat e prokurimit të firmosura nga administrata e Emiriana Sakos, me vlerë nga 20 deri në 28 milionë euro:
– Janë shpallur fituese kompani që nuk plotësonin kriteret ligjore;
– Janë paguar para publike për punime të pakryera;
– Janë bërë tendera pa konkurrencë reale, ku oferta fituese është 99.7% e fondit limit.
Bashkia e Durrësit dhe kjo qeveri e trajtuan tragjedinë e 26 nëntorit jo si një emergjencë njerëzore për të strehuar qytetarët, por si një mundësi biznesi për klientët e pushtetit. Shtatë vite pas tërmetit, procesi i rindërtimit nuk ka përfunduar dhe një pjesë e familjeve nuk janë strehuar ende dhe nuk kanë marrë bonusin e qirasë prej tre vitesh.
Partia Demokratike kërkon publikisht:
1. SPAK-u të marrë menjëherë nën hetim kryetaren e Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, për procesin e rindërtimit dhe për raportin e fundit të KLSH-së për abuzimet me tenderët dhe pagesat për punime të pakryera.
2. Likuidimin e menjëhershëm të bonusit të qirasë për familjet që nuk e kanë marrë.
3. I kërkojmë qeverisë rialokimin e fondeve për përfundimin total të procesit të rindërtimit në Durrës.
4. Publikimin e grafikut të saktë dhe të detyrueshëm për përfundimin e 7 pallateve të mbetura gërmadhë në Lagjen nr. 5 dhe çdo objekti tjetër të zvarritur në Durrës.
Dhimbja e 26 nëntorit nuk mbulohet me propagandë! Qytetarët e Durrësit meritojnë drejtësi dhe llogaridhënie!”- thuhet në deklaratë.
Lexo edhe
POLITIKE
Tabaku: Kompetencat që i jepni Policisë e çojnë vendin në vitin 1991

Bardhi: PD kundërshton reformën territoriale në Gjykatën Kushtetuese, kërkon shfuqizimin dhe pezullimin e ligjit

“Të pashpirt e të pamëshirshëm”/ Berisha shpërthen për Paketën Fiskale: Vendosët të godisni shtresën e mesme, shkurtuat buxhetin për rini...
Pasi e përjashtoi nga grupi, Rama i ndërron vendin në kuvend Spiropalit

“Do të hysh në histori!”/ Berisha thirrje Peleshit: Anulo ligjin për tubimet, fundi juaj është i afërt! Do të flasë sovrani





