Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Hiqni lulen si simbol, vendosni shkopin e bejsbollit”, Zhupa kritika për PS-në, sulmon dhe Ballën: A e mba... Macron i vendos ultimatum BE-së: T5 arrihet marrëveshja për buxhetin deri në fund të vitit, ose Franca tërh... PD: 7 vite pas tërmetit, Sako e ka kthyer rindërtimin në aferë, bonuset e qirasë janë ndërprerë Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët Skandali/ Vinçesk Piroli në kërkim për vrasjen e policit, gjyqtarët e Apelit e liruan nga qelia Pronari i B52, lë tre muaj pa paguar punëtorët, i thërret vetëm kur i duhet prodhimi Trafiku ajror drejt Gjirit Persik devijohet papritur! Kuvajti intercepton dronët iranianë, plagosen 4 perso... Tabaku: Kompetencat që i jepni Policisë e çojnë vendin në vitin 1991 Skema me NIPT-e të reja/ Biznesmeni grek lë miliona lekë taksa të papaguara dhe vazhdon biznesin në të njëj... Bardhi: PD kundërshton reformën territoriale në Gjykatën Kushtetuese, kërkon shfuqizimin dhe pezullimin e l... Gara për Kryeprokuror/ Rasti i anëtarit të KLP, Olger Eminaj, vë në pikëpyetje procesin Reshjet intensive përmbysin Durrësin
POLITIKE

“Hiqni lulen si simbol, vendosni shkopin e bejsbollit”, Zhupa kritika për PS-në, sulmon dhe Ballën: A e mban mend Taulant kur rrije mbi kokat e policëve në dyert e KQZ-së?

P
Piranjat26 November 2026, 15:04 · 2 min lexim
“Hiqni lulen si simbol, vendosni shkopin e bejsbollit”, Zhupa

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të mazhorancës socialiste dhe Taulant Ballës gjatë fjalës së saj në Kuvend, duke kritikuar ashpër paketën e masave që synojnë të kufizojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar.

Zhupa i kujtoi Ballës se dikur qëndronte mbi kokat e Policëve tek KQZ-ja, ndërsa tani mbron Policinë e Shtetit.

“A e mban mend kur ishe mbi kokat e policëve në dyert e KQZ-së? Kur ta fshish këtë video nga YouTube, atëherë fol për Policinë e Shtetit”, deklaroi Zhupa.

 

Deputetja demokrate akuzoi qeverinë se po përdor ligjin për të frenuar protestat qytetare dhe për të mbrojtur pushtetin nga reagimi publik ndaj korrupsionit dhe keqqeverisjes.

“Ju si qeveri keni dhunuar rininë shqiptare, keni bërë akte barbare. Doni të kaloni një paketë kundër protestuesve, vetëm pse protestojnë për korrupsionin dhe keqqeverisjen”, u shpreh ajo.

Zhupa shprehu kritika edhe mbi kufizimet që, sipas saj, parashikohen për tubimet, protestat pranë institucioneve dhe lëvizjen e qytetarëve, duke kundërshtuar veçanërisht gjobat e rënda.

“Ku e keni gjetur që ju ndalohet njerëzve të rrinë në grupe? Ku e keni gjetur ju që vendosni gjoba 5 milionë pse po kalon në rrugë apo pse po ngre flamurin shqiptar? Kjo ekziston në shoqëritë komuniste”, deklaroi deputetja e PD-së.

Ajo i cilësoi gjobat ndaj protestuesve si një vlerësim për qëndresën e tyre, ndërsa kërkoi që të identifikohen përgjegjësit për dhunën ndaj protestuesve, duke përmendur edhe rastin e Erion Vishkullit.

Në fund të fjalës së saj, Zhupa deklaroi se PS duhet të heqë simbolin e lules dhe të vendosë shkopin e bejsbollit, pas incidentit, ku selia e Partisë Socialiste mbrohej nga njerëz të pajisur pikërisht me shkope bejsbolli.

“Ndryshe nga ju, tek ne nuk dolën njerëz me shkopinj bejsbolli për të mbrojtur godinën e partisë. Duhet të hiqni simbolin e lules dhe të vendosni atë të shkopit të bejsbollit”, tha Zhupa.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.