
KAVAJË- Një 43-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pas operacioni të koduar "Seven" në Kavajë. I arrestuari është vënë në pranga pasi ishte i dënuar me 7 vite burg nga autoritetet italiane si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike. I arrestuari është identifikuar si Ervin Balliu.
Balliu u arrestua me qëllim ekstradimin e tij në Itali. Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Torinos në qershor të 2023 me 7 vjet burgimpër veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e tij në Itali.
Kavajë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Seven”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar. I dënuar nga autoritetet italiane, me 7 vjet burgim, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 43-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Shërbimet Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Seven”.
Gjatë këtij operacioni, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin shtetasi Ervin Balliu, 43 vjeç, banues në fshatin Gosë, Rrogozhinë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 06.06.2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, sipas Kodit Penal të Italisë. Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
Artikuj te sugjeruar
n.f
AKTUALITET
25 Shkurt14:46
U dënua për fshehje pasurie, Dhoma e Avokatisë i heq licencën ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja
TIRANË- Dhoma Kombëtare e Avokatisë i ka hequr ditën e sotme licencën e avokatit ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Ba...
n.f
AKTUALITET
25 Shkurt13:14
Aksident në Maliq/ "Fordi" përplas një këmbësore, autori largohet nga vendi i ngjarjes, 68-vjeçarja përfundon në spital
MALIQ- Një aksident është regjistruar në fshatin Pojan në Maliq. Policia bën me dije se aksidenti është regjistruar rr...
n.f
AKTUALITET
25 Shkurt13:13
Janari nis me rritje për turizmin, INSTAT: 14.5% më shumë të huaj hynë në Shqipëri
TIRANË- Muaji janar rezultoi me një rritje 14.5 për qind në numrin e të huajve që hynë në Shqipëri krahasuar me t...
r.ll
AKTUALITET
25 Shkurt13:02
"Kujt i kam shërbyer nga Çapjat?", Dumani përplaset me Xhuljan Hoxhën në gjyq: Këtë e di nga Suel Çela, ai kishte dhe dokument që e vërtetonte
dumani, hoxha
TIRANË - I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani është përballur në seancën e sotme gjyqësore n...
r.ll
AKTUALITET
25 Shkurt11:42
Si ndodhi vrasja e Emiljano Ramazanit? Dumani: Bënte palestrën afër shtëpisë, Alibej më niste fotot në SKY
dumani, ramazani
TIRANË- I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka dëshmuar në seancën e sotme gjyqësore në GJKOO...
r.ll
AKTUALITET
25 Shkurt11:41
"Plumbi i Artë"/ "Nuk doja t'i vrisja me dorën time", dëshmon Nuredin Dumani në gjyq: Si jam njohur me Talo Çelën dhe Erion Alibejn
nuredin dumani
TIRANË- I penduari i drejtësisë për dosjen "Plumbi i Artë, Nuredin Dumani po dëshmon në seancën e s...
n.f
AKTUALITET
25 Shkurt11:16
Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë, zhvarroset trupi i 12-vjeçarit Leo Sadiku, pritet t’i nënshtrohet autopsisë
TIRANË- Trupi i 12-vjeçarit Leo Sadiku është zhvarrosur për t’i nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore dy muaj p...