AKTUALITET

Abuzimi i OSHEE, qytetari në Fushë-Krujë faturohet 2-3 herë më shumë se konsumi

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Mars 2026, 11:35

Abuzimi i OSHEE, qytetari në Fushë-Krujë faturohet 2-3 herë

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar një rast që sipas saj dëshmon abuzimet e administratës shtetërore ndaj qytetarëve.

Në një deklaratë publike, ajo bëri të ditur se një banor i Fushë-Krujës ka përfunduar përballë faturave të fryra të energjisë elektrike, pavarësisht se ka qenë i rregullt në pagesat e tij.

Sipas Vangjelit, rasti ngre shqetësime serioze mbi mënyrën e trajtimit të ankesave nga institucionet dhe mbi barrën financiare që u vendoset familjeve shqiptare si pasojë e këtyre praktikave.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Një tjetër rast shqetësues abuzimi vjen nga Fushë-Kruja, ku një banor dhe abonent familjar i energjisë elektrike denoncon sot publikisht mënyrën se si po trajtohet nga administrata e qeverisë Rama.

Sipas dokumentacionit dhe librezës përkatëse, qytetari ka shlyer rregullisht detyrimet për energjinë elektrike, me fatura mujore që varionin nga 3 mijë deri në 7 mijë lekë.

Megjithatë, në mënyrë të papritur dhe të pashpjegueshme, abonenti, Bledi Muça, ka nisur të faturohet me shuma dy deri në trefish më të larta se konsumi i zakonshëm.

Përballë këtij mbifaturimi të pajustifikuar, qytetari ka refuzuar të paguajë faturat dhe është ankuar pranë institucioneve përkatëse për të kërkuar verifikim dhe korrigjim të situatës.

Por në vend që ankesa e tij të merrej në shqyrtim dhe të sqarohej, institucionet kanë vijuar me faturime të tjera dhe me përllogaritje kamatash.

Si pasojë, shumat mujore të faturuara kanë arritur në vlera nga 120 deri në 180 euro në muaj, duke e çuar detyrimin total të pretenduar ndaj qytetarit në mbi 3500 euro, një barrë kjo, e papërballueshme për një familje shqiptare.

Ky është një tjetër shembull i qartë i arrogancës dhe papërgjegjshmërisë së administratës shtetërore, e cila në vend që të mbrojë qytetarët, i përball ata me padrejtësi dhe presion financiar.

Shqiptarët nuk mund të vijojnë të trajtohen në këtë mënyrë nga një administratë që nuk u përgjigjet nevojave të tyre dhe nuk mban përgjegjësi për abuzimet që ndodhin çdo ditë. 

Prandaj të Dielën në orën 18:00 të gjithë në shesh deri në rrëzimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?