Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Zbulohet emri i personit, që policia e Elbasanit dhe familjarët e biznesmenit Mondi Mëhallës, e kërkojnë si të dyshuar për organizimin dhe financimin e vrasjes së tregtarit të naftës në Elbasan, në datën 30 nëntor 2025. Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se nuk bëhet fjalë për një person të huaj, por për një 35-vjeçar nga Elbasani që emrin e ka të ngjashëm me arabët dhe që quhet Oklid El Ouejdi. Në qytetin e Elbasanit ky personazh njihet me nofkën “Kiço” dhe “Oliver”. Oklid El Ouejdi njihet në qytet dhe si nipi i një personazhi që thirret “Timi” i Elbasanit.
Sipas burimeve të policisë së Elbasanit, ky person është larguar nga Pika Kufitare e Qafë-Thanës, duke mos arritur të lokalizohet dhe verifikohet nga policia kriminale e Elbasanit. Qysh prej muajit Janar 2018, Oklid El Ouejdi, ka regjistruar si biznes në Elbasan një pikë Import-Eksport dhe tregtim të automjeteve dhe dhënies me qira. Sipas verifikimeve ky biznes quhet auto “SOLEIL”. Sipas burimeve “Kiço” është personi që 10 ditë para vrasjes së Mondi Mëhallës, është dhunuar nga ky i fundit. Dhunimi fizik ka ndodhur në ambientet e karburantit “Xhaxhi Oil” dhe sipas burimeve Oklid El Ouejdi, ka qenë i shoqëruar dhe me një person tjetër.
Shkak i konfliktit është bërë një marrëveshje tregtare me vlerë 700 mijë euro. Por në pamundësi për të përmbushur marrëveshjen me Mondi Mëhallën, Oklid El Ouejdi, ka ofruar si zgjidhje dhënien e 4 apartamenteve në Tiranë, të cilët kishin probleme me pronësinë.
Situata është nxehur deri në atë pikë sa biznesmeni Mondi Mëhalla ka ushtruar dhunë fizike ndaj Oklid El Ouejdi. Dhe më pas, 10 ditë më vonë ai dyshohet të ketë organizuar dhe financuar vrasjen e Mondi Mëhallës alias Hyka, që në Elbasan njihet si shok i ngushtë i Kei Piut. Aktualisht Oklid El Ouejdi, nuk është arritur të lokalizohet dhe shoqërohet në polici për të dhënë shpjegime. Ai ka dalë në Maqedoninë e Veriut, vend në të cilin ka shumë njohje shoqërore mes të cilëve dhe Sheval Muharremin që në Maqedoni njihet si “Bosi i Gërçecit”.
Ndërkohë 8 ditë nga vrasja me 3 plumba e biznesmenit Mondi Mëhalla, aktualisht janë arrestuar dhe ndodhet në burg Nevzat alias Nevi Spaho nga Përrenjasi, i cili dyshohet se ka bërë rolin e shoferit nga zona e Mirakës, ku autori ka djegur makinën tip “Audi” në drejtim të zonës së Përrenjasit.
Në burg ndodhet dhe punonjësi i karburantit Kujtim Pisha se nuk ka telefonuar policinë për ngjarjen si dhe ortaku në biznes i Mondi Mëhallës, Xhino Ago, se nuk kishte ndryshuar pronësinë e makinës tip “Audi”. Ndërsa vijojnë në kërkim laçiani Armando Kola dhe Marselo Arani nga Elbasani. Emrat e Armando Kolës, Nevzat Spahos dhe Marselo Aranit, kanë dalë nga Naldi Gjini, personi i parë që u shoqërua nga policia si njeriu që kishte përdorur makinën “Audi” disa ditë para vrasjes së Mondi Mëhallës.
Për shkak se Gjini ka bashkëpunuar, policia dhe prokuroria e Elbasanit nuk e kanë proceduar atë për asnjë vepër penale. Bashkëpunimi i Naldi Gjinit, ka qenë tek procedura për paraqitje për njohje të personave të dyshuar. Naldi Gjini është përballur në polici me fotografitë e disa personave, ku mes tyre ai ka njohur Armando Kolën, Nevzat Spahon dhe Marselo Aranin, si tre njerëzit që kishin qenë së bashku kur ai i kishte lënë makinën.
Gjini ka vendosur gishtin tregues tek fotot e 3 personave, çka solli që policia kriminale e Elbasanit më pas të nisë kërkimet për gjetjen e tyre. Marsel Arani është identifikuar edhe nga një kamerë e një garazhi në zonën e “21 Dhjetorit” në Tiranë, teksa përdorte makinën tip “Audi” që u përdor në vrasjen e Mondi Mëhallës. Ndërsa pamjet filmike janë të qarta, policia gjatë këtyre ditëve nuk ka mundur të lokalizojë dhe arrestojë Marselo Aranin, i cili është zhdukur duke thyer edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie” që kishte marrë nga gjykata e Elbasanit për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.
Në kërkim vijon të jetë edhe laçiani Armando Kola. Kurse i vetmi person që ka identifikuar përmes fotografive Naldi Gjini dhe që tashmë është arrestuar nga policia, është Nevzat alias Nevi Spaho.
Përplasje të forta në prokurorinë e Dibrës, mes drejtuesit të institucionit Abaz Muça dhe një prej prokuror&eu...
Furnizimi me energji elektrike në disa fshatra të Lezhës, përfshirë Zadrimën, Fishtën, Kallmetin dhe Dajçin, ës...
Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të zbusë masën e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest në sh...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Portin e Durrësit, ku një anëtar i ekuipazhit të një anijeje k...
Një pallat shumëkatësh në zonën e Shkëmbit të Kavajës po rrezikon çdo ditë e më shumë jetën...
etit ka bërë bilancin për muajin që lamë pas, duke evidentuar një sërë operacionesh, arrestimesh dhe goditjesh të...
Një defekt i rëndë në linjën kryesore të furnizimit me ujë ka shkaktuar ndërprerjen e menjëhershme të ujit p...
Të gjithë mësuesit që kanë ambicien për t’u bërë drejtorë në arsimin parauniversitar kanë nisur t...
Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri në Berat, ku i lënduar mbeti 37-vjeçari Fabjel Toska. Sherri ka nisur ...
Policia e Mirditës ka arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar, pas dyshimeve se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së...