
Rreziku nga përmbytjet nuk ka ikur, pavarësisht se ka një reduktim të intensitetit të reshjeve. Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dheut. Në zonat urbane në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.
Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve të rëna me intensitet të lartë, jo vetëm këtë të shtunë por edhe të dielën, pritet një rritje e prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë. Rrezik të shtuar për përmbytje lokale, në vazhdim të ditës së shtunë dhe të diel, do të kenë lumenjtë Ishëm, Erzen, Mat dhe lumi Vjosa. Në lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve dhe rrezik të shtimit të sipërfaqeve të përmbytura në zonën e Nënshkodrës.
Sipas IGJEO-s, pasditën e së shtunës dhe të dielën, më 11 janar, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Elbasan, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje mesatare. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata. Në Veri, Lindje dhe Juglindje, në lartësitë mbi 600 m nga niveli i detit, reshjet do të jenë në formë dëbore.
Zonat malore do të jenë në vlera negative, 0 deri -2°C, ndërsa vlerat maksimale do të shënohen në bregdet, duke u ngjitur deri në 10 gradë Celsius. Temperaturat e ulta pritet të sjellin probleme nga ngricat dhe të krijojnë vështirësi në transportin rrugor.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
10 Janar16:42
Vjosa rrezikon sërish të dalë nga shtrati, rritet ndjeshëm niveli i lumit duke shkuar në 6 metra
Niveli i lumit Vjosë është rritur sërish mesditën e kësaj të shtune.
Gjatë ditës së djeshme, por edhe n&eum...
AKTUALITET
10 Janar16:31
Përmbytje në 6 qarqe/ Në Durrës 5477 banesa nën ujë, situata problematike dhe në Shkodër, Lezhë, Gjirokastër, Dibër e Berat
Si pasojë e reshjeve intensive të shiut të regjistruara gjatë orëve të fundit, në disa qarqe të vendit janë evide...
AKTUALITET
10 Janar16:20
Moti i keq në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Ja cilat janë qarqet që rrezikojnë më shumë
Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e fundin rreth situatës së krijuar në vend, si pasojë e motit të keq. ...
AKTUALITET
10 Janar16:14
Moti i keq në Korçë, përmbyten rreth 4 mijë hektarë tokë bujqësore
Rajoni i Korçës ka regjistruar sasitë më të larta të reshjeve në vend gjatë muajve të fundit. Sipas Shërbi...
AKTUALITET
10 Janar16:10
Tërhiqet lumi Erzen në Durrës/ Dëme të mëdha në shtëpi e toka në Jubë dhe Katund të ri
Lumi Erzen është rikthyer në shtratin e tij dhe pak e nga pak uji po tërhiqet nga zonat e përmbytura në njësinë Admini...
AKTUALITET
10 Janar15:49
Si e fshehin kokainën mafia shqiptare dhe Ndrangheta/ Gjuetia e drogës në portin e Xhenovës
Porti i Xhenovës është nyja kryesore e një trafiku droge që furnizon tregjet e qyteteve italiane, por edhe ato të Europës V...
AKTUALITET
10 Janar14:07
EMRI/ Ekstradohet nga Gjermania 51 vjeçari, ja për çfarë ishte dënuar
Një 51-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania. Sokol Ndreka ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e S...
AKTUALITET
10 Janar13:35
I dogji krevatin bashkëjetuesit, Alma Bime sërish me ‘shkrepse’ në dorë, tenton t’i vërë flakën edhe makinës së ish-partnerit
Alma Bime
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 43- vjeçaren Alma Bime, drejtoreshe e Emigracionit në Ministrisë së...
AKTUALITET
10 Janar13:16
Zhduket në Malin e Krujës turisti nga Zelanda e Re, familja kërkon ndihmën e shqiptarëve
Daniel, një turist nga Zelanda e Re, rezulton se ka humbur kontaktet me familjen prej më shumë se dy ditësh në malin Gamti të Kr...
AKTUALITET
10 Janar13:06
Djegia e tregut të “5 Majit”, Policia reagon pas dy ditësh
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar pas dy ditësh lidhur me zjarrin që shkrumboi dhjetëra biznese në tregun e &...