Sherri për parcelën me drogë në Shkodër/ E qëlloi me armë për vdekje pas konfliktit, kryeplaku Ndoc Macaj merret i pandehur
Ndoc Macaj, kryeplaku i fshatit Abat në Shkodër është marë i pandehur për akuzën e “Vrasjes me dashje”, pasi n&...
Ndoc Macaj, kryeplaku i fshatit Abat në Shkodër është marë i pandehur për akuzën e “Vrasjes me dashje”, pasi n&...
Një 23-vjeçar në Korçë, i cili duhej të qëndronte në arrest shtëpie, është kapur nga policia pas di...
Ish-ministrja socialiste Irena Beqiraj ka bërë një analizë të ashpër të mënyrës së qeverisjes së kryemini...
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të...
Deputeti i Partia Demokratike Arian Ndoja ka qenë i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv. Gjatë bised...
Qytetarë të moshuar, shumica prej tyre me probleme shëndetësore, kanë ngritur zërin sot për radhët e gjata që duh...
Një muaj pas sulmit me dronë ndaj anijes së mallrave AROYAT në Detin e Zi, Erkan Nika, 28-vjeçari shqiptar që punonte si inxhi...
Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ai është thirrur për t&rsquo...
Ceremonia e Topit të Artë do të mbahet sot, më 26 tetor. Mbrëmja magjike do të ndiqet nga “London Palladium” i Angli...
Deputeti i PS-së Taulant Balla pretendon se e njeh personalisht Erjon Vishkullin, i riu i plagosur rëndë në sy me plumb gome. Verifikimet ...

“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, këtë paralajmërim Arlinda Sylaj Zekaj ia drejtoi Prokurorisë Themelore në Pejë në një letër të dorëzuar më 22 tetor.
Tri ditë më vonë, më 25 tetor, ajo u vra në Vitomiricë të Pejës.
Në letrën e shkruar me dorë, Zekaj kërkonte ndërhyrje urgjente dhe hetimin e zyrtarëve që, sipas saj, nuk kishin përmbushur detyrat.
Ajo ngrinte shqetësimin për sigurinë e saj, për moszbatimin e një vendimi gjyqësor dhe për mënyrën si institucionet po ia kalonin përgjegjësinë njëra-tjetrës.
Prokuroria konfirmoi se kishte pranuar parashtresën dhe e kishte përcjellë për trajtim urgjent te institucionet përkatëse.
Kryeprokurorja urdhëroi gjithashtu që pretendimet për përgjegjësi të mundshme penale të shqyrtoheshin nga një prokuror kompetent.
Një procesverbal policor i datës 22 tetor, i siguruar po nga Sinjali, dokumenton se atë mbrëmje Policia e kishte shoqëruar Zekajn në banesën e saj në Vitomiricë. Ish-bashkëshorti i saj nuk ia kishte hapur portën. Pas konsultimit me Prokurorinë dhe vlerësimit se nuk ishte e sigurt të qëndronte aty, asaj i ishte rekomanduar të shkonte te vëllezërit. Zekaj u largua atë mbrëmje drejt shtëpisë së tyre në Radac.

Tri ditë më vonë, Zekaj raportoi sërish në Polici dhunë në familje. Sipas Policisë, ish-bashkëshorti u ndalua për 48 orë, ndërsa ajo kërkoi të kthehej në banesën e saj.
Patrulla e shoqëroi në Vitomiricë; rreth dhjetë minuta pasi policët u larguan, morën njoftimin për vrasjen. Ajo u gjet pa shenja jete në dhomën e gjumit. Për vrasjen dyshohet kunati i saj, Albert Sylaj, i cili, sipas njoftimeve të publikuara, ndodhet në arrati.
Prokuroria ka bërë të ditur se vendimi gjyqësor për shfrytëzimin e barabartë të shtëpisë ishte ekzekutuar nga prokurorja kujdestare, në bashkëpunim me Policinë.
Ajo tha se parashtresa e Zekajt ishte përcjellë për trajtim urgjent në Polici, Gjykatën Themelore, Drejtorinë për Mirëqenie Sociale dhe Qendrën për Punë Sociale.
Këto veprime janë pjesë e përgjigjes zyrtare të Prokurorisë; pretendimet e Zekajt për lëshime institucionale duhet të hetohen dhe të verifikohen.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një 49-vjeçare ka humbur jetën. Viktima është Arlinda ...
Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke thënë se pret që Lista Studentor...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur rezultatin e Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, duke e cil&e...
Pas më shumë se gjysmë viti, afera ku 1 milion euro të kapura në kufi rezultuan me disa shtetas të Shqipërisë të ar...
Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula për të kthyer në rishqyrtim në Kuvend...
Kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, ka konfirmuar se do të kandidojë për drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, d...
Shqiptarët në Mal të Zi kërkojnë katër mandate të garantuara në Parlament, si mënyrë për të siguruar...
Autoritetet e Kosovës kanë sekuestruar 22 automjete dhe mallra me vlerë doganore mbi 200 mijë euro gjatë një operacioni të zh...
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar rikthimin në Kuvend të Ligjit për Dho...
Autoritetet kosovare janë duke i hetuar dhjetë persona të dyshuar për kontrabandimin e mallrave në vlerë mijëra euro në ...