Mbetjet e Krujës në flakë/ Bashkia e Artur Bushit nuk paguan gjobën 42.5 milionë lekë, sfidon vendimin e gjykatës
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...

Inflacioni bazë pësoi rënie në muajin nëntor, duke frenuar përkohësisht tendencën në rritje që kishte shfaqur gjatë vitit 2025.
Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë zbriti në nivelin 2.98%, pasi në tetor kishte arritur nivelin më të lartë në pothuajse dy vjet, 3.13%. Megjithatë, inflacioni bazë ngelet në rritje vjetore, krahasuar me nivelin prej 2.34% të një viti më parë.
Gjithashtu, inflacioni bazë është dukshëm sipër nivelit zyrtar të inflacionit, i matur për të gjithë shportën e mallrave të konsumit.
Sipas INSTAT, inflacioni në nëntor ishte 2.1%, niveli më i ulët në tetë muajt e fundit. Por, vlerësohet se inflacioni i ulët për tërësinë e mallrave të konsumit po ndikohet kryesisht nga përbërësit e tij më të luhatshëm dhe sidomos nga mallrat e importit.
Inflacioni i ulët i importuar ndikohet pjesërisht edhe nga pozitat e forta të Lekut në kursin e këmbimit valutor. Leku ka vazhduar të forcohet ndaj Euros dhe valutave të tjera kryesore të tregtisë së jashtme edhe në 2025, ndonëse me ritme më të ngadalta krahasuar me vitet e mëparshme.
Ndërkohë, nënshporta që mat inflacionin bazë llogaritet mbi një grup produktesh dhe shërbimesh që përbëjnë 69.6% të totalit të shportës së Indeksit të Çmimeve të Konsumit.
Inflacioni bazë përjashton ato produkte që kanë luhatshmëri të lartë, si produktet ushqimore dhe ato energjetike dhe ka si qëllim kryesor ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga lëvizjet me natyrë më afatshkurtër.
Për këtë arsye, inflacioni bazë është një indikator i rëndësishëm për të kuptuar tendencat më afatgjata të çmimeve dhe ndaj monitorohet vazhdimisht nga Banka e Shqipërisë.
Paralelisht me inflacionin bazë, edhe inflacioni bazë neto për nëntorin pësoi rënie në 3.26%, nga 3.5% që kishte qenë për tetorin, por ngelet gjithashtu në rritje krahasuar me nivelin prej 2.22% të një viti më parë.
Inflacioni bazë neto përjashton më tej nga inflacioni edhe nëngrupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat) dhe matet mbi 44.6% të shoqërisë së IÇK-së.
Ndërkohë, inflacioni që përjashton të gjitha produktet ushqimore dhe energjetike për muajin nëntor ra në 3.12%, nga 3.36% që kishte qenë në muajin tetor.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e fundit të vitit 2025 vërejti se balanca e përgjithshme e presioneve afatmesme po afrohet gradualisht drejt objektivit të inflacionit të Bankës së Shqipërisë.
Inflacioni parashikohet të kthehet në objektivin prej 3%, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026.
Në mungesë të goditjeve të ofertës, Banka e Shqipërisë vlerëson se ky kthim do të mbështetet nga stabilizimi i çmimeve në tregjet ndërkombëtare, moderimi i mbiçmimit të Lekut dhe nga qëndrueshmëria e presioneve të brendshme, në pasqyrim të rritjes së shëndetshme të ekonomisë dhe pritjeve të ankoruara për inflacionin./ Monitor
Bujqësia ka qenë historikisht një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, duke siguruar jetesën për një pjesë...
Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit dhe ka marrë masat për &ccedi...
Gjatë orëve të natës, një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Lishan, njësia adminis...
Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për pengmarrje. Sipas Policisë në pranga ka rënë shteta...
Gazetari Bledian Koka u shpreh në ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, se situata politike në vend ka hyrë në një fazë kriti...
Dy vëllezërit e shpallur në kërkim lidhur me plagosjen e regjistruar të dielën në Kukës janë vetëdorëzuar...
Rruga e Kombit është përfshirë ditët e fundit nga mjegull e dendur, e cila ka vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automj...
Këshilli i Ministrave ka miratuar bonus të veçantë për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre. Në...
Kanë dalë detaje të reja nga dosja hetimore ku janë regjistruar bisedat mes Ergys Agasit dhe Ermal Beqiraj dhe Mirlinda Karçanajn. ...
Disa orë pas ngjarjes së regjistruar pasditen e djeshme në Kukës, ku mbtën të plagosur me armë zjarri dy persona, janë...