AKTUALITET

“Isha në rrezik, kishte të dashur tjetër”/ Si Ilirjan Selmani i vuri flakën banesës dhe vrau të dashurën me thikë, dalin dëshmitë

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Janar 2026, 16:48
“Isha në rrezik, kishte të dashur tjetër”/ Si Ilirjan

Dy ditë më parë Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim Ilirjan Selmanin, pasi akuzohet për vrasjen e dje djegien e partneres së tij, ngjarje e ndodhur në korrik të vitit të kaluar. Në dosjen hetimore të siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, sqarohen rrethanat e ngjarjes dhe tentativat që Selmani ka bërë për ta fshehur krimin, ndonëse provat treguan të kundërta.

Madje pak pasi kreun krimin, ai shkoi të fqinji i tij duke treguar se “e  ndjente veten në rrezik”.

“Ilirjani tha se kishte shkuar në Korçë tek disa kushërinj të tij dhe se ishte kthyer nga Korça. Deklaruesi e pyeti Ilirjani se si po i shkonin punët dhe ai i tha se i kishte punët shume keq, se e ndjente veten në rrezik, pasi kishte një të dashur e cila kishte gjetur një të dashur tjetër dhe se kishte hequr dorë nga ajo. Sipas deklaruesit, ai e kishte këshilluar Ilirjanin që të mos vazhdonte lidhjen me viktimën për shkak të diferencës së madhe të moshës së tyre. Ilirjani ka qëndruar në shtëpinë e deklaruesit rreth 3 minuta dhe më pas është larguar. Në dijeninë e deklaruesit, Ilirjani kishte rreth 7 vjet lidhje me viktimën”- ka deklaruar fqinji.

Në dëshminë e autorit të ngjarjes para grupit hetimor, ai ka deklaruar se ka pasur lidhje 3-vjeçare me viktimën por nuk e kishte takuar ditën që ajo ndërroi jetë.

“Ai deklaroi se për herë të fundit e ka takuar viktimën në datë 27.07.2025 rreth orës 19.00, tek ura pranë rrugës “Naim Frashëri”, ajo e pyeti nëse ai do të shkonte në shtëpinë e saj dhe ai i tha që nuk do të shkonte dhe ajo iu përgjigj “Mirë se ta tregoj unë sa të vish tek shtëpia”. Pas orës 19.00 shtetasi nën hetim deklaron se ka dalë i vetëm dhe ka bërë xhiro në qytetin e Pogradecit dhe në orën 23.00. Ai deklaron se ishte kthyer në qytetin e Pogradecit rreth orës 05.00 të mëngjesit të datës 28.07.2025dhe më pas ka shkuar në drejtim të shtëpisë së Kozetës. Kur ka hyrë tek pallati ka vënë re se jashtë derës së saj ndodheshin një cantë ngjyrë jeshile dhe një cantë ngjyrë e zezë, ku brenda tyre kishte lecka, batanije, kartopiceta me gjak, ai i mori ato dhe i hodhi tek kazani i mbeturinave.

Dera e banesës së Kozetës në dukje ishte e mbyllur, ai nuk e provoi nëse ishte e kyçur. Mbasi hodhi qeset në koshin e mbeturinave ai është rikthyer tek pallati i Kozetës dhe ka kontrolluar hyrjen e pallatit për merak, pa që nuk kishte njeri dhe më pas u largua për tek banesa e tij. Në afërsi të banesës së tij ka dëgjuar zhurmën e një makine dhe ka parë shtetasin me emrin B.. Sipas shtetasit nën hetim, ai doli nga makina dhe i tha “He mo Ilir Kalaja, dje në orën 11 të darkës të ka kërkuar Kozeta nëpër lagje tek shtëpia  dhe ka pyetur gjithë çunat e lagjes për ty, pasi ishte e pirë”, ndërsa shtetasi nën hetim i ka thënë se nuk i interesonte Kozeta.

Më pas, në dritaren e shtëpisë së B. doli vëllai i tij L., i cili e ftoi Ilirjanin të pinte një kafe. Ilirjani shkoi, qëndroi aty rreth 15 minuta dhe rreth orës 06.00 shkoi në shtëpinë e tij. Rreth 20 minuta më pas në banesën e tij shkoi policia. I pyetur për arsyen që ka shkuar në shtëpinë e viktimës ai ka deklaruar se, nuk ka qenë gjatë darkës aty, por ka shkuar në mëngjes, rreth orës 05.00 dhe shkoi për ta takuar dhe për të qëndruar në shtëpinë e viktimës, meqënëse shtëpia e tij ishte larg.

Ai shkonte një herë në tre ditë tek shtëpia e Kozetës dhe flinte aty. Sipas tij, ditën e ngjarjes nuk hyri në banesën e Kozetës, por hodhi vetëm qeset në plehra, qëndroi rreth 5 minuta dhe u largua. I pyetur për arsyen e rikthimit të tij në rrugën kryesore, përballë banesës së viktimës, pasi ishte larguar disa minuta më parë, ai deklaroi se u rikthye, pasi kishte merak meqenëse kishte parë që në qeset që kishte hedhur në plehra kishte gjera me gjak dhe kishte merak mos i kishte ndodhur ndonjë gjë Kozetës. Ai deklaron se nuk ka parë tym apo flakë në banesën e Kozetës”-thuhet në dosjen hetimore.

Por sipas prokurorisë, autori i veprës penale ka vendosur zjarrin në banesën e viktimës, në tre vatra dhe në vijim i ka shkaktuar vdekjen viktimës, duke i prerë fytin.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?