Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama gjen sërish fajin te “duart e huaja”: Do ta shuajmë edhe këtë flamë!
Kryeministri Edi Rama vijon të fajësojë Sali Berishën dhe Partinë Demokratike si nxitës dhe organizatorë të protestave...
Kryeministri Edi Rama vijon të fajësojë Sali Berishën dhe Partinë Demokratike si nxitës dhe organizatorë të protestave...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka publikuar një raport shqetësues mbi sulmet dhe incidentet ndaj gazetarëve ...
Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u godit me plumb gome në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit, pritet të niset...
Rrjedhja e gazit nga një bombul që përdorej për gatim ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen “15 Tetori” n...
Janë bërë thirrje të reja për protesta të dielën në Tiranë. Të shtënat me plumba gome nga policia kund...
Gjatë ditës së 12 të protestës studentore u hodhën molotovë, gurë, objekte në flakë, gaz lotsjellës dhe...
Policia e Shtetit ka reaguar pas protestës masive të studentëve dhe të rinjve të zhvilluar më 24 tetor në Tiranë, duke...
Çmimet e larta të karburanteve po rëndojnë mbi buxhetet familjare dhe po ndryshojnë zakonet e përdorimit të automjeteve. ...
Qytetarët në Serbi votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në një klimë të tensionuar politike, pas prote...
“New York Times” i ka kushtuar një artikull protestës së të shtunës në Tiranë, ku studentët protestuan s&e...

Zbardhen detaje nga dosja hetimore për tenderin e Unazës së Madhe, për të cilin akuzohet Belinda Balluku.
Bisedat e saj me Evis Berberin, tregojnë se ata koordinonin jo vetëm paracaktimin e fituesve, por edhe publikimin e njoftimeve për fituesit e tenderëve për lotet e Unazës së Madhe. Komunikimet e datës 1 tetor 2021, pak para se të shpallej fituesi për lotin 4 të Unazës së Madhe, zbulojnë ndërhyrjet e drejtpërdrejta të ministres për kohën se kur duhej të dilte njoftimi.
Më datë 1 tetor, Balluku i shkruan Berberit që të bëhen gati për të hënën që të shpallet fituesi. “A do t’i nxjerrësh në darkë sot? Shumë mirë. Por do të të them", i shkruan Balluku.
Por Balluku ka edhe dyshime ndaj edhe e udhëzon Berberin që ta shtyjë shpalljen e fituesit për të mërkurën. “Të mërkurën, ikni shijoni fundjavën! Merruni me punë serioze. Ke një plehrë aty që flet".
Nga komunikimet mes Ballukut dhe Berberit, ministrja shfaqet e shqetësuar pas publikimit në media të një liste me emrat e fituesve të tenderëve tek Unaza e Madhe.
Ajo e pyet Berberin për një punonjëse të prokurimeve me emrin Miranda, duke kërkuar të verifikojë nëse dikush ka nxjerrë informacionin. Berberi e siguron se Miranda nuk ka pasur dijeni për emrat e operatorëve, ndërsa në vijim thekson se është “habitshme” sesi mund të jetë publikuar lista, pasi sipas tij vetëm ai e dinte përbërjen.
Berberi i shkruan Ballukut se “për çdo lot kanë marrë kriteret në letër pa emër”, duke treguar se si gara për fituesit e tenderëve ishte e kontrolluar që në nisje. SPAK ka dyshime se të gjithë kompanitë fituese të paracaktuara i vendosnin vetë kriteret për tenderët për çdo lot të Unazës së Madhe.
Më datë 5 tetor, Berberi i shkruan Ballukut se emisioni investigativ ‘Stop’ i ka kërkuar informacion për procedurat për lotin 1 të Unazës së Madhe. Balluku i shkruan "Të plasi trapi! Bëj punën dhe zbato ligjin. Kur të të vijë ty afati i përgjigjes, do kesh mbaruar me procedurat. Nesër publikoji te gjitha ne darke”.
Të nesërmen, në datën 06.10.2021, në orën 20:03, në sistemin elektronik të prokurimit është përfunduar vlerësimi i ofertave të operatorëve ekonomikë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, për procedurën e prokurimit me objekt "Ndërtim i Unazës së Jashtme, Tiranë, Loti 4".
PJESË NGA DOSJA
Në datën 01.10.2021, në orën 10:47, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin "Bëhu gati për unazat të hënën në mëngjes". Në orën 10:48, Evis Berberi: "Njoftimin? Apo inspektim". Në orën 10:48, Belinda Balluku: "Njoftimin more". Në orën 10:48-10:49, Evis Berberi: "Jo sot në darkë? S’ka ndryshim?".
Në orën 10:49, Belinda Balluku: "A do t’i nxjerresh në darkë sot? Shumë mirë. Por do të të them".
Në orën 10:50, Evis Berberi: "Ok po pres po më duhen 3 orë kohë nëse ka ndryshime".
Në orën 10:52, Belinda Balluku: "Asnjë ndryshim". Në orën 10:52, Evis Berberi: "Ok".
Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Thjeshte të bëj këngën. Por jam në Kukës". Në orën 16:12 Evis Berberi: “Unazat nga ora 10 e darkës".
Në orën 21:18, Evis Berberi: "Të vazhdojmë apo të presim për nesër".
Në orën 21:31-21:32, Belinda Balluku: "Jo, të mërkurën. Ikni shijoni fundjavën. Merruni me pune serioze. Ke një plehrë aty që flet".
Në orën 21:33, Evis Berberi: "Çfarë ka dalë. Ok të mërkurën".
Në datën 05.10.2021, në orën 12:50, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin "Ka ardhur Stop dhe kërkon informacion për procedurën e prokurimit Loti 1 (Shqiponja). I thamë bëj kërkesë me shkrim të marrësh përgjigje e beri, kërkojnë të dinë nëse është shpallur fituesi, ka pasur ankesa, nëse nuk është shpallur pse jo? Bënë dhe një kronike jashtë dhe ikën".
Në orën 12:50-12:51, Belinda Balluku: "Të plasi trapi. Bëj punën dhe zbato ligjin. Kur te të vijë ty afati i përgjigjes, do kesh mbaruar me procedurat. Nesër publikoji të gjitha në darkë”.

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Posaçme që la në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe...
GJKKO ka konfirmuar zyrtarisht ditën e sotme se masat e sigurisë për Ballukun, do të mbeten në fuqi. Balluku do ta ankimoj&eum...
GJKKO ka konfirmuar pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres se Infrastruktures. Gjithashtu, ndaj administratorit të...
Një javë më parë, Piranjat treguan historinë e Hektor Agalliut, pensionistit nga Tërpani, punëtor i firmës Salillari, ...
Prokuroria e Posaçme, me anë të një njoftimi zyrtar, bëri të ditur se ka marrë të pandehur kryetaren e Bashkisë...
Në këtë format kemi hasur histori që asnjëra nuk ngjan me tjetrën dhe kemi takuar njerëz që padrejtësitë i k...
Jemi në Razëm, aty ku na pret Marije Qarri, një zonjë e cila me mund dhe sakrifica ka blerë një tokë në Alpet magjike ...
Turkish Airlines ka vendosur të shesë 49% të aksioneve që zotëron në Air Albania, duke hapur garën për një investit...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë më ndjekësit e tij në facebook, një fjalim të Ben Blushit, ish-deputetit të PS-s&eum...
Pas reshjeve intensive në Kolonjë, NJVKSH ka konfirmuar ndotje mikrobike dhe fiziko-kimike në ujin e rrjetit të qytetit. Bashkia ka bër...