AKTUALITET

"Keqardhje për Veliajn për çfarë po përjeton"/ Rama: Politikisht, vendimin për shkarkim do e bëja përsëri nëse kthehesha pas

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2025, 21:02

"Keqardhje për Veliajn për çfarë po

Sokol Balla: Pra, sepse këtu futemi pastaj në teori konspirative të ekraneve por edhe jo vetëm lidhur me raportin tuaj me Erionin, i cili të gjithë e dimë që ka qenë raport shumë i afërt, por së paku nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese e deri tani janë shtuar pikëpyetjet nëse keni më, pavarëisht kushteve në të cilat ai ndodhet. Ju keni një raport me Erion Veliajn?

Edi Rama: Raporti im njerëzor sot me Erionin është më i fortë sot  seç ka qenë, që të jemi të qartë, nga ana ime.

Sokol Balla: Po nga ana e tij

Edi Rama: Jo, dhe kur them nga ana ime, e theksoj sepse nuk është një raport që ka komunikim për shkak të pozicionit në të cilin ndodhet ai. Kështuqë, nga ana njerëzore përvec se cfarë ka qenë më parë, është shtuar edhe një keqardhje e thellë për atë që ai po përjeton dhe nuk po hy këtu të komentoj asgjë më shumë sepse nuk dua të merren më pas fjalët edhe të përdoren apo keqpërdoren si komente që kanë të bëjnë me drejtësinë se nuk dua të hy në të.

Sokol Balla: Jo po pa hyrë te drejtësia,

Edi Rama: Po them pra, që kam një keqardhje shumë të thellë për atë që ai po përjeton dhe për mua padrejtësisht ai po mbahet peng në qeli. Ndërkohë që më cfarë unë kam dëgjuar, me cfarë unë kam arritur të kuptoj, mbase s’i kam dëgjuar të gjitha, s’i kam kuptuar të gjitha, po cfarë është bërë publike, dhe cfarë është bërë publike ai fare mirë mund të hetohej në gjendje të lirë dhe mund të vazhdonte të drejtonte Tiranë. Kështuqë, në aspektin njerëzor, unë ndjej keqardhje të thellë për atë që po përjeton. Në aspektin e përgjegjësisë politike dhe publike që unë kam, ajo që thashë në asamblenë e partisë dhe ajo që ne bëmë është dicka që do ta bëja përsëri nëse do kthehesha mbrapa. Pra, që Erioni të largohej nga ajo detyrë që është në pamundësi për ta kryer, sepse këtë tha edhe Gjykata Kushtetuese dhe që Tirana të mos mbetet pa kokë, shumë e thjestë. Tani të gjitha të tjerat janë dokrra, janë teorira, muhabete të klubeve mediatike të klubeve politike që mua realisht nuk më interesojnë fare dhe as nuk i marr përsipër që t’i komentoj.

Sokol Balla: Dhe siç e shikoni edhe unë, nuk po tjerrem shumë se edhe unë tentoj të mos bëhem pjesë e atij lloj kazani, por ju sapo thatë që nëse do ktheheshit prapa do bënit sërish të njëjtën gjë.

Edi Rama: Pa diskutim. Sepse mendoj është gjëja më e padrejtë që i bëhet Tiranës, që nga një anë i merret peng njeriu që ka zgjedhur nga ana tjetër i merret peng e drejta për të zgjedhur dikë tjetër në kushtet që njeriu që kanë zgjedhur mbahet në paraburgim nga drejtësia, pra nga një pushtet i pavarur që ka të drejtën e vet të bëjë atë që mendon dhe që pavarësisht se cfarë mund të mendoj unë ose cfarë mund të mendojmë ne s’ka pikë rëndësie për sa i takon asaj që mendon dhe që bën drejtësia. Se këtë kemi vendosur, kemi vendosur t’i japim pavarësinë dhe mos ta vëmë më në diskutim faktin që është një pushtet i pavarur dhe pikë! Por ama nga ana tjetër, nevoja e qytetit është gjithmonë e më alarmante kjo është një gjë që shihet, që kuptohet nuk mund të drejtohet me delegim ose me telekomandë, sepse bëhet fjalë për një qytet një milionë njerëz që hyjnë dhe që qarkullojnë gjatë ditës.

Sokol Balla: Në fakt Erioni nxori një urdhër pak ditë më parë ku urdhëronte bashkinë të merrej me zbukurimet për festat e dhjetorit.

Sokol Balla: Pra, këto janë të gjitha shenja të një anomalie të madhe, por Gjykata Kushtetuese e vendosi ndryshe, edhe lajmi aty në fakt për mua do duhet të ishte që nuk e kontrollokemi ne, nuk e paskam kapur unë gjykatën kushtetuese, se nuk është hera e parë në fakt që vendos ndryshe nga vullneti im dhe i qeverisë po në këtë rast ishte si të thuash një ‘karshillëk’ i drejtpërdrejtë por është Gjykata Kushtetuese, është e drejta e Gjykatës Kushtetuese të marri vendimet që i takojnë asaj t’i marrë dhe tani nëse kjo gjykatë kushtetuese do të jetë koherente me këtë vendim do të duhet që, kur kryetari i bashkisë të shkojë aty për të kërkuar të lirohet dhe të vazhdojë në gjendje të lirë procesin kushtetuesja duhet ta lirojë sepse ndryshe bie në kontradikt të thellë me vetveten. Këtë them unë.

Sokol Balla: Në fakt për shumë vetë, vendimi është kontradiktor, se sic thatë edhe ju nga njëra anë e quan që nuk mund ta ushtrojë

Edi Rama: Ky s’ka mundësi të shkojë, por ju nuk duhet ta lëvizni.

Sokol Balla: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, jo në atë mënyrë…

Edi Rama: Po në cilën mënyrë?

Sokol Balla: Jo në mënyrën se si është shkarkuar. Pra Erioni duhet të ishte prezent në Këshillin Bashkiak dhe qeveria duhet të argumentonte më shumë se sa thjesht mungesën e tij

Edi Rama: Jo, nuk ka çfarë argumenton qeveria sepse Erioni nuk ka shkelur Kushtetutën dhe pastaj këtu hyjmë në një diskutim tjetër që a duhet gjykata kushtetuese ta merrtë në konsideratë sepse ai nuk është shkarkuar për shkelje të kushtetutës ai nuk ka bërë në këndvështrimin tonë ndonjë faj dhe për këtë duhet shkarkuar. Ai thjesht nuk ka ardhur në punë sepse nuk është mundësuar që të vijë në punë, por ama puna duhet bërë apo jo, kjo është logjika. Por, ama Gjykata Kushtetuese në një farë mënyre nuk e mbylli 100 % derën

Edi Rama: Këtë nuk e di unë cfarë ka bërë Gjykata Kushtetuese, se e mbylli e hapi, unë di që Gjykata Kushtetuese e la Tiranën pa zgjedhje dhe e la Tiranën pa kryetar bashkie. Ose më saktë konsideroi kryetar bashkie atë që është në pamundësi për të bërë detyrën kështuqë, po Gjykata Kushtetuese duhet të bëjë hapin e dytë që t’i japi mundësinë të bëjë detyrën.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë