Mbetjet e Krujës në flakë/ Bashkia e Artur Bushit nuk paguan gjobën 42.5 milionë lekë, sfidon vendimin e gjykatës
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...

Kompanitë e naftës kanë paralajmëruar qeverinë se do ta hedhin në gjyq dhe do të kërkojnë dëmshpërblim për llogaritjen nën kosto të çmimit të naftës.
Që nga 26 marsi, qeveria riaktivizoi Bordin e Transparencës për Hidrokarburet, që llogarit çmimet në bazë të formulës të miratuar që në krizën e vitit 2022, kur nafta u shtrenjtua pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.
Që nga riaktivizimi në fund të marsit të këtij viti deri në 28 maj, Bordi ka ndërhyrë rreth 30 herë në treg, shpesh edhe tre ditë radhazi (shiko graf në fund).
Që në fillim, operatorët u ankuan se përllogaritja bëhet në bazë të çmimit FOB (Free on Board), që nuk merr në konsideratë transportin dhe sigurimin, dhe jo të çmimit CIF, që përfshin transport e sigurim dhe që e rrisin edhe me 45-50 dollarë për ton çmimin e blerjes (që nga viti 2024, kompanitë e tregtimit ndërkombëtar nuk operojnë më mbi bazën e kontratave FOB, por mbi bazën e kontratave CIF).
Ndërsa çmimi i vendosur nga Bordi bazohej në treguesin FOB, doganat kanë llogaritur TVSH-në mbi treguesin CIF. Kjo diferencë, ankohen operatorêt ka krijuar një kosto prej 4.7 lekë për litër, duke krijuar humbje të mëdha për importuesit.
Në shkresën drejtuar Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë të Financave dhe kryeministrit Edi Rama, që Monitor e ka parë, kompanitë më të mëdha importuese thonë se pasi kërkesat për rishikimin e metodologjisë së çmimit dhe marzheve bruto nuk janë marrë parasysh, ata kanë parashtruar qëndrimin e tyre, duke marrë në konsideratë deri dërgimin e çështjes në Gjykatë.
Importuesit ankohen se Bordi i Transparencës, (i krijuar që në vitin 2022), në vendosjen e çmimeve pas riakitivimit në mars 2026 nuk pasqyron kostot reale të operimit të subjekteve në treg, duke mos marrë në konsideratë rritjen e shpenzimeve të shkaktuara nga inflacioni dhe ndryshimet strukturore të kostove gjatë periudhës 2022–2026. Importuesit ankohen se çmimet e përcaktuara nga Bordi kanë qenë dhe vijojnë të jenë nën nivelin e kostos reale, duke shkaktuar humbje të vazhdueshme për kompanitë.
Në shkresë importuesit kanë pohuar se ka diferenca në përllogaritjen e kostos dhe për rrjedhojë humbje financiare për subjektet e tregut, të cilat janë të dokumentuara me evidenca kontabël dhe dokumentacion doganor. Ata thonë se metodologjia e bazuar në referencën “Platts FOB”, e miratuar në vitin 2022, nuk reflekton realitetin ekonomik aktual të operatorëve, të cilët tashmë importojnë në kushtet e lëvrimit “Platts CIF”.
Ata pohojnë se miratimi i një akti normativ me fuqinë e ligjit, i cili parashikon krijimin e një Bordi që jo vetëm përcakton çmimet e shitjes së naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, por ndërhyn edhe në përcaktimin e elementeve thelbësore të marrëdhënies kontraktore, përfshirë formën e kontratave (FOB), përbën një kufizim të drejtpërdrejtë dhe të konsiderueshëm të lirisë së veprimtarisë ekonomike.
Një tjetër elementi që ka rritur kostot reale dhe nuk është marrë parasysh në formulën e Bordit është inflacioni gjatë katër viteve të fundit, duke përfshirë rritjen e pagave, sigurimeve shoqërore, qirave dhe shpenzimeve të tjera operative.
Sipas formulës së Bordit, shpenzimet e operimit (marzhi bruto) janë llogaritur në mënyrë të papërshtatshme në nivelin 3 lekë/litër, ndërkohë që bazuar në të dhënat reale kontabël ky tregues, sipas importuesve, duhet të jetë rreth 4 lekë/litër. Në tregun e pakicës, sipas formulës së bordit, shtohet një marzh tjetër prej 12 lekë/litër, që sipas importuesve është i nënvlerësuar pasi shpenzimet arrijnë realisht 15 lekë për litër. Vetëm nga ky devijim metodologjik krijohet një diferencë prej rreth 4 lekë për litër, e cila përbën humbje të drejtpërdrejtë për kompanitë, pohojnë importuesit.
Si rrjedhojë, operatorët ankohen se Bordi nuk ka llogaritur një kosto prej 8.7 lekë/litër në çmimin final të karburantit (4 lekë nga marzhi dhe 4.7 lekë, nga llogaritje e TVSH-së), çka ka shkaktuar humbje dhe ka bërë që shumë operatorë të vegjël të jenë në prag falimeti.
Importuesit paralajmërojnë se vazhdimësia e kësaj situate, pa një rishikim të menjëhershëm të kuadrit rregullator dhe metodologjisë së përcaktimit të çmimeve, do t’i detyrojë subjektet të operojnë në humbjeje, duke rrezikuar seriozisht vijueshmërinë e aktivitetit të tyre tregtar.
Importuesit kanë paralajmëruar që në rast se nuk merren masa brenda 10 ditëve për të ndalur dëmet e mëtejshme, ata do ti drejtohen gjykatës kompetente për të kërkuar zgjidhjen gjyqësore lidhur me dëmshpërblimin e plotë të të gjitha pasojave dhe dëmeve të shkaktuara si rrjedhojë e llogaritjes së çmimeve nën kosto. Burimet bëjnë të ditur se deri tani, dëmi i përllogaritur i afrohet 7 milionë eurove./ Monitor
Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Zvicër pasi policia gjeti rreth një kilogram heroinë dhe 1,700 franga zvicer...
Teksa na ndajnë vetëm disa ditë nga nisja e provimeve të maturës shtetërore, nxënësit I fillojnë përgatitjet s...
Një qytetare ka denoncuar gjendjen aktuale të rrugës “Prishtina” në qytetin e Durrësit. Sipas saj, segmenti rrugor ndodhet...
AKSHI është një gropë e zezë që nuk i dihet fundi. Kështu deklaroi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ...
Në mars, cikloni tropikal “Jolina” shkaktoi dëme të mëdha në Afrikën e Veriut. Më herët, stuhitë &ldquo...
Një incident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në rrugën Myslym Shyri në kryeqytet, ku një shtë...
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës s&e...
Gjykata e Lartë vendosi sot të rrëzojë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për ndryshimin e masës së...
Një zjarr është raportuar mbrëmjen e sotme në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë. Sipas informacioneve të para, flak&...
Gjyqi ndaj shqiptarit Kastriot Cenko në Greqi, i akuzuar për vrasjen brutale të bashkëshortes së tij, 38-vjeçares Alba Cenko, ka...